Beteja me e madhe kontinentale vendos perballe kampionet ne fuqi te europes Portugaline dhe fituesit e kupes se botes, Francen ne Pushkash Arena perballe mijera sportdasheseve te cilet do te ngjyrosin supersfiden e ketij europiani. Nje sfide percaktuese per portugaline qe synon minimalisht barazimin ne te kundert shanset jane te larta per ti thene lamtumiren europianit.
Gjelat jane ne krye te grupit F pavaresisht barazimit me Hungarine ndersa luzitanet mbajne vendin e tete pas humbjes 4-2.
Vemendja e kesaj klasike do te jete e perqendruar edhe tek Cristiano Ronaldo, golashenuesi me I mire I kompeticionit dhe shenuesi I tre golave ne dy ndeshjet e para. Cristiano eshte pese gola para Grizman dhe kerkon te ruaje fronin ndaj francezit.
Portugezet vijne ne kete perballje pas humbjes dramatike me pancerat gjerman ku dy nga golat e pesuar ishin autogola. Mbrojta eshte reparti qe trajneri santos duhet te perfeksionoje per te perballur kampionet e botes.
Franca kerkon hakmarrjen per finale e humbur ne 2016 ku portugezet triumfuan ne minutat e fundit fale golit tee Eder.
Portugalia eshte kualifikuar nga faza e grupeve gjatë shtatë pjesemarrjeve të tyre të fundit në Kampionatin Evropian.
Franca eshte favorite ne leter por duhet ta demostroje kete ne fushen e lojes pasi synon vendin e pare ne grup.
Trajneri deshamp eshte optimist per perballjen me portugaline dhe largon presionin nga lojtaret.
Ne te dyja kampet nuk regjistrohen mungesa thelbesore dhe ne beteje pritet te zbresin dy formacionet me te mira per te matur forcat dhe vendosur fatet e grupit. Franca mbetet skuadra me e kuotuar per te fituar europianin dhe ndaj portugalise nuk lejohet hapi fals pasi do te ishte e dyta radhazi dhe pertej kualifikimit do te perballej me nje presion te madh.
Kualifikimi I gjermanise per ne fazen me eliminim direkt kalon nga Mynihu perballe Hungarise qe udheton me nje doze motivimi ekstra pas barazimit ndaj Frances ccka ka shtuar oreksin te besuarve te trajnerit Rosi.
Aventura e dy kombetareve ne fjale nisi me humbje ne kete europian por me pas koleksionuan piket perkatese perpara aktit te fundit dhe final ne fazen e grupeve.
Morali eshte I larte ne radhet e gjermaneve te cilet neutralizuan kampionet ne fuqi te europes duke leshuar sinjale se humbja ndaj frances nuk ka te beje me nje krize qe mund te lekunde themelet e skuadres.
Per here te fundit gjermania ka fituar turneun ne 1996, ndersa nuk kaluan grupet ne vitet 2000 dhe 2004, por përfunduan si nënkampione në Euro 2008 përpara se të bënin gjysmëfinale në dy edicionet më të fundit.
Te besuarit e trajnerit Lev arriten te ngjiteshin ne majen e botes ne 2014 ndersa tashme tekniku gjerman synon ta mbyll me nder aventuren duke shtuar ne palmaresin e kombetares nje trofe prestigjioz qe mungon prej dekadash.
Pancerat gjerman jane favorite absolut por e bukura e futbollit eshte surpriza, dhe kete eshte e destinuar per ta bere hungaria qe tenton te kualifikohet ne grupin e ferrit.
Ne sevilja te spanjes do te zhvillohet nje perballje zjarri ndermjet spanjes se vendit te trete kombetares sllovake e dyta ne klasifikim.
Duket e pazakonte por ne dy sfidat e para Spanja ka marre vetem dy pike. Fillimisht barazoi pa gola ndaj suedise me pas u ndal ne shifrat 1-1 me polonine e Robert levandovskit.
Slovakia tregoi forcen ne sfiden debutuese me Polonine ku fitoi 2-1 ndersa u mund me pas nga suedia 1-0.
Iberiket jane te denuar per te fituar tre pike pasi ne te kundert mund ti thonin lamtumiren aventures europiane. Trajneri enrike duhet te gjeje formulen per te permiresuar fazen offensive teksa ne dy ndeshje spanja e ka gjetur rrugen e rrjetes vetem nje here, e papranueshme per nje kombetare qe synon te shkoje larg. Furia e kuqe ka dominuar me loje ne dy sfidat e para por pika me e dobet mbetet reparti avancuar.
Sllovakia nga ana tjeter mjaftohet me nje barazim ccka do ta kualifikonte ne fazen tjeter.
Ne sfiden tjeter te ketij grupi, suedia kerkon fitoren per te mos rrezikuar vendin e pare. Nordiket sfidojne polonine ne Gazprom Arena. te udhehequr nga Robert levandovski polonia do te synoje fitoren per te siguruar kualifikimin ne turin me eliminim direkt. Tre piket jane e vetmja mundesi per polaket qe te avancojne me tej ne europian.
Ne kampin tjeter suedia do te vuloste kualifikimin edhe ne rast barazimi por fitorja e kualifikon si e para e grupit.
Isak eshte lojtari me I rrezikshem I suedise ndersa ne kampin tjeter levandovski do te jete kercenimi per suedezet. Ne tete sfidat e lujtura ndermjet tyre, suedia ka fituar ne 7 takime ndersa suksesi I polakeve daton ne vitin e larget 1974. Te dy trajneret respective, Anderson dhe sousa e kane te plote kontigjentin e lojtareve ndersa pritet nje sfide e balancuar ku gabimet mund te percaktojne fatet e kesaj perballje.