GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta/ Rritet presioni diplomatik e ushtarak ndaj Putin

21:27 - 17/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta/ Rritet presioni diplomatik e ushtarak ndaj Putin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trysnia ndaj presidentit rus Vladimir Putin është rritur si në fushën e betejës ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në terren trupat ukrainase vazhduan edhe të shtunën të nxisin kundërsulmin e tyre, me synimin për të avancuar më tej në verilindje të Ukrainës, një rajon që tashmë kontrollohet pjesërisht nga trupat vendase.

Në një takim të nivelit të lartë mbajtur në Uzbekistan, në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një aleancë sigurie prej tetë vendesh, zoti Putin u zotua të vazhdojë më tej me sulmin ndaj Ukrainës, pavarësisht probleme me të cilat është përballur së fundmi në frontin e betejës. Por presidenti rus po përballet edhe me shqetësime të shprehura nga India e Kina lidhur me konfliktin e zgjatur.

“Unë di që epoka e sotme nuk është e luftës”, i tha kryeministri indian Narendra Modi udhëheqësit rus gjatë një takimi të premten në Uzbekistan. “E kemi diskutuar këtë me ju në telefon disa herë, se demokracia dhe dialogu prekin të gjithë botë”, shtoi ai.

Po në Uzbekistan, një ditë më parë, zoti Putin pranoi se Kina kishte pyetje dhe shqetësime në lidhje me luftën në Ukrainë, por ai nuk foli se për çfarë bëhej fjalë kontretisht. Megjithatë zoti Putin falënderoi presidentin kinez Xi Jinping për atë që e quajti, “pozicion i balancuar” i qeverisë së tij mbi konfliktin.

Tërheqja e nxituar e trupave ruse këtë muaj nga disa pjesë të rajonit verilindor që ata pushtuan në fillim të luftës si dhe shprehja publikisht e rezervave nga aleatët kryesorë të tij, diçka që ka ndodhur rrallë, nënvizojnë sfidat me të cilat përballet zoti Putin në të gjitha frontet. Si Kina ashtu edhe India kanë mbajtur lidhje të forta me Rusinë si dhe një pozicion neutral në raport me luftën në Ukrainë.

Në një deklaratë zoti Xi shprehu mbështetjen për “interesat thelbësore” të Rusisë, por gjithashtu tha se po kërkonte të punonte së bashku (me Moskën) për të “injektuar stabilitet” në çështjet botërore. Zoti Modi tha se gjithashtu dëshironte të diskutonte “se si mund të ecet përpara drejt rrugës së paqes”, duke shtuar se shqetësimet më të mëdha me të cilat përballet bota, janë problemet e lidhura me sigurisë ushqimore, karburantet e plehrat kimikë.

“Ne duhet të gjejmë një rrugëdalje dhe për këtë duhet të kontribuoni edhe ju gjithashtu”, theksoi zoti Modi, çka u pa si një qortim i rrallë publik ndaj presidentit rus.

Komentet e kryeministrit të Indisë hodhën hije mbi pritshmëritë e zotit Putin, i cili e kishte parë takimin e nivelit të lartë, si një mundësi për të forcuar statusin e tij, e si një dëshmi, se ai nuk ishte dhe aq i izoluar ndërkombëtarisht. /Voa/

Etiketa: LuftapresionPutin

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Aksident tragjik në Greqi/ Fëmija 2 vjeç përplaset nga makina dhe tërhiqet zvarrë

Aksident tragjik në Greqi/ Fëmija 2 vjeç përplaset nga makina dhe tërhiqet zvarrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26

Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi...

Lexo më shumë
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com