GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

LSDM dhe BDI shpallin fitore në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut

21:51 - 17/10/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
LSDM dhe BDI shpallin fitore në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në vlerësimet e para flasin për epërsi në më shumë komuna. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se kjo parti që në rrethin e parë ka fitues në tri komuna në ndërsa në komunat tjera kandidatët e saj janë në epërsi.

Siç kam paralajmëruar edhe gjatë fushatës, pres që rezultatet të tregojnë një mbështetje të fortë të kandidatëve të BDI-së. Mund të konfirmoj se në raundin e parë BDI fiton në Saraj, Likovë dhe në Pllasnicë. Kurse jemi në epërsi në të gjitha komunat e vendit me dallim dy me një dhe diku me tre me një”, tha Osmani.

BDI-ja procesin zgjedhor e ka vlerësuar demokratik dhe të qetë, që sipas Bujar Osmanit “dëshmon se qeveria aktual vazhdon të organizoj zgjedhje evropiane”.

Lidhja Social Demokrate njoftoi për “rezultat pozitiv” të LSDM-së në shumicën e 80 komunave ku të dielën u votua për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe këshillat komunale.

“Urojmë institucionet të cilat edhe një herë organizuan zgjedhje të lira dhe demokratike, ashtu siç i ngjan një shteti anëtar të NATO-së dhe kandidat për anëtarësim në BE. Kishte disa incidente të vogla, por që u mënjanuan me kohë. Votimi biometrik ishte sfidë për ne, por e kapërcyem edhe këtë risi… po përpunojmë të dhënat dhe të dhënat e para flasin edhe për një fitore të sigurt të LSDM-së, tha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupco Nikollovski.

VMRO DPMNE-ja ndërkohë doli me akuza për keqpërdorim të procesit zgjedhor

“Në pushtet kemi një grup të zhytur në krim dhe korrupsion. Prandaj, ne kishim zgjedhje me shumë parregullsi, prishje të procesit zgjedhor dhe veprime korruptive të qeverisë. Ne kemi vërejtur shkelje të heshtjes zgjedhore, kanosje, presion dhe shantazh nga mbajtës të posteve publike, ministra, keqpërdorim të burimeve shtetërore për qëllime partiake”, deklaroi Mile Lefkov nga VMRO DPMNE-ja.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 18:30 minuta në votime kanë dalë 49.29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, apo 697,637 qytetarë nga 1.8 milion me të drejtë vote.

Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit, prej rreth 73 për qind ndërsa më e ulët në komunat me shumicë shqiptare në pjesën perëndimore të vendit, edhe atë mes 30 dhe 40 për qind. Procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente që do të prishnin rrjedhën e votimit.

Konferenca për media e radhës e KSHZ-së është paralajmëruar për në orën 21:00. Në votimet e ditës së diel qytetarët kanë zgjedhur kryetarët e 80 komunave dhe të këshillave komunalë si dhe Shkupin me dhjetë komuna, që është njësi e veçantë e pushtetit lokal. Për kryetarë të komunave garuan 299 kandidatë dhe 577 lista këshilltarësh me 10,600 kandidatë.

Gara kryesore në këto zgjedhje zhvillohet mes dy blloqeve politike; LSDM-së dhe BDI-së që janë në pushtet dhe partive opozitare VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Partitë shqiptare garën e zhvilluan për qytetet me shumicë shqiptare, si Tetovë, Gostivar, Çair, Kërçovë, Strugë, Dibër si dhe disa komuna rurale.

Beteja mes partive maqedonase është përqendruar në qytetet e mëdha si Shkupi, Manastiri, Prilepi, Ohri, Velesi, Shtipi dhe komunat tjera më të vogla.

Marrë nga REL

Etiketa: BDILSDMMaqedoni e veriutZgjedhjet lokale

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
Rritet numri i viktimave, Covid-19 në Itali

Rritet numri i viktimave, Covid-19 në Itali

TË FUNDIT

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26

Përveç reagimeve shqetësuese të politikës dhe diplomacisë së shtetit gjerman ndaj devijimeve që, sipas kritikëve, kryeministri Edi Rama po i...

Lexo më shumë
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

Berisha uron Ditën e Verës nga Elbasani: Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun

10:33 - 14/03/26
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare (Emri)

10:26 - 14/03/26
Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com