GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një përplasje e dyshuar mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogës po hetohet në Vittoria të Raguzës, ku gjatë muajve korrik dhe gusht janë regjistruar disa episode dhune.

Sipas mediave italiane, në qendër të konfliktit dyshohet se është vendosur grupi i Giovanni Gurrierit, i cili pretendohet se ka sfiduar një rrjet kriminal lokal, ku përmenden edhe persona me origjinë shqiptare.

Në këtë përplasje del në skenë edhe shqiptari Luzim Ndreu, i njohur me nofkën “Giuliu ’u Tistuni”.

Sipas raportimeve, Gurrieri kishte kërkuar të takohej me të, por pas refuzimit situata dyshohet se ka marrë një tjetër drejtim.

Fillimisht, vëllezërit Di Modica, të konsideruar të afërt me ambientin kriminal lokal, dyshohet se janë sulmuar në banesat e tyre. Më pas, automjeti i Ndreut është djegur.

Konflikti më pas ka kaluar në një tjetër skenë, në lokalin “La Lucciola”.

Sipas mediave italiane, Gurrieri kishte shkuar në lokal dhe u kishte kërkuar disa personave të ndalonin aktivitetin e dyshuar të shitjes së drogës, ndërsa kërkonte edhe takimin me Ndreun.

Situata dyshohet se ka shpërthyer në përleshje fizike. Pronari i lokalit, Leandro Li Calzi, është plagosur në kokë pasi, sipas raportimeve, Gurrieri e ka goditur me një shishe birre teksa ai po përpiqej të ndalonte sherrin.

Nga një përplasje për kontrollin e tregut të drogës, episodi duket se është përshkallëzuar në një seri sulmesh, kërcënimesh dhe dhune, duke ngritur dyshime për një konflikt më të gjerë mes grupeve kriminale që veprojnë në zonën e Raguzës.

Hetimet e autoriteteve italiane po fokusohen te lidhjet mes grupeve lokale dhe personave me origjinë shqiptare, si dhe te roli që secili prej të përfshirëve dyshohet se ka pasur në aktivitetet e trafikut të drogës në këtë zonë.

 

Etiketa: drogeItaliLufte

Lajme të lidhura

“Opozita jemi ne!”/ Gazeta italiane pasqyron protestën në Tiranë: Studentët kundërshtojnë përfshirjen e PD-së
Breaking Views

“Opozita jemi ne!”/ Gazeta italiane pasqyron protestën në Tiranë: Studentët kundërshtojnë përfshirjen e PD-së

19:45 - 31/10/26
Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim
Aktualitet

Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim

19:39 - 31/10/26
“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë
Breaking Views

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë

19:23 - 31/10/26
Para
Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014

Rekord punësimesh në pushtetin lokal/ Gati 40 mijë punonjës në bashki, dyfish më tepër se në vitin 2014

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Opozita jemi ne!”/ Gazeta italiane pasqyron protestën në Tiranë: Studentët kundërshtojnë përfshirjen e PD-së
Breaking Views

“Opozita jemi ne!”/ Gazeta italiane pasqyron protestën në Tiranë: Studentët kundërshtojnë përfshirjen e PD-së

19:45 - 31/10/26

Media italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët kanë vijuar...

Lexo më shumë
Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim

Malësi e Madhe/ Një gjerman sulmon me thikë dy policë që shkuan t’i vinin prangat, kishin marrë denoncim

19:39 - 31/10/26
“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit rikthehen përpara Kryeministrisë, përplasen me policinë

19:23 - 31/10/26
Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Jam i habitur që tentojnë të lidhin Vetëvendosjen me ato

Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Jam i habitur që tentojnë të lidhin Vetëvendosjen me ato

18:28 - 31/10/26
Protestuesit zhvendosen në rrugën “Myslym Shyri”/ Bllokojnë qarkullimin me koshat e mbeturinave

Protestuesit zhvendosen në rrugën “Myslym Shyri”/ Bllokojnë qarkullimin me koshat e mbeturinave

18:11 - 31/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com