GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lubonja për ish-agjentin e arrestuar: Rama të shpallet ‘non grata’

18:26 - 25/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lubonja: Demokratët mos bëjnë luftë civile, gjykatat i urdhëron Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja, është shprehur se ish-zyrtari i arrestuar i FBI-së, McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë nga zyrtarët shqiptarë, vetëm për të hetuar kundër opozitës.

Komentet Lubonja i bëri teksa ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, ku ka komentuar akuzat ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjen e tij më kryeministrin Rama dhe Shqipërinë.

Lubonja kërkoi nga drejtësia shqiptare që Rama të hetohet dhe shtoi se nëse SHBA e ka seriozisht luftën kundër korrupsionit në Ballkan duhet të shpallte “non grata” kryeministrin e Shqipërisë.

Pjesë nga biseda në studio:

Fatos Lubonja: Ai ka dy akuza por të dyja janë të ndryshme, i lidh personazhi por njëra është e ngritur nga Prokuroria e New York që është jo me oligarkun rus dhe pagesat e marra për ta hequr nga lista e të sanksionuarve të SHBA dhe e dyta është akuza nga Uashingtoni që lidhet me Shqipërinë, takimet me kryeministrin, 225 mijë dollarët e marra nga punonjësi i shërbimit të inteligjencës për të lobuar për naftën dhe hetimin kundër opozitës në atë hetimin e famshëm.

Një kryeministër mund të ketë lidhej me institucionet e një vendi aleat, problemi këtu është që raportet e Ramës me këtë person nuk janë institucionale dhe të regjistruara nga të dyja anët. Ish zyrtari i FBI nuk e ka njoftuar Byronë se ka ardhur këtu ka marrë para apo kë ka takuar. Në lidhje me Ramën, kemi të bëjmë me diçka e Prokuroria duhet të hetojë sepse kemi të bëjmë me një lidhje me biznesmenin shqiptar që pagoi 225 mijë dollarë njeriut të FBI për interesa direkte e indirekte të Ramës.

Interesi i parë që zyrtari të ndikojë tek FBI për të hapur një hetim ndaj PD dhe lobimit rus, dhe kjo është vënë në lëvizje jo nga një lidhje korruptive. Ky është interesi direkt i Ramës në këtë çështje.

Ai ka interes se është i lidhur direkt me naftën, kompensimi do vijë nga Shqipëria se Rama do i japë licenca me të cilat do nxjerri shumë më shumë se 225 mijë dollarë. Edhe Neza ka marrë licenca e përfitime.

Kur Rama me favore e para korrupton një funksionar kaq të rëndësishëm, kur ne presim që FBI të pastrojë korrupsioni këtu, kur ky korrupton FBI imagjino çfarë i bën BKH e të tjerëve.

Ajo që është thelbi i historisë dhe që është dramatike, është që kemi një kryeministër që punën e tij kryesore që mendon natë e ditë nuk është si ti shërbejë shqiptarëve, por si të sigurojë pushtetit më korrupsion intelektualë, ambasadorë, zyrtarë të tillë.

Ina Qirjo: A mund të kemi një shpallje të Ramës non grata nga amerikanët nëse vërtetohet përfshirja e tij?

Lubonja: Nëse amerikanët duan të jenë koherentë dhe të luftojnë korrupsionin në Ballkan sepse prek interesat e tyre, është rasti që ta aplikojnë edhe ndaj Ramës. Jo vetëm ka bërë korrupsion ndaj shqiptarëve që ka krijuar një sistem të tillë, por ka bërë korrupsion në zemrën e shtetit amerikan, në FBI. Në këtë aspekt kjo është një çështje sensitive për ta nëse duan të jenë koherent me atë që kanë deklaruar për luftën ndaj korrupsionit. Jam dyshues sepse SHBA janë pragmatiste dhe për interesa gjeostrategjike kanë mbyllur edhe të dy sytë.

Amerika ka interesa ndaj Shqipërisë se psh Rama mori muxhahedinët, mori 4 mijë afganë, ka marrë politika pro amerikane, shihni luftën në Ukrainë.

Ina Qirjo: Opozita duhet të shfrytëzojë skandalet?

Lubonja: Pa dyshim që po. Po përpiqen ta shfrytëzojnë sipas mendimit tim edhe duke i ngatërruar disa gjëra.

Ina Qirjo: Akuzat që mund të rëndonin mbi kryeministrin Rama?

Lubonja: Minimalisht është akuza e shpërdorimit të pushtetit për të luftuar opozitën dhe korrupsioni sepse ka favorizuar personat që kanë paguar 225 mijë eurot për të pasur më tej favore.

Etiketa: agjentiIna QirjointervistaKryesore1Lubonja

Lajme të lidhura

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

09:13 - 16/01/26
Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26
Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD
Breaking Views

Salianji: Nuk jam vetëpërjashtuar dhe nuk mund të më përjashtojnë nga PD

22:46 - 15/01/26
Para
E rëndë/ Plagoset me thikë një person, në pranga agresori

Gjendet një trup i pajetë në Fierzë të Pukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Mbledhja maratonë e Grupit Parlamentar të PS, çfarë pritet të diskutohet

09:13 - 16/01/26

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 10:00 një mbledhje të zgjeruar me grupin parlamentar dhe drejtuesit e...

Lexo më shumë
Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:28 - 16/01/26
Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

Aksident i rëndë në Durrës! X5 “fluturoi” nga ‘Ura e Dajlanit’, humb jetën 18-vjeçarja

08:15 - 16/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Janar 2026

07:53 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com