GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Llatja u jep “Vëllezërve Hysa” 1.5 mld lekë për asfaltim rrugicash

16:44 - 21/12/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gledjan Llatja rikthen “Vëllezërit Hysa”, 2.5 mld për asfaltim rrugicash pa garë

Gledjan Llatja rikthen “Vëllezërit Hysa”, 2.5 mld për asfaltim rrugicash pa garë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, rikthen sërish në aferën e tenderëve patriotët e tij, “Vëllezërit Hysa”. Pas shumë denoncimesh që u bënë në media për kontratat korruptive që përfitonte kjo kompani, për disa kohë nuk u ndjenë më nëpër gara. Por, në prag festash, Llatja po i rikthen fuqishëm Hysajt. Jo pak, por mbi 1.5 miliardë lekë iu derdhen në arkë pa garë.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-47777-10-28-2022 me objekt “Rikonstruksion dhe riasfaltim i gjendjes ekzistuese të rrugëve dhe shesheve në Bashkinë Elbasan (lagj.Haxhias, lagj, Clirimi, lagj.Shënkoll, lagj. Dyli Haxhire, lagj.Partizani) Nj.Ad. Shushicë, Shirgjan, Gjergjan, Bradashesh, Labinot Mal, Labinot Fushë”.

Pra, Llatja ka vendosur të shpenzojë 151 666 667,00 lekë për rrugicat e fshatrave të Elbasanit. Meqenëse bëhet para zgjdhjeve, ky tender duket qartë që është prokurim elektoral. Kryebashkiaku Llatja ka menduar këto vite të mandatit të tij vetëm për harxhime për mallra konsumi e pajisje, por në fund u kujtua për këto rrugica. Janë shumë para që hidhen në drejtime të ndryshme. Dhe rrezikohet që rikonstruksioni të përfundojë në një shpërdorim dhe përvetësim banal të fondeve.

Tenderi pa garë

Tendenca për ta përdorur sa për fushatë dhe për të abuzuar me këtë shumë parash duket nga mënyra se si është zhvilluar tenderi. Nga dokumentet evidentohet se kontrata i është dhënë kompanisë “Vëllezërit Hysa” pa një konkurrencë sikur e kërkon ligji. Katër kompani kanë paraqitur interes për këtë prokurim, madje njëra prej tyre ofertë më të lirë se fituesi. Por, Llatja i ka skualifikuar menjëherë nga gara me justifikimin se nuk kanë dërguar vërtetim që kanë të punësuar në staf inxhinierë elektrik.

Me këto kritere burokratike ka mbetur në garë vetëm firma “Vëllezërit Hysa” e Kujtim dhe Besnik Hysës. Pa u menduar gjatë, Llatja ka firmosur kontratën me ta në shkelje të ligjit. Për këtë, Open Data Albania i ka dhënë këtij tenderi “Flamurin e Kuq”

Oferta më e lirë e skualifikuar tregon se këto punime realisht mund të mbyllen me më pak shpenzime. Ndërkaq, sipas shpalljes së fituesit nga Bashkia, totali i çmimeve për njësi dhe vlera e pritshme e kontratave është 266,934 lekë (pa tvsh). Kjo shifër nuk tregon se sa është totali i vlerës së punimeve që ka ofruar kompania, në mënyrë të që të krahasohet me fondin limit. Pas zgjedhjeve, ndoshta do ta kuptojmë të plotë pasqyrën e këtij abuzimi me investimin e bashkisë Elbasan.

Lexo edhe: Tendera pa garë/ Llatja favorizon Blerina Sadikun

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia ElbasanGledjan Llatjakontrateopen data albaniared flagtendervellezerit hysa

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
VIDEO/ Si e përgatitën të kuqtë supersfidën e sotme ndaj Tiranës

VIDEO/ Si e përgatitën të kuqtë supersfidën e sotme ndaj Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim për Report...

Lexo më shumë
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com