GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Llatja shfrenon shpenzimet, 1.2 miliard lekë për roje dhe parkingje

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, nuk iu ndahet tenderëve të dyshimtë dhe me “Red Flag”. Madje në prokurimet që i zhvillon në shkelje të ligjit derdh më shumë lekë.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, nuk iu ndahet tenderëve të dyshimtë dhe me “Red Flag”. Madje në prokurimet që i zhvillon në shkelje të ligjit derdh më shumë lekë.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, nuk iu ndahet tenderëve të dyshimtë dhe me “Red Flag”. Madje në prokurimet që i zhvillon në shkelje të ligjit derdh më shumë lekë. Këtë herë, Llatja do të shpenzojë 1.2 miliardë lekë për rojet e Ujësjellës -Kanalizimit në Elbasan dhe për të sistemuar parkimin në qytet.

Më 3 mars2023, Llatja ka mbyllur tenderin me objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike për  Ujësjellës Kanalizime”. Për disa roje në këtë institucion Llatja do të shpenzojë 864 milionë lekë! Kaq ka ofruar firma e paracaktuar si fituese për këtë tender.

Themi kështu, pasi në dokumentin e publikuar tregohet se është paraqitur vetëm firma “MYRTO SECURITY” sh.p.k, në pronësi të Hysni Myrtajt. Po të kemi parasysh numrin e madh të shoqërive të policisë private, tenderi duhej përsëritur. Llatja nuk i ka anuluar procedurat, sikur e kërkon ligji “Për Prokurimet Publike”, por ia ka dhënë kontratën Myrtajt pa garë fare.

Ndërkohë shohim se fondi limit i vendosur paraprakisht ishte në vlerën 870 milionë lekë, ndërsa oferta e Myrtajt në vlerën 864 milionë lekë. Pra oferta është sa 96% e fondit limit,  çka përbën një tjetër shkelje të Prokurimit Publike.

Kështu, për rojën e objekteve të ujësjellësit Llatja paguan 864 milionë lekë, jep tenderim pa garë dhe ofertës më të shtrenjtë! Tri shkelje që duhej të merrnin penalitete.  Por, Llatja i shpëton gjithmonë rrjetës së organeve të kontrollit dhe atyre të hetimit.

368 milionë për parkimin

Ndërkohë, Llatja zhvilloi edhe një tjetër tender. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Sistemi i menaxhimit te parkimit publik “. Qyteti i Elbasanit nuk njihët për ndonjë problematike në lidhje me parkimet. Por, edhe nëse ka nevojë për sistemim, përse Llatja u kujtua kaq vonë për këtë shërbim kaq të rëndësishëm?!

Kryebashkiaku u zgjua tani që po afrojnë zgjedhjet, dhe i mbyll kontratat shkel e shko: Në shkelje të ligjit dhe me shpërdorim fondesh. Edhe këtë kontratë Llatja e ka dhënë pa garë. Firma “AlbaScan” Sh.p.k, në pronësi të Elton dhe Elision Jorgjis, ka qenë e vetmja që ka paraqitur ofertë.

Ndërsa oferta e tyre ka qenë 368 milionë lekë, sa 99% e fondit limit, Llatja ka firmosura në mënyrë urgjente kontratën.

Në këtë mënyrë Llatja shpenzoi 1.2 miliard lekë për rojet dhe për parkimet në Elbasan. Qyteti vuan nga papunësia, problemet sociale dhe ndotja e mjedisit, por kryebashkiaku paska axhendë vetëm përvetësimin e fondeve duke ua xhiruar kompanive të privilegjuara!

Lexo edhe: Llatja firmos një tjetër tender për Hastoçin, i fal 176 mln lekë për riparim rrugicash

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia Elbasangledjan laltjatenderujesjlles kanalzime elbasan

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
KMSHK qorton mediat në lidhje me kronikat e zeza

Prona e makina, sekuestrohen 22 pasuri të 50-vjeçarit të dënuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë
Aktualitet

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko, duke thënë...

Lexo më shumë
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26
Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

Ndodh edhe kjo! Protestuesi ‘i lutet’ policit: Më godit, se më vjen zor të iki pa shenja në shtëpi!

14:45 - 20/10/26
Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

Përshkallëzohet situata, policia ndërhyn me autobotë uji dhe gaz lotsjellës mbi studentët dhe pedagogët

14:30 - 20/10/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi: Balluku merret e pandehur për 15 krime, Rama mban të korruptuarit në Kuvend dhe fut studentët në burg

14:22 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com