GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Luftoi dy muaj me vdekjen, aksidenti që i ndryshoi jetën Dafinës

në Aktualitet, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Luftoi dy muaj me vdekjen, aksidenti që i ndryshoi jetën Dafinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ishte vetëm 5 vjeç, kur nëna e saj ndërroi jetë. Kjo ka bërë që Dafina Qela të ketë një lidhje shumë të ngushtë me babanë e saj. Ishte viti 2016 kur për Dafinën jeta mori një kthesë tjetër. Ajo pësoi një aksident dhe qëndroi dy muaj në koma. Mjekët nuk dhanë shumë shpresë, por sot është shëruar dhe është shndërruar në një model për gratë dhe vajzat.

Dafina tregon se sot ndihet shumë mirë dhe është e lumtur. E ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, Qela thotë se jetë pa sprova nuk ka.

Qela: Arrij ta kujtoj nënën, e mbaj mend fizikun, flokun, jo më shumë. Por duke e parë në foto, kam krijuar disa kujtime me imagjinatë.

Thotë se motra e saj Donika i ngjason nënës, ndërsa Dafina ngjan me babain.

Qela: Babi është engjëll, nuk është njeri. Kam një raport të mrekullueshëm dhe kam fatin që kam një baba që të përkrah në çdo sferë të jetës.

Thotë se janë 4 fëmijë, por babai për shkak edhe të aksidentit, ka një raport pak më të ngushtë me Dafinën.

Qela: Kujtimi që nuk do ta harroj kurrë është kur ndodheshim në Shkup me tren. Unë nuk kisha udhëtuar kurrë me tren dhe nuk do ta harroj. Kemi kaluar shumë bukur. Vetëm unë dhe babi.

Dafina ka rrëfyer edhe aksidentin e rëndë që i ka ndodhur në vitin 2016.

Qela: Isha me motrën dhe tre shoqe. Na kishte ftuar një shoqe e cila do të këndonte në Ferizaj. Ishin tre makina, njëra na preu rrugën dhe të treja makinat u përplasën. Unë isha në gjendje më të rëndë, të tjerët mbetën të lënduar. Isha pasagjere në vend të parë dhe nuk kisha rripin e sigurimit. Gabim! Dua t’i them të gjithëve vendosni rripin e sigurisë sepse nuk dua të shoh dikë tjetër në vendin tim.

Më kujtohet ai moment, para se të bija në koma doja të dija a ishte motra mirë. Kur e dëgjova zërin e saj thashë paska shpëtuar. Nuk e di pse më erdhi ideja që të shpëtonte njëra. Kisha vështirësi sepse kisha lëndime shumë serioze në lëkurë, fytyrë. Por kisha guxim dhe vazhdova tutje. Nëse do të kujtoja përgjithmonë ato momente të këqija, vetëm do të shkatërroja veten. Kur isha në koma dëgjoja çdo gjë përreth, por nuk mund t’i flisja. Kur dola nga spitali ishte një fëmijë dhe i tha të ëmës “mami përbindëshi.” Kur kuptova që e kishte me mua shkova në shtëpi dhe qava. Nuk e shikoja dot veten në pasqyrë për 5 muaj.

Tregon se motra kishte lëndime të vogla. Dafina thotë se kanë një raport shumë të veçantë dhe ajo kujdeset shumë për të.

Qela: Ka ndenjur 24 orë me mua në spital. Më sillte edhe fruta deti në spital, imagjino në atë gjendje. Nga spitali më çonte në parukeri, se unë kam shumë qejf ta mbaj veten. Kur dilnim ashtu fshehur nga spitali, edhe më qahet edhe më qeshet.

Dafina është fëmija më i vogël në familje dhe tregon se e kanë llastuar shumë dhe vazhdojnë ta llastojnë. Pas aksidentit thotë se është bërë më e fortë.

Etiketa: aksidentiDafinarrefimi

Lajme të lidhura

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Para
Aksident në Lushnjë/ 2 persona përfundojnë në spital

Plagosja në Pogradec, kapet pas 5 orësh autori i dyshuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare
Aktualitet

Vlorë/ Lëvizte i armatosur, arrestohet një person në Lungomare

10:22 - 01/08/26

Një person është vënë në pranga në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur pa leje....

Lexo më shumë
Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

Diaspora sot në Tiranë, paralajmërohet protestë masive

10:02 - 01/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com