GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lufta në Ukrainë dhe efektet në ekonomi, Gent Sejko takon misionin e FMN-së

17:49 - 07/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Ukrainë dhe efektet në ekonomi, Gent Sejko takon misionin e FMN-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një takim të kryesuar nga Yan Sun, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë. Në fokus të bisedës ishte trajtimi i situatës së krijuar nga konflikti Ukrainë-Rusi dhe efektet e saj në ekonominë shqiptare. Temat e diskutuara ishin ecuria e inflacionit, kursi i këmbimit, zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar, si dhe orientimi i duhur i politikave ekonomike për t’i paraprirë çdo realiteti të ri ekonomik dhe marrja e masave sa më gjithëpërfshirëse.

Guvernatori Sejko u shpreh se Banka e Shqipërisë po bën vlerësimet e saj mbi balancën e faktorëve të rreziqeve dhe do të rishikojë në vazhdimësi përshtatshmërinë e qëndrimit të politikës monetare.

“Deri para këtij konflikti, ekonomia shqiptare ka shfaqur tendenca të qarta rikuperimi. Vlerësimet e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se ndikimi i situatës së rënduar gjeopolitike do të jetë i pranishëm, kryesisht në formën e çmimeve më të larta për artikujt e importit dhe të lëndëve të para” – tha Sejko.

Sejko parashtroi se ekonomia shqiptare ka një ekspozim të vogël direkt ndaj vendeve në konflikt. Po ashtu, ekuilibri i konsoliduar makroekonomik, sistemi i shëndetshëm financiar, rezervat e mjaftueshme valutore, si dhe hapësirat për reagim të politikave monetare e fiskale, janë një garanci më shumë për përballimin e situatave kritike.

Ai theksoi se sektori bankar paraqitet i qëndrueshëm, me tregues që evidentojnë një ambient financiar të gatshëm për të mbështetur më tej zhvillimin ekonomik të vendit. Së fundi, ai shtoi se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan se situata aktuale e konfliktit të armatosur është komplekse. Megjithatë, ata ndanë vlerësimin mbi ekspozimin e ulët direkt të ekonomisë shqiptare, si dhe rezistencën e saj ndaj ndikimit ekonomik e financiar të konfliktit, nëse ky i fundit mbetet në dimensionet aktuale.
Në vijim, ata shtuan se konflikti aktual në Ukrainë dhe sanksionet e vëna ndaj Rusisë shtojnë elementet e pasigurisë mbi pasojat indirekte, pasi tregjet botërore janë shfaqur të luhatshme gjatë ditëve të fundit.

Në përfundim të diskutimeve, u theksua rëndësia e monitorimit të vazhdueshëm të situatës, si dhe koordinimi i politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur.

Etiketa: efektetekonomiFMNGent SejkoLuftaUkraine

Lajme të lidhura

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri
Aktualitet

Në “luftë” me çmimet/ Nga nafta te ushqimet, si po përhapet efekti i krizës globale në Shqipëri

10:09 - 21/03/26
Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë
Breaking Views

Shehu për bordin e karburanteve: Nismë e ricikluar e që në fund nuk do të zgjidhë asgjë

18:25 - 20/03/26
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve
Breaking Views

Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve

17:35 - 20/03/26
Para
Basha sulmon Ulsi Manjën: Duhet të ishe para drejtësisë, jo mbi të

Projekt-rezoluta për Ukrainën/ Basha: Çmenduria e Putin duhet të marrë fund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja
Aktualitet

Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën: Rama po e largon vendin nga BE-ja

12:19 - 21/03/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, kanë...

Lexo më shumë
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:06 - 21/03/26
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Nesër protestë kombëtare, PD iu drejtohet strukturave: Rama është i izoluar, detyra jonë mbetet ta rrëzojmë

11:48 - 21/03/26
Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

11:09 - 21/03/26
Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

10:38 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com