GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lubonja: Rama po bën kulla kudo, mbron interesat e të pasurve

18:40 - 11/08/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lubonja: Ahmetaj sherr me Zoton në 2020, ja pse Rama e lëshoi…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, teksa është ndalur gjerësisht te reagimi i kryeministrit Rama në lidhje me reagimin e opinionit publik për ndërtimin e kullës pas TKOB.

I ftuar në News24, Lubonja u shpreh se biseda rreth këtij projekti nuk duhet reduktuar vetëm te emrat e Ramës dhe Berishës, por edhe te personat që financojnë këtë ndërtim.

Sipas tij Berisha mund të lidhet me ndërtimin e kullës për shkak të lidhjeve të së kaluarës kur ky i fundit ishte në krye të qeverisë.

Sa i përket reagimit të Ramës në rrjetet sociale sot, ai u shpreh se kreu i qeverisë ka përdorur këtë mënyrë komunikimi përgjatë gjithë karrierës, ndërsa u shpreh se problemi është mosprekja e argumenteve thelbësore lidhur me këtë çështje.

“Edhe mediat pranë Ramës në vend që të thonë se kullat janë zhvillim apo gjë e mirë për Tiranën thanë se fajin e ka opozita sepse ajo është e Berishës. Kjo është problematike për Ramën, sepse po bëhet një kullë në të keqe të qytetarëve të Tiranës duke u marrë hapësirat publike, por edhe se po korrupton opozitën me të.

Biseda nuk duhet reduktuar vetëm te Rama dhe Berisha, por duhen gjetur ata që ndërtojnë. Rama ka marrë gjithë oligarkët e Berishës dikur duke eliminuar edhe pluralizmin oligarkik. Zamir Mane, Kastrati, Geci ishin oligarkët kryesorë të Berishës, Rama i ka përmendur vetë. Tani ata kanë të gjithë kulla të cilat ua ka dhënë Rama.

Berisha mund të lidhet me kullën për shkak të së kaluarës. Është e vështirë që t’i sulmojë oligarkët sot që dikur i ka pasur pranë. Padyshim që oligarkët i ruajnë disa gjëra për çdo rast. Berishën sot e akuzojnë se po mbyll gojën. Kjo është politika e Ramës për të kompromentuar opozitën.

Qytetarët duhet të protestojnë pavarësisht opozitës. Pyetja që shtrohet për partitë e vogla si Lëvizja Bashkë është se nëse ke një opozitë që thotë se do ndërtojë teatrin ashtu si ishte dhe ke një tjetër që thotë se do ndërtojë të riun, a mund të jesh i baraslarguar? Duhet bashkim për të hequr këtë rrezik sepse është ndërtuar një regjim. Këto parti po mbyten për vete dhe duhet të bashkohen të gjithë, duke vendosur edhe kushte.

Rama përgjatë karrierës ka thënë fjalime të tilla. Të gjithëve u thoshte kazanë, non-grata, etj. Problemi këtu është mosprekja e argumenteve thelbësore që qëndrojnë. Duhet t’i kthehemi historisë kur analizojmë. Rama bëri një plan me kulla ku respektonte ndërtimet e vjetra në Tiranë. Ishte diçka më e rregullt, edhe pse isha kundër. Tani ia ka futur me kulla ngado, duke ndërtuar edhe pas xhamisë”, u shpreh ai.

Etiketa: KullatLubonja

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Rrezikoi burgun për fenë, CR7 ‘e kalon me një këshillim’

Rrezikoi burgun për fenë, CR7 ‘e kalon me një këshillim’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com