GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Luizi bëhet milioner, kontratat që e presin jashtë

13:26 - 12/03/23
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Luizi bëhet milioner, kontratat që e presin jashtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndoshta as vetë Luiz Ejlli, nuk do ta kishte imagjinuar suksesin e tij në “Big Brother Vip”. Këngëtari u rikthye në vëmendje të publikut, pas shumë vitesh distancim. Karriera e tij, ishte shkëputur nga muzika, duke u fokusuar tek diplomacia, ku për vite mbajti postin e rëndësishëm në Francë.

Artisti shkodran u bë pjesë e formatit për t’u futur edhe njëherë në një treg, që bëhet dita ditës më i vështirë për të qëndruar në të. Dhe në fakt, ajo që ende Luizi nuk di është suksesi që ka korrur si banorë i kësaj loje, duke qenë edhe një nga pretendentët për ta fituar. Që është më i pëlqyeri e dëshmojnë edhe shifrat marramendësi që ka arritur në rrjete sociale, vetëm në “TikTok” emri i tij ka shkruar mbi 3.8 miliardë shikime.

Ndërkohë, Luizi numëron gjithashtu mbi 576 mijë ndjekës në “Instagram”, llogari e cila u hap pas hyrjes së tij në BBVA. Por, këtë sukses të tij këngëtari nuk e imagjinon dot pasi herë pas here ka thënë që shpreson të paktën të ketë fituar disa ndjekës deri më tani. Edhe së fundmi teksa fliste me banorët, Ejlli u shpreh se ndonëse një dron i erdhi ku thuhej që ka arritur një miliard klikime ai nuk kishte arritur ta besonte këtë. Madje, Luizi tha se shpreson që në “Instagram” të ketë arritur 10 mijë ndjekës deri të tani.

“Para një muaji erdhi një dron dhe shkruante ‘Luani një miliard klikime’, ne menduam se po talleshin, por paska qenë e vërtetë, unë nuk kam pasur ‘Instagram’ kur kam hyrë brenda i kam thënë një shoqes më ka thënë se kur të hysh do ta hap, ishalla i kam kapur 10 mijë, boll kam, sepse jam nga zero”, ka thënë Luizi.

Kënga për Kiarën

Ndërkohë edhe kënga që ai i dedikoi Kiarës për Shën Valentin, ka arritur në 7.9 milionë klikime në “You Tube”, duke u ngjitur në majat e klasifikimeve të këngëve shqiptare, që kanë klikime reale. Shpeshherë në shtëpinë e “Big Brother”, kanë mbërritur dronë, që kanë tentuar t’i japin informacion Luizit për çfarë po ndodhë jashtë me imazhin e tij. Edhe ato pak dronë që ka lexuar, Luizi nuk i ka besuar. Por, ajo që nuk di Luizi, është fakti se ndonëse ende në lojë, ai është bërë i pasur.

Kompani të mëdha janë ofruar për ta pasur imazh të tijin, kurdo që ai të lërë lojën. Bëhet me dije se një kompani kosovare është në bisedime me miqtë dhe të afërmit e tij për ta pasur imazh të produkteve të saj. Kontrata e majme do t’i ndryshonte jetën këngëtarit, që si edhe vetë e ka deklaruar që nga dita që u fut në lojë, është i papunë.

Ndërkohë, një tjetër biznes për Luizin është edhe “Instagram”-i. Edhe pse ende është pjesë e lojës, biznese kanë nisur bashkëpunimet me faqen e tij të “Instagram”-it, ku një postim arrin deri në 3 mijë euro. Të shumta janë bizneset “në radhë” për t’u publikuar në faqen e tij. Gjithashtu, bizneset kanë nisur bashkëpunimet edhe me Luizin brenda shtëpisë. Përditë e më shumë, këngëtarin po e shohim me veshje apo me aksesorë luksozë.

Të gjitha këto janë dhurata nga bizneset, që ndonëse është e ndaluar t’ia përmendin emrin, nuk kanë ngurruar t’i çojnë veshje të kushtueshme brenda shtëpisë. Dhurata e fundit e mbërritur ishte një varëse floriri, që është krijuar posaçërisht për të. Aq të zjarrtë janë fansat e Luizit, sa kanë festuar edhe ditëlindjen e nënës së tij, e cila ndodhet në SHBA. Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë uruar këngëtarin për ditëlindjen e nënës së tij. “Urime ditëlindjen”, dëgjohen të thonë ata ndërsa Luizi i përgjigjet “Veç të jenë mirë”.

 

Etiketa: Luizimilioner

Lajme të lidhura

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Show Biz

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën
Show Biz

Selina nuk e dinte se ishte live, zbulon një skandal të rëndë që ka ndodhur në Top Channel me Marina Vjollcën

23:42 - 07/02/26
Para
Dalin detaje të reja nga “aventura hot” e yllit të NBA

Dalin detaje të reja nga “aventura hot” e yllit të NBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të njohura, aktorin Zhani Ziçishti, i cili u nda nga...

Lexo më shumë
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet)

10:54 - 25/02/26
Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën

10:40 - 25/02/26
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë

10:27 - 25/02/26
Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim

Këlliçi: Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë

10:12 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com