GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Los Blancos”/ Kushtetuesja shfuqizon vendimin për ekstradimin në Itali të Gentian Manajt

16:19 - 06/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
“Los Blancos”/ Kushtetuesja shfuqizon vendimin për ekstradimin në Itali të Gentian Manajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë për ekstradimin drejtë Italisë të kreut të kartelit të drogës Gentian Manaj, i cilësuar si kreu i ‘Los Blancos’.

Manajt akuzohet se është pjesë e një karteli shqiptar që trafikonte sasi të mëdha droge nga Amerika Latine drejt Europës. Arrestimi i 35-vjeçarit i njohur ndryshe edhe me emrin Myzafer, u bë në shtator 2020 në Tiranë, pas një urdhri ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali, pasi Gjykata e Firences kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”. Konkretisht, drejtësia italiane e akuzon Manajn për “Organizatë kriminale” dhe “Trafik ndërkombëtar droge”. Ndërsa, referuar vendimit të gjykatës, mësohet se Manaj e ka kundërshtuar ekstradimin përmes avokatit të tij mbrojtës, duke pretenduar se ai nuk ishte identifikuar në lidhje me veprën penale. Sipas avokatit, prokuroria ka paraqitur një profil kripto-telefonik me pseudonimin “Bahamas”, por nuk e ka shpjeguar koincidencën me Gentianin.

Operacioni i koduar “Los Blancos” i koordinuar nga Europol,  shtrihej në Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador. Bashkë me Manajn u arrestuan edhe 4 shqiptarë të tjerë, mes të cilëve edhe Eldi Dizdari, i cili u arrestua në Dubai. Ndërsa, dyshohet se Dritan Rexhepi, i cili aktualisht ndodhet në një burg në Ekuador, është personi i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë organizatë kriminale. Sipas hetimit, karteli po importonte dërgesa të mëdha kokaine nga Amerika Latine, të financuara nga grupe kryesore të trafikantëve të drogës që vepronin në të gjithë Europën.

 

Etiketa: ekstradimItaliKushtetuesjatrafik droge

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Rriten ankesat ndaj policisë, 67 nën hetim dhe 10 të arrestuar në 3 muaj

Rriten ankesat ndaj policisë, 67 nën hetim dhe 10 të arrestuar në 3 muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com