GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Llatja i Elbasanit i jep Eral Myftarajt dhe vëllait të politikanit 7 miliardë lekë pa garë

13:05 - 10/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Llatja i Elbasanit i jep Eral Myftarajt dhe vëllait të politikanit 7 miliardë lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, e ka nisur mandatin e ri me zakonet e vjetra. Llatja nuk iu ndahet abuzimeve me tenderët. Madje ka nisur përvetësimet me dorë të rëndë, ku bëhet fjalë për 7 miliardë lekë.

Për të xhiruar këto para tek miqtë e tij, Llatja ka hapur tenderin me objekt “Rikonstruksion dhe ndërtim i rrjetit të kanalizimeve të zonave informale: Harmës; pjesërisht Krastë e Vogël, pjesërisht Lagjja: Dyli Haxhire” dhe, pjesërisht Lagjja: Katund i Ri”.

Për hapjen e kanaleve kulluese në këto katër lagje të vogla të Elbasanit janë sulur oligarkët, sepse përfitimi është shumë më i madh në raport me investimin.

Por, me sa do të shohim më poshtë, Llatja e kishte paracaktuar me kohë fituesin. Sepse në dokument tregohet që janë paraqitur dy oferta, por njëra prej tyre me vlerë 6.3 miliardë lekë ësht  skualifikuar në fazën e parë nga gara, pa ndonjë argument konkret.

Sepse duhej të linte rrugën hapur për ofertën më të shtrenjtë, në mënyrë që përfitimi nga fondi i bashkisë të jetë më i madh. Kështu, në garë mbeti vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “METEO” shpk & “TOTILA” shpk & “ALBA KONSTRUKSION” shpk.

Ata kishin ofertën me vlerë 7 miliardë lekë, pra sa 100% e fondit limit. Pikërisht kjo ishte ajo që kërkonte Llatja dhe u vendos: këto firma e përfituan tenderin pa garë fare! Për këtë arsye Open Data i ka vënë “Flamur të kuq” dhe ngre alarmin mbi abuzimin që po bëhet me këtë shumë të madhe parash.

Përfituesit

Kryebashkiaku Llatja është mësuar që miqtë e mëdhenj i shpërblen me dhurata të mëdha, dhe ky tender është rasti. Të tre kompanitë që kanë përfituar nga ky tender janë të oligarkëve të njohur për aferat me tenderët.  METEO shpk është në pronësi të Eral Myftarajt, biznesmenit mik me Erion Veliaj. Ky i fundit i jep para Myftarajt për prerjen e pemëve me firmën tjetër “AL-MEXËOOD”. Kujtojmë se Myftaraj pati pak muaj më parë sherr me një tjetër biznesmen për shkak të tenderëve të Veliajt.

Sakaq, ALBA KONSTRUKSION shpk është në pronësi të Xhavit Ismailit, vëllai i ish kryetarit të bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili. Tashmë është bërë zakon që në raste tenderësh partitë i ulin armët.

Ndërkohë, edhe TOTILA shpk është në pronësi të Jemin Totos që njihet për tenderët pa garë që merr nga bashkitë në sektorin e infrastrukturës. Pra, siç shohim, bëhet fjalë për “miqtë” e fondeve të qeverisë, prandaj Llatja nuk e ka kursyer dorën.

 

Lexo edhe: Erion Veliaj i jep 358 MLN lekë Eral Myftarajt për të prerë pyjet e Tiranës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEral MyftarajGledjan Llatjatender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
SPAK kërkesë për arrestim! Grupi i PS “lan duart” me Arben Ahmetaj

SPAK kërkesë për arrestim! Grupi i PS "lan duart" me Arben Ahmetaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com