GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Sot është një tjetër ditë e zezë”, PD: U godit AMA, zemra e lirisë së medias

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Sot është një tjetër ditë e zezë”, PD: U godit AMA, zemra e lirisë së medias
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat nga selia blu akuzon se Parlamenti po i jep Edi Ramës kontrollin e AMA-s (Autoriteti i Medias Audiovizive), duke i marrë sipas saj vendet e opozitës në bordin e këtij institucioni që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur.

“Sot është një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare. Pas masakrës zgjedhore, me të cilën Rama-Doshi vodhën të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre, regjimi hodhi hapin e radhës kundër demokracisë, duke goditur edhe një herë lirinë e medias. Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur, po i jepet në dorë Kryeministrit dhe regjimit të tij që nuk e fsheh armiqësinë ndaj lirisë së medias.

Parlamenti njëpartiak, me mandat të përfunduar, e që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, përmes Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës reale, ka shkelur në mënyrë flagrante nenet që përcaktojnë procedurën dhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Në garën për kreun e AMAs, me pseudokandidatë nënpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afatëve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe te PS për këtë post. Edi Rama, urdhëroi kandidatēt e listēs së PS në zgjddhjet e fundit, në Komisionin Parlamentar tē Medias, të votonin pēr Armela Krasniqin duke shkelur hapur ligjin dhe specifikisht nenin 7 dhe 8 që pērcaktojnë papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesave.

E paprecedentë procedura e ndjekur për të rrëmbyer vendet e opozitës në bordin e AMAs, në shkelje të legjislacionit actual, të Ligjit për Mediat Audiovizive, e në kundërshtim të hapur me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ky akt godet në zemër lirinë e medias, duke e kthyer këtë institucion në zgjatimin e partisë shtet, ndërsa rolin e drejtuesit të tij e njëson me atë të zëdhënësit të regjimit Rama-Doshi. Me këtë akt antidemokratik kundër lirisë së medias, regjimi Edi Rama kërkon ta përdorë AMA si gjykatën e gazetarëve, organin e censurës, që do kontrollojë jo vetēm platformat televizive, por edhe portalet e mediave on line. Ky organ censure do të përdoret për të implementuar famekeqen paketë të censurës së medias për të ushtruar presion, shantazhuar, mbyllur gojën kujtdo medie apo gazetari që do të guxojë të denoncojë vjedhjen e zgjedhjeve, korrupsionin qeveritar dhe bashkëpunimin e pushtetit me krimin dhe oligarkinë.

Sot, cdo shqiptar që kërkon një Shqipëri më demokratike, një Shqipëri më pranë Bashkimit Europian duhet të jetë i shqetësuar, sepse me këtë akt kundër lirisë së medias, kundër institucioneve të pavarura, demokracia është edhe më e rrezikuar, ndërsa Bashkimi Europian do të mbetet një destinacion politik edhe më i largët. Sot është koha të gjithë të reagojnë!! Të gjithë gazetarët, mediat, institucionet që monitorojnë lirinë e shtypit në Shqipëri. Kapja e AMAs paralajmeron kalimin dhe miratimin në parlament edhe të paketës së censurës së medias onlinë për mbylljen e portaleve online. Pa media nuk ka demokraci! të mos heshtim para se të jetë vonë! Partia Demokratike kërkon që të ndalet menjëherë ky akt antiligjor e antidemokratik i një parlamenti monopartiak” mbyllet deklarata.

Lajme të lidhura

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama
Aktualitet

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!
Aktualitet

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26
Para
Kim: SHBA mbështet fort përpjekjet e KLP-së dhe KLGJ-së

Kim: SHBA mbështet fort përpjekjet e KLP-së dhe KLGJ-së

TË FUNDIT

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë
Aktualitet

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26

Të shtunën, më 1 gusht, Shqipëria kërkoi ekstradimin nga Parisi të Ermal Beqirit, një biznesmeni shqiptar i arrestuar për fluturim...

Lexo më shumë
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26
Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

Aksion antidrogë/ Asgjësohet parcela me mbi 1100 bimë narkotike, arrestohen dy persona

10:21 - 02/08/26
Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com