GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Londra, Milano e Dubai, si u rrit trafiku i pasagjerëve në Rinas me 32% në gusht

07:28 - 10/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasada Gjermane në Tiranë: Nga nesër Shqipëria del nga zona e rrezikut, si do të lëvizet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Korriku dhe gushti kanë qenë muaj shumë të zënë për aeroportin kryesor në vend, Tirana International Airport (TIA), duke i tejkaluar nivelet e parakrizës për të njëjtën periudhë dhe duke rikuperuar ndjeshëm humbjet e periudhës së pandemisë.

Burime zyrtare të TIA bënë të ditur për “Monitor” se për periudhën korrik-gusht 2021 kanë udhëtuar gjithsej (hyrje-dalje) rreth 983 mijë pasagjerë, me një rritje prej 21.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, që deri tani kishte qenë viti më i mirë i turizmit. Ndërsa në raport me korrik-gusht 2020, kur vendi po vuante pasojat e krizës, zgjerimi është 76%.

Vetëm në korrik, trafiku i pasagjerëve ishte 9.6% më i lartë se në të njëjtin muaj 2019 (+70% me 2020-n), ndërsa në gusht rritja ishte më e fortë në gati 32% (+82% me të njëjtin muaj të 2020-s)- shiko grafikun; Trafiku i pasagjerëve në Rinas.

Pavarësisht rritjes së ndjeshme të trafikut në korrik e gusht, për 8-mujorin tendenca mbetet në rënie për shkak të ecurisë së dobët për periudhën janar-qershor. Sipas të dhënave të tjera të INSTAT për 6-mujorin e parë, hyrje-daljet e shtetasve të huaj përmes ajrit ranë me 46% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Destinacionet me rritjen më të lartë

Pandemia dhe shtimi i fluturimeve drejt destinacioneve të tjera veç Italisë e ka ndryshuar ndjeshëm gjeografinë e fluturimeve në verën e këtij viti.

Sipas të dhënave nga TIA, trafikun e rrugëve të skeduluara për korrik-gushtin e këtij viti e kryeson Londra. Nga dhe drejt Londrës udhëtuan 84 mijë pasagjerë në korrik-gusht, me rritje 74% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s dhe +159% në krahasim me periudhën pandemike të 2020-s.

Londra ka rrëzuar nga froni Romën, që për shumë vite ishte destinacioni kryesor i udhëtarëve që fluturonin nga dhe drejt Rinasit.

Në vend të dytë është Milano, me 64 mijë pasagjerë, duke arritur të kapë nivelin e para-pandemisë. Roma ka kaluar në vend të tretë, pas një rënieje prej 32% të trafikut të pasagjerëve në raport me korrik-gushtin e 2019-s.

Rritje ka shënuar dhe Vjena, duke ia kaluar Stambollit dhe duke zënë vendin e katërt. Pasagjerët me kryeqytetin austriak u rritën me 22% në raport me 2019-n.

Një rritje të ndjeshme kanë shënuar destinacionet gjermane, pas shtimit të fluturimeve nga Ëizz Air. Munihu, Dortmundi, Berlini kanë parë shtim të lartë të trafikut të pasagjerëve.

Ndonëse u hap në muajt e fundit, linja direte me Dubanin ka ngjallur interes. Në korrik gusht trafiku i pasagjerëve me këtë destinacion ishte rreth 14 mijë.

Pothuajse dyfishim (me 2019-n) ka njohur dhe Brukseli, ndërsa Beogradi është zgjeruar me 10%. (shiko grafikun: Trafiku i pasagjerëve sipas rrugëve të skeduluara, janar-korrik).

Burimi: TIA

Monitor

Etiketa: pasagjereRinas

Lajme të lidhura

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër
Breaking Views

Lejuan tregtimin e misrit me aflatoksinë të bllokuar, shkarkohen inspektorët e AKU Shkodër

17:28 - 10/03/26
Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol
Breaking Views

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol

11:41 - 10/03/26
Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve
Breaking Views

Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve

18:39 - 09/03/26
Para
APP: Institucionet shpenzuan nga buxheti I shtetit 3-fishin e parave krahasuar me vitin 2019

Tenderët, APP: Plani i zbatimit të kontratës, çfarë duhet të kenë parasysh institucionet

TË FUNDIT

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham
Breaking Views

Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham

23:21 - 10/03/26

Bajern Mynih ka dhënë një provë të mirëfilltë force me një fitore historike ndaj Atalantës në Bergamo në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

Pas sulmit ndaj Kuvendit, NATO apelon për sjellje të përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike

22:26 - 10/03/26
E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

E rëndë në Berat/ Humb jetën 40-vjeçari pasi motori del nga rruga në aksin Berat–Rroshnik

22:07 - 10/03/26
Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

Gallatasaraj-Liverpool 1:0/ Një gol i anuluar me VAR për anglezët dhe lojë e luftuar fizikisht

21:15 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com