GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka të bëjë me ne të gjithë

09:10 - 24/02/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lufta e Rusisë në Ukrainë ka të bëjë me ne të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

24 shkurt – ka një vit që në Europë po zhvillohet një luftë brutale. Vetëm përmes punës së gazetarëve bota informohet se si po vuajnë njerëzit në Ukrainë thekson kryeredaktorja e Deutsche Welles, Manuela Kapser-Claridge.

Bora në Bahmut është mbuluar nga gjaku. Prej muajsh trupat ruse tentojnë të marrin qytetin e vogël në lindje të Ukrainës. Sulmet vijnë nga të gjitha anët, të mbështetuar nga trupa brutale e milicëve, Wagner. Shtëpitë dhe rrugët bombardohen pa mëshirë e pa marrë në konsideratë viktimat civile. Para sulmit rus në Bahmut jetonin 70.000 vetë. Se sa jetojnë sot aty nuk dihet. Ata që kanë qëndruar nuk dorëzohen, por të mbështetur nga trupat ukrainase luftojnë për lirinë. Qytetin e tyre të vogël ata nuk duan t’ia lenë në dorë armikut. Bahmut është kthyer në simbol të rezistencës e guximit të ukrainasve.

Bahmut ka të bëjë me të gjithë ne. Nuk mund të mbyllim sytë para asaj që po ndodh në tokën europiane. Vrasje, tortura, përdhunime. Lufta nuk është abstrakte. Në luftë vritet. Popullsia civile bëhet viktimë. Në Bahmut, Butsha, Irpin, Mariupol. Ne gazetarët kemi detyrimin t’i dokumentojmë këto tmere. Në një kohë që duhet të vendosim me maturi, se çfarë duhet të publikojmë. Realiteti brutal nuk duhet zbutur, por në të njëjtën kohë duhet ruajtur dinjiteti i të prekurve. Natyrisht të vazhdojmë të raportojmë, se si popullata civile në zonat e luftës arrin të përballojë jetën nën bombadime të rregullta. Një jetë, në të cilën asgjë nuk është si më parë. Një jetë, ku njerëzit megjithatë dinë të ruajnë momente të forcës e gëzimit.

Zbulimi i informacioneve të rreme

Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e gënjeshtërt? Kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t’u identifikuar, aq më tepër në kohë lufte. Gazetarët tanë që raportojnë nga Ukraina nuk kanë vetëm një nga punët më të rrezikshme, po duhet të verifikojnë edhe pamje e video së bashku me redaksitë e tyre, të flasin me dëshmitarët, të verifikojnë faktet, të vendosin kontekstin e duhur dhe zbulojnë informacionet e rreme. Përditë ata i hyjnë rrezikut të bëhen vetë viktimë e luftës. Puna e tyre meriton nderimin më të lartë.

Është pikërisht gazetaria e pavarur që u shkakton frikë diktatorëve. Prandaj Putin përpiqet me të gjitha mjetet e disinformimit të pengojë publikimin e së vërtetës në lidhje me agresionin rus në Ukrainë. As bota, as popullsia ruse nuk duhet të informohet për të vërtetën; sa viktima civile ka kushtuar invazioni rus, apo sa të larta janë humbjet e ushtrisë ruse. Në këtë pikë gënjehet, falsifikohet dhe heshtet për atë që nuk përshtatet me propagandën.

Në kërkim të së vërtetës

Nuk është e lehtë të përballesh me trolet use të internetit për të drejtuar vëmendjen tek ajo që ndodh në të vërtetë. Por përpjekja ia vlen. Sepse e vërteta duhet të dalë në dritë. Për këtë gazetarët e Deutsche Welles dhe të shumë mediave të tjera rrezikojnë shumë. Po ata gjejnë edhe mbështetjen e popullsisë ukrainase. Njeëzit duan që bota ta dijë, se sa viktima i kushton Ukrainës pushtimi rus, që ata po rezistojnë fort kundër trupave ruse në zonat e pushtuara. Ata duan që krimet mizore të agresorëve t’i bëhen të ditura botës, Raportime këto, që në mediat ruse nuk gjejnë pasqyrim.

Kjo luftë është edhe një luftë për të vërtetën dhe interpretimin. Një vit luftë në Ukrainë do të thotë për shumë njerëz luftë dramatike për mbrojtjen dhe lirinë e vendit. Lufta mbrojtëse e ukrainasve meriton mbështetjen e europianëve. Ne gazetarët ofrojmë për këtë informacione të lira dhe të pavarura. Kjo është detyra jonë. Të sqarojmë sfondin pas zhvillimeve, të ofrojmë kontekstin e rëndësishëm dhe të jemi transparent në lidhje me burimet tona. Me qëllim që të gjithë ata që marrin informacionin tonë të krijojnë vetë opinionin e tyre. Për gjendjen në Bahmut dhe në Ukrainë. E për atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është propagandë./DW

 

 

Etiketa: LuftaRusiUkraine

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Shfaqen në brigjet japoneze peshqit që ‘paralajmërojnë’ tërmetet

Shfaqen në brigjet japoneze peshqit që 'paralajmërojnë' tërmetet

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për grupin me 21 veta të Suel Çelës, mes tyre një gjyqtare dhe gazetari Artan Hoxha

10:52 - 22/02/26

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 21 persona, mes të cilëve edhe kreu i një...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com