GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta detyron Wizz Air të pezullojë fluturimet drejt Moldavisë

10:46 - 28/02/23
në Aktualitet, Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Lufta detyron Wizz Air të pezullojë fluturimet drejt Moldavisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania ajrore e Hungarisë, Wizz Air, do të shmangë aeroportin në kryeqytetin moldav, Kishinjev, nga 14 marsi për arsye të sigurisë, ka thënë Autoriteti Civil i Aviacionit në Moldavi.

Ky autoritet ka thënë se është informuar nga kompania ajrore dhe se i vjen keq për marrjen e një vendimi të tillë.

Në njoftim është thënë, po ashtu, se Republika e Moldavisë është duke bërë gjithçka për të garantuar sigurinë e hapësirës së saj ajrore.

Ekzistojnë shqetësime se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të përhapet edhe në Moldavinë fqinje. Ushtarët rusë janë të stacionuar në rajonin e shkëputur të Transdnjestrit.

Javën e kaluar, Rusia ka pretenduar se Ukraina dëshiron ta sulmojë këtë kontingjent të vogël të trupave ushtarake.

Pasi Kishinjevi nuk është më destinacion për fluturime, Wizz Air synon të ofrojë më shumë fluturime nga qyteti rumun, Iasi, që gjendet afër kufirit, është thënë në disa raportime të mediave.

Wizz Air realizon fluturime në disa qytete në qendër dhe juglindje të Evropës.

Meqë i gjithë trafiku ajror në Ukrainë është pezulluar për shkak të luftës, aeroporti në Kishnjvev është një nga destinacionet më të afërta për ukrainasit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

 

REL

Etiketa: Lufta në UkrainëmoldaviaWizz air

Lajme të lidhura

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë
Breaking Views

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’
Breaking Views

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…
Breaking Views

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Para
Gjykata lë në burg 5 të arrestuarit për inceneratorin e Fierit

Trafiku i makinave, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë
Breaking Views

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26

Pranë Parlamentit dhe Xhamisë së Namazgjasë vijon të hidhet molotovë e gaz lotsjellës. Nga pamjet shihet një moment shumë shqetësues...

Lexo më shumë
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:34 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com