GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lubonja: Rama ka ndikuar në shpalljen non grata të Berishës

08:44 - 28/02/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lubonja: Rama ka ndikuar në shpalljen non grata të Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e “News24” në rubrikën “Opinion”, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend duke analizuar situatën politike dhe jo vetëm.

Sa i përket çështjes “McGonigal” dhe mocionit me debat në lidhje me të, Lubonja tha se në këtë skandal duhet që brenda PS-së “të tronditeshin disa koshienca”, ndërsa shtoi se Rama ka ndikuar edhe të shpallja nongrata e ish-kreut të qeverisë Sali Berisha.

Sipas tij, në kuadër të lidhjeve me ish-agjentin e FBI-së duhet të kishte minimalisht një komision hetimor parlamentar, teksa vijoi duke thënë se maxhoranca ka krijuar një tirani që nuk lejon debate dhe gjëra të tilla. I pyetur në lidhje me ekspozitën e Ramës në Hong Kong, Lubonja zbuloi se kryeministri ka mbajtur ekspozita për pikturat e tij edhe në Firence, ku vëllai i pronarit të ekspozitës është i njëjti person që “ndërton kulla në Tiranë”.

“Mua më shqetëson se ne jetojmë dhe e dimë se si është e vërteta, edhe pse nuk i kemi provat konkrete. Edi Rama ka lobuar në FBI për të luftuar opozitën, dhe që blen njerëz brenda e jashtë vendit në vend që të bëjë punë të mira. Punët e mbrapshta të tij e kanë çuar vendin në këtë gjendje. Këtë skandal ata të gjithë e dinë, edhe ata vetë. Ky është një skandal me përmasa të tilla që disa koshienca në PS duhet të tronditeshin. Të korruptosh deri te FBI është shumë. Këta tani thonë që nuk janë të vërteta. Nënkuptimi është që kjo është një shpifje dhe do gjejnë një të vërtetë për opozitën. E keqja është se janë një bllok njerëzish që ndjekin rrugën e gabuar si ushtarë të rreshtuar dhe nuk reflektojnë as minimalisht ku po e çojnë vendin.

Gjëja është shumë evidente, Duçka e Neza janë dy figura ndër shumë që kanë punuar për të blerë dhe ndryshuar opinionin publik ndërkombëtar. Unë ngulmoj se edhe non-grata e Berishës është iniciuar nga kryeministri. A është McGonigal, apo dikush tjetër nuk e di. Nuk kujtohet njeri për një ishkryeministër si Berisha që kishte 8 vite pa qenë në pushtet. Unë gjykoj se duhet të kishte një komision hetimor parlamentar përveç të tjerave. Jemi midis asaj që pretendojmë sikur jemi në demokraci dhe një realiteti ku këta bëjnë si të duan në një tirani të maxhorancës që nuk lejon as debat e asgjë. Do prodhojë zhurmë debati, por nuk pres të sqarojë publikun. Ato do vijnë nga Amerika. Këta mohojnë edhe provat nga Amerika. Që Rama bashkë me punën si Kryeministër shitet si piktor në botë, e thotë hapur, por për fat të keq artin e ka bërë kur u bë Kryeministër dhe ato i bën jashtë vendit, nuk hap ekspozita këtu dhe të ftojë njerëzit t’i shohin.

Normalisht të gjithë artistët ekspozojnë në vendin e tyre. Kjo është një show, ai kënaq egon e tij personale të pushtetit duke abuzuar me pushtetin. Kjo është një nga ekspozitat. E keni parë Casamontin që ndërton kulla këtu, vëllai i tij në Firence ka një galeri arti ku ekspozon Rama. Ka apo jo konflikt interesi këtu? Vëllai i atij që ka ekspozitën ku del Rama ndërton kulla në Tiranë. Ky ka pafund abuzime të tilla. Duçka diku ka pasur interesa ose kanë pasur kinezët. I pyetur për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Podgoricë, Lubonja tha se Rama nuk është më i besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve.

“Takimi mes qeverisë së Malit të Zi dhe Shqipërisë ka problemin se sa i besueshëm është Rama në ato që thotë, pasi është si një gënjeshtar serial. E kishte mbuluar Ballkanin e Hapur me çështjen e Vjosës duke dalë si ndonjë ekologjist i madh. Nëse flitet për shkatërrim ekologjik në këtë vend është nga të gjitha an ët, këtej bën aeroportin që prish gjithë ekosistemin. Vjosa vetë është prekur. T’i besosh Ramës që ka apo jo kinezë këtu, teksa dihet që Serbia ka lidhje me ta dhe Rusinë, çështja është Kosova. Këto do t’i marrim si rrëfenjat e Ramës që nesër i kundërshton edhe vetë”, tha Lubonja.

Etiketa: LubonjaRama

Lajme të lidhura

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe
Aktualitet

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

15:34 - 27/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Aktualitet

Frikë nga takimi i Salianjit në Shkodër, njoftimi me sms i anëtarëve: Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike

13:28 - 27/12/25
Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t
Aktualitet

Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t

12:59 - 27/12/25
Para
Lufta në Ukrainë/ Giorgia Meloni thotë se Italia…

Lufta në Ukrainë/ Giorgia Meloni thotë se Italia...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe
Aktualitet

Edi Rama nuk di ku të fusë kokën, Blendi Gonxhe organizon festa me balerina bukuroshe

15:34 - 27/12/25

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me...

Lexo më shumë
Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

Zjarr në magazinë bimësh medicinale në Bajzë

15:20 - 27/12/25
Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

Shkoder/ I shpallur në kërkim për mashtrim vihet në pranga 34-vjeçari

14:59 - 27/12/25
Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

Vlorë/ Sekuestrohen 179 fishekzjarre të ndaluara, procedohet pronarja

14:45 - 27/12/25
Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

Milan, Leao jo në formë të plotë: Allegri ndryshon sulmin për Veronën

14:30 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com