GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

LSI, thirrje SPAK-ut: Hetoni 38 mijë eurot e Bashkisë Tiranë që ia dha firmës së Gonxhes

19:01 - 07/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
LSI, thirrje SPAK-ut: Hetoni 38 mijë eurot e Bashkisë Tiranë që ia dha firmës së Gonxhes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar ditën e sotme Drejtorin e Përgjithshëm të Transporteve, Blendi Gonxhen.

Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Vasili raporton se 38 mijë e 800 euro nga paratë e buxhetit kanë shkuar në firmën private të Blendi Gonxhes dhe të bashkëshortes së tij, “Alba Rent”, e cila jep makina me qira.

“Skandali dytë tjetër i madh që trajton qartë marrëdhëniet koncesionare të bashkisë Tiranë, është edhe kontrata për marrjen e 12 automjeteve me kontratë huapërdorje nga koncesionari i Inceneratorit të Tiranës për Policinë Bashkiake, me sebepin e pandemisë. Koncesionari nuk ka asnjë lidhje me aktivitete që lidhen me shitjen apo dhënien me qira të automjeteve, por ka për detyrë incenerimin dhe trajtimin e mbeturinave sipas marrëveshjes përkatëse.”

Sipas Vasilit, Bashkia e Tiranës ka kërkuar të marrë makina me qira nga koncensionari i Inceneratorit të Tiranës, kurse ky i fundit i ka marrë 4 prej tyre në firmën private të Elda Gonxhes. Vasili i kërkon SPAK-ut që të nisë hetimet për ngjarjen në fjalë.

“Dokumentet e provojnë qartë këtë gjë, sepse koncesionari i ka marrë ato po me qira nga kompani që kryejnë këto shërbime por këtu vjen edhe një fakt tjetër akoma dhe më interesant. Nga dokumentat që ne disponojmë për një pjesë të automjeteve për katër prej tyre janë marrë nga kompania Alba Rent me administratore Elda Gonxhja, bashkëshortja e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja.”

Së fundmi, Vasili e mbyllë këtë postim duke shkruar se është e qartë mënyra se si janë shpërdoruar paratë publike në rrethin e ngushtë të koncesionarit duke bërë kërdinë më paratë publike. Gjithashtu ai ka paraqitur edhe disa dokumente që, sipas tij, u kanë ardhur në ndihmë për t’i çuar përgjegjësit para ligjit.

“Vetëm për këto katër automjete për të cilat ne disponojmë kontratën kompania koncesionare paguan një shumë vjetore prej 38.400 euro qira. Pra, është shumë e qartë sesi janë shpërdoruar paratë publike dhe plaçkitur ato në rrethin e ngushtë të koncesionarit, kryetarit të bashkisë dhe kompani të zyrtarëve të tjerë shtetërorë duke bërë batërdi me paratë publike. Këto janë disa dokumente që ne na u vunë në dispozicion është sigurisht e qartë që SPAK ka të gjitha mundësitë dhe fuqinë ligjore për t’i zbardhur deri në fund për t’i çuar përgjegjësit para ligjit por dhe për të informuar dhe opinionin publik shqiptar mbi gjithçka ka ndodhur.”

Etiketa: elda GonxheLSIPetrit VasiliSpak

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Lajmi i fundit/ Sherr me thika në Berat, plagosen 2 persona (Emrat)

E rëndë në Lezhë/ Ishte duke luajtur, 13- vjeçarja bie nga kati i tretë, në gjendje kritike për jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com