GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

LISTA/ Këta janë universitetet më të vlerësuara në botë

08:07 - 18/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
LISTA/ Këta janë universitetet më të vlerësuara në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2023, 36 nga 100 universitetet më të mira globale do të jenë në Evropë. Kjo është një rritje e konsiderueshme nga 28 universitete që nga publikimi i raportit të “Times Higher Education Rankings Ëorld University 2011”.

Megjithatë, kjo nuk është performanca më e mirë në 13 vitet e fundit, pasi vendet evropiane kishin 42 universitete në listën e Top 100 Global në vitin 2016.

Përveç tri universiteteve britanike, përkatësisht Universitetit të Oksfordit, Universitetit të Kembrixhit dhe Kolegjit Imperial të Londrës (ICL), vetëm ETH Zurich i Zvicrës është renditur në Top 10 në 13 vitet e fundit.

Por si kanë ndryshuar universitetet më të mira në Evropë në dekadën e fundit dhe cilat vende evropiane po ecin mirë për sa i përket universiteteve më të mira?

Sipas shkrimit të Euroneës, renditja e universiteteve botërore të “Times Higher Education” është një listë e publikuar çdo vit, e cila në vitin 2023 përfshin 1799 universitete nga 104 vende dhe rajone.

Lista është përgatitur bazuar në 13 tregues që matin performancën e një institucioni në katër fusha: mësimdhënie, kërkime shkencore, bartje njohurish dhe perspektivë ndërkombëtare.

Të qenit në Top 10 është gjë shumë prestigjioze për universitetet kryesore dhe në këtë drejtim universitetet në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar dominojnë renditjen e Top 10.

Ndërkohë vetëm 13 universitete të ndryshme kanë arritur të fitojnë renditjen në Global Top 10 që nga viti 2011. Katër prej tyre janë në Evropë, ndërsa nëntë të tjerat janë në SHBA.

Universiteti i Oksfordit dominon në renditje

Universiteti i Oksfordit u emërua universiteti më i mirë në botë për të shtatin vit radhazi në renditjen e “2023 Times Higher Education”.

Universiteti i Kembrixhit ishte gjithashtu në Top 10 për të gjithë atë periudhë kohore, ndërsa ICL arriti të qëndrojë në listë për 11 vjet. ETH Zurich i Zvicrës u rendit i nënti në 2016 dhe 2017, dhe i dhjeti në 2018.

Ndër institucionet amerikane të përmendura në Top 10 në këtë periudhë ishin Universiteti i Harvardit, Universiteti i Stanfordit, Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT), Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë, Universiteti Princeton, Universiteti i Kalifornisë Berkeley, Universiteti Yale, Universiteti i Çikagos, dhe Universiteti i Pensilvanisë.

Cilat universitete “po bëjnë mirë” në Evropë?

Në renditjen e Times 2023, 15 universitete evropiane u renditën në mesin e 50 institucioneve më të mira në botë dhe 36 ishin në 100-shen më të mirë.

Përveç Oksfordit, Kembrixhit, ICL dhe ETH Cyrihut, këto përfshijnë: “University College London (22)”, “University of Edinburgh (29)”, “Technical University of Munich (30)”, “LMU Munich (33)”, “King’s College London (35)”, “London School of Economics and Political Science (37)”, “École Polytechnique Fédérale de Lausanne (41)”, “KU Leuven (42)”, “Heidelberg University (43)”, “Paris Sciences et Lettres – PSL Research University (47)”, si dhe “Karolinska Institute (49)”.

Cilat vende evropiane kanë universitete në Top 100?

Numri i universiteteve në Evropë që renditen në “Top 100 Global” ka ndryshuar gjatë 13 viteve të fundit. Në vitin 2011 janë përfshirë 28 universitete evropiane, duke arritur kulmin prej 42 në vitin 2016.

Mesatarja vjetore në këtë periudhë ka qenë 35.4 universitete. Britania e Madhe është renditur gjithmonë më e mira në Evropë dhe asnjë vend tjetër nuk ka arritur ta kalojë atë, shkruan Euroneës.

Numri i universiteteve britanike në Top 100 Global ka variuar nga 10 në 16 që nga viti 2011.

Gjermania dhe Holanda kanë pasur gjithashtu një numër të konsiderueshëm universitetesh në Top 100. Përveç këtyre tri vendeve, asnjë vend tjetër evropian, përfshirë Francën, nuk ka pasur pesë universitete në Top 100.

Etiketa: listeUKUniversitete

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Liderët e opozitës vizitojnë SHBA, sinjal për Albin Kurtin

Liderët e opozitës vizitojnë SHBA, sinjal për Albin Kurtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com