GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Lufta e fajdeve, krimi bën ‘masakër’, sekuestron shtëpi e makina

13:32 - 26/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta e fajdeve, krimi bën ‘masakër’, sekuestron shtëpi e makina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përpjekja më e fundit e policisë ishte hetimi për fajde i Fredinant Rrushit, duke i vendosur atij nën verifikim tokat, makinat dhe pronat e tjera që posedonte në Tiranë. Nën gjendje arresti për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i akuzuari është i vetmi që po përballet me drejtësinë, teksa i vëllai, Pajtim Rrushi u la i lirë. Por megjithë dyshimet intensive se Rrushi është i përfshirë në zhvatjen e parave të shtetasve që i kanë kërkuar atij vlera monetare dhe më pas në këmbim dhe në pamundësi të tyre u ka “sekuestruar” pasuritë , hetimi ende nuk ka dalë me konkluzione.

Nën të njëjtat dyshime si të implikuar në dhënien me fajde të parave u vunë nën hetim pasuror edhe dy vëllezërit Marku, të cilëve iu bllokuan rreth 5 milionë euro pasuri, midis tyre 18 makina që nga “Porsche” deri tek “Audi” dhe që ka dyshime se janë bllokuar prej tyre nga rrëmbimi i pasurive pasi pronarët e tyre nuk patën mundësi që të paguanin borxhin e marrë me përqindje. Por nga investigimi i Gazetës “Si” që ka monitoruar nga afër disa nga referimet e policisë për dhënie parash me fajde, një aktivitet kriminal dhe i paligjshëm, prokuroritë nuk ia kanë dalë mbanë që të vërtetojnë hipotezat. E megjithëkëtë, as të bindin dot qytetarë të dëmtuar ndaj të cilëve ka dyshime se iu morën peng mjetet, apo pronat.

Për të ardhur tek Karriçi…

Mbrëmjen kur u qëllua për vdekje Can Karriçi, policia e zonës ku u gjet viktima, sërisht= u mënjanua dhe hetimin e këtij krimi e mori Drejtoria Qendrore e Policisë. Midis dyshimeve se dy grupe po përplasen gjallë a vdekur dhe po eliminojnë njëri-tjetrin, për grindje që nisin nga zotërimi i tregut të lojërave të fatit, një tjetër pistë është ngritur orët e fundit. Duke parë profilin e 35-vjeçarit të vrarë, miqësinë e mëparshme me dy të vrarë të tjerë dhe angazhimin në një grup kriminal, policia i thotë Gazetës “Si” se viktima përdorej për mbledhjen e parave me fajde dhe në disa raste ai është përplasur me shtetas të cilët kishin marrë para borxh tek grupi në fjalë. “Ata që e qëlluan janë profesionistë, flasim për vrasës që veprojnë me qetësi dhe me plan të detajuar, as që bëhet fjalë për vrasje për motive të dobëta”, shprehet njëri nga oficerët që është angazhuar në zbardhjen e vrasjes së sofistikuar, që nuk ka lënë asnjë gjurmë pas.

Indiciet e policisë janë të tilla: Në zonën e Tiranës, Shkodrës, Laçit dhe disa qytete të tjera, grupet kriminale të njohura në fushën e drogës dhe aktiviteteve të lojërave të fatit, shfaqen “bamirëse” për të dhënë para me përqindje. Dhjetëra qytetarë kanë rënë në këtë grackë dhe kanë humbur pasuritë e tyre. Sipas informacioneve, herë janë shtëpi banimi, më së shumti janë troje dhe automjete dhe në shumë raste të tjera janë marrë si garanci dokumenti identifikimi dhe certifikata pronësie, të cilat mbahen të sekuestruara nga fajdexhinjtë. “Kjo po ndodh. Ata që japin para, janë njerëz që kanë miliona lekë të padeklauara, informacionet tona tregojnë se në disa raste kanë qenë biznesmenë të falimentuar që e kanë parë si rrugë shpëtimi dhe mandej apartamente të tëra janë bllokuar nga fajdexhinjtë në zonën e Astirit dhe herë të tjera bixhozxhinj, fëmijë personazhesh të njohur që bien në këtë grackë dhe llogaritë ua delegojnë pridërve”, shprehet një burim i hetimit të krimit të organizuar për Gazetën “Si”.

Megjithatë rasti i vetëm flagrant që më pas avulloi në gjykatë është ai i procedimit të 16 personave për dhënie parash me fajde, thënë ndryshe “ushtrim i palicensuar i aktivitetit financiar”. Hetimi i nisur nga denoncimi i ish-prefektit Pjerin Radovani, nxorri në skenë emrin e një kancelari gjykate, të një notereje, të disa njerëzve problematikë me ligjin që kishin futur në grackë dy djemtë e ish-zyrtarit dhe përmes skemës së dhënies me përqindje deri në 20 përqind në javë, arritën të sekuestrojnë biznesin e tij. Kjo çështje më pas u copëzua në gjykatë dhe asnjë nuk është në gjendje të tregojë nëse ky është apo jo rasti tipik i korruptimit të drejtësisë. /Marrë nga Gazeta “Si”/

Etiketa: aferaKrimKryesore1sekuestro

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
U akuzua për pasuri marramendëse, Shehi tregon të gjitha pronat që ka

U akuzua për pasuri marramendëse, Shehi tregon të gjitha pronat që ka

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com