GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Listat e hapura ishin pa fat për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Listat e hapura ishin pa fat për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aventurat politike të njerëzve të artit nuk janë njësoj në teren përballë atyre që janë fryt i politikës e që angazhimet partiake i kanë pjesë të përditshmërisë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, krahas mijëra kandidatëve, mes tyre ishin personalitete të artit dhe televizionit si Maestro Armaldo Kllogjeri, aktorja Julia Ilirjani apo shkrimtari Loer Kume. Vetëm ky i fundit ia doli të sigurojë një ulëse në Kuvendin e katër viteve të ardhshme, falë pozicionit komod në listat e mbyllura të PS. Krahas penës, Kume është gati të veshë kostumin e ligjvënësit…

“Shkrimi është një mënyrë të komunikuari dhe një mënyrë e të bërit të gjërave mirë, sipas mendjes tënde. Të bërit politikë është një mënyrë të komunikuar tashmë në grup. Kjo është forca e madhe e politikës. Të përfaqësosh vullnetin e shumë njerëzve, të cilët më kanë besuar shumë edhe gjatë takimeve, kam parë ngrohtësinë dhe besimin që më kanë dhënë. Besimi është ‘i frikshëm’, të ngarkon me një përgjegjësi që ti tashmë nuk je vetëm, por je për njerëzit”, tha shkrimtari Loer Kume.

Gara në listat e hapura ishte e ashpër, veçanërisht për PD. Ndjekësit e shumtë në teatër dhe ekran nuk iu konvertuan në mbështetës, teksa Kllogjeri grumbulloi 2288 vota në Elbasan, ndërsa Ilirjani mori vetëm 639 vota në kryeqytet.

“Kur shkoja në disa fshatra që bënim takime me banorët më shikonin dhe thoshin ku e kam parë këtë fytyrë. Unë i thosha do më kesh parë në Big Brother, e sigurt. Në fakt, kanë qenë shumë pritje të mira, por të vjen keq për një gjë sepse ata njerëz të dëgjojmë, bashkohen me problematikën që kanë, por në fund fare e kanë të vështirë të bëjnë ndryshimin për veten e tyre”, tha tenori Armaldo Kllogjeri.

Të vetëdijshëm se nuk do t’ia dilnin të fitonin një mandat deputeti, artistët e cilësojnë këtë rrugëtim një mision që duhet vazhduar.,

“Unë që kur e mora përsipër këtë iniciativë isha i bindur që nuk do fitoja. Nuk ka qenë ambicia ime për t’u marrë me politikë. Më tepër ka qenë një kontribut, ka qenë dhe si mision për padrejtësitë që na bëhen, për të cilat duhet të ngremë zërin”, tha Kllogjeri.

“Nuk u futa me idenë e fitores. Doja të fitoni ata që kishin kontribute në PD. Artisti gjithnjë provon gjëra të reja dhe në skenë kemi gjithmonë një rol të ri. Është një eksperiencë më shumë, nesër mund të kem rolin e një njeriu që merret me politikë. Mendoj se ky është vetëm fillim, do ta vazhdoj rolin tim aktiv qoftë në politikë, qoftë në shoqërinë civile”, tha aktorja Julia Ilirjani.

Të ardhmen në politikë, edhe Kume e sheh si sfidë dhe mision ndaj artit dhe kulturës, që për Top Channel tregon se Biblioteka e qytetit që e votëbesoi do të jetë ndër problematikat e para që do të adresojë…

“Energjia ime që orientohet drejt kulturës sigurisht që do pasqyrohet në Kuvendin shqiptar. Biblioteka është një kauzë e madhe e çdo durrsaku, edhe e atyre që nuk lexojnë. E kërkojnë që Durrësi të ketë një bibliotekë të re. Do bëj çmos që është në vullnetin tim, por edhe në vullnetin e institucioneve që të ndryshojmë realitetin e Bibliotekës së Durrësit”, tha Kume./TCH

Etiketa: artistefatlista

Lajme të lidhura

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!
Aktualitet

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Breaking Views

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Para
Prokurori i Përgjithshëm i Trump: Të eleminohen kartelet dhe krimi i organizuar në Shqipëri

Prokurori i Përgjithshëm i Trump: Të eleminohen kartelet dhe krimi i organizuar në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş