GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta ndaj ndryshimeve klimatike, Macron propozon… “taksën e pasurisë”

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria dhe Maqedonia peng të Bullgarisë për negociatat, Macron: Duhet të ndërhyjmë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vënë në dukje se është në favor të një takse ndërkombëtare të pasurisë që do të përdoret për luftën me ndryshimet klimatike.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë në RFI, France 24 dhe Franceinfo, Macron bëri deklarata lidhur me Rusinë dhe Samitin e Paktit të Ri Financiar Global që do të përfundojë sot në Paris.

Macron u shpreh se me këtë samit nuk dëshirojnë vetëm të shpëtojnë planetin, por në të njëjtën kohë dëshirojnë të luftojnë me varfërinë dhe ndryshimet klimatike.

Më tej ai rikujtoi se bota po kalon në një moment “thyerjeje”, se dy vjet më parë në Paris Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vendosi t’u japë të drejta të veçanta tërheqjeje vendeve më të varfra dhe se në këtë kuadër në atë periudhë vendosën që të jepen rreth 100 miliardë euro.

Emmanuel Macron theksoi se do të krijojnë një fond për të ruajtur biodiversitetin dhe pyjet.

Presidenti Macron bëri të ditur se është në favor të një takse ndërkombëtare të pasurisë që do të përdoret për këtë qëllim.

Rusia, “fuqi destabilizuese” në Afrikë

Duke vlerësuar edhe mospjesëmarrjen e Rusisë në samit, Macron komentoi se Rusia është “fuqi destabilizuese” në Afrikë përmes milicëve privatë.

Ristrukturimi i borxhit të Zambias

Macron njoftoi se në kuadrin e samitit në Paris u ristrukturua borxhi i Zambias dhe se Senegali arriti marrëveshje në çështjen e transformimit të klimës.

Duke vënë në dukje se ky vend teksa vazhdon prodhimin me Partneritetin e Transformimit të Drejtë të Energjisë për Senegalin (JETP) mund të pakësojë emetimin e gazit serrë, Macron theksoi se Senegali ka premtuar që të rrisë në 40 për qind pjesën e tij të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030.

Dëshirojmë që vendet e mëdha në zhvillim të largohen nga energjia e qymyrit, tha Macron, i cili tërhoqi vëmendjen se disa vende në Evropë kanë rihapur centralet e tyre të karbonit.

Ndër të tjera, Macron u shpreh se vendet e hemisferës jugore përbëjnë mushkëritë e botës dhe janë në një pozicion rezervë për botën për sa i përket biodiversitetit.

Franca lëshon 1 për qind të gazit serrë në të gjithë botën, deklaroi Macron, duke shtuar se për sektorin e aviacionit, kjo normë është 3 deri në 4 për qind.

Pasi bëri të ditur se vendi i tij prodhon gjysmën e avionëve në botë, Macron tha se “Nëse arrijmë me sukses të dekarbonizojmë këtë sektor, mund të jemi kampion në dekarbonizimin e një sektori të tërë”.

Ndaj pyetjes së një gazetari se “Marrja e borxhit nga Kina, është një problem apo një kurth për vendet e varfra?”, Macron dha përgjigjen që “Po, nëse kapërcen një nivel të caktuar”.

Presidenti Macron bëri të ditur se qasja për të financuar ekonomitë e vendeve të Afrikës nuk bëhet tashmë në mënyrë të drejtë dhe shtoi se duhet të ristrukturohen borxhet e këtyre vendeve.

Etiketa: Macron

Lajme të lidhura

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

07:56 - 17/08/26
Përplasen dy makina në aksin Shëngjin–Lezhë, 4 të plagosur dhe mes tyre dy fëmijë
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Shëngjin–Lezhë, 4 të plagosur dhe mes tyre dy fëmijë

07:46 - 17/08/26
Kaos në Shëngjin, mijëra pushues bllokohen në trafik për orë të tëra
Aktualitet

Kaos në Shëngjin, mijëra pushues bllokohen në trafik për orë të tëra

22:44 - 16/08/26
Para
Rita Ora përkrah legjendës së Hollywoodit, Carrie Fischer

Rita Ora përkrah legjendës së Hollywoodit, Carrie Fischer

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve
Aktualitet

Zjarr i madh në Qishbardhë të Vlorës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

07:56 - 17/08/26

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Qishbardhë në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve. Era e fortë...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:49 - 17/08/26
Përplasen dy makina në aksin Shëngjin–Lezhë, 4 të plagosur dhe mes tyre dy fëmijë

Përplasen dy makina në aksin Shëngjin–Lezhë, 4 të plagosur dhe mes tyre dy fëmijë

07:46 - 17/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Gusht 2026

07:36 - 17/08/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 17 Gusht 2026

07:28 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com