GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Loina i dhuron 50 MLN lekë Kastratit, vajza e kthyer nga Gjermania në IdentiTek u zhytet tenderave

12:36 - 03/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kur Loina Prifti, 35-vjeçarja la punën në një universitet gjerman dhe u kthye në Shqipëri këtë verë, për të drejtuar IdentiTek, dukej si një shembull pozitiv. Vetëm tre muaj më pas, imazhi i intelektuales që do të “ndihmonte”

Kur Loina Prifti, 35-vjeçarja la punën në një universitet gjerman dhe u kthye në Shqipëri këtë verë, për të drejtuar IdentiTek, dukej si një shembull pozitiv. Vetëm tre muaj më pas, imazhi i intelektuales që do të “ndihmonte”

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur Loina Prifti, 35-vjeçarja la punën në një universitet gjerman dhe u kthye në Shqipëri këtë verë, për të drejtuar IdentiTek, dukej si një shembull pozitiv. Vetëm tre muaj më pas, imazhi i intelektuales që do të “ndihmonte” vendin është mbuluar nga abuzimet me tenderët. Duket se synimi i saj paskan qenë fondet në “IdentiTek”, kompania shtetërore që trashëgoi prodhimin e pasaportave pas mbylljes së koncesionit “Aleat”.  Shoqëria është në varësi të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka vendosur tashmë kontroll mbi çdo post që ka lidhje me lekët.

Drejtoresha Prifti ka nënshkruar një tender së fundmi me objekt “Furnizim me lëndë djegëse për automjete Diesel (Gazoil)”, me fond limit 50 milionë lekë. Kontrata me fituesin është publikuar në Buletinin e APP më datë 30 tetor 2023, ku dallohet menjëherë favorizimi i oligarkut Shefqet Kastrati. 

Kastrati e ka bërë rrugë tani, që futet në një tender dhe nuk lejon askënd tjetër të marrë pjesë.

Prandaj, kompania e tij gllabëron pjesën dërrmuese të fondeve për karburante të institucioneve publike. Pra, vetëm Kastrati ka paraqitur ofertën me vlerë 50 milionë lekë, sa 100% e fondit limit! Kjo tregon qartë se IdentiTek nuk ka bërë tender, por thjesht ia ka kaluar këto lekë oligarkut.

Megjithëse i është nënshtruar ndikimit politik nga ministri dhe kryeministri, drejtoresha Prifti nuk përjashtohet të ketë interes personal teksa ka firmosur tenderin në shkelje të ligjit mbi prokurimet publike. Në vend që të anulonte tenderin dhe të bënte thirrje të re për oferta më të përshtatshme, Loina ka shpallur automatikisht fituese firmën “Kastrati shpk”. Sipas dokumenteve, nuk ndodhemi para asnjë emergjence, prandaj Loina duhet të kursente fondin dhe jo t’ia xhirojë menjëherë oligarkut.

Kështu drejtoresha Prifti me bekimin e Ballës, i hap edhe një tjetër derën abuzimit të këtij oligarku që e ka zënë për fyti shtetin.

50 milionë lekë naftë për makinat e stafit, sigurisht që janë shumë lekë, sepse viti buxhetor po mbyllet. Për më tepër, ç’e do Loina gjithë atë naftë, kur shërbimi IdentiTek është dixhital dhe s’ka ndonjë lidhje me makinat dizel. Kur të gjithë prisnim që Loina të sjellë “inteligjencën artificiale” në Shqipëri, drejtoresha me shtetësi gjermane është bërë një shërbëtore e rëndomtë e oligarkut të karburanteve.

Kujtojmë se për disa javë me radhë në gusht dhe shtator 2023, qytetarët përballeshin me mungesa kuponësh, por nga IdentiTek nuk iu jepej asnjë përgjigje. Ky problem shfaqet herë pas here, ndërsa Prifti shfrytëzon kohën për të organizuar tendera pa garë.

Gijotina.com e paralajmëron Loinën të ketë kujdes me tenderët që firmos, sepse nesër SPAK mund ta marrë nën hetim. Dhe pastaj, historia e saj do të shkruhet me dy fraza: “Vajza që la shkencën në Gjermani dhe u kthye për t’u bërë bashkëpunëtore e oligarkëve dhe e politikanëve të korruptuar”.

Lexo edhe: Aplikimet për pasaporta e ID, zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe…

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimIndetitekKastratiLoina Priftired flagtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Betejë pa kthim”, Berisha: Rama nuk mund ta kontrollojë më opozitën

"Betejë pa kthim", Berisha: Rama nuk mund ta kontrollojë më opozitën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com