GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Luizi dhe Kiara do bëhen prindër, ja mesazhi që ka Ronaldo Sharka

22:30 - 22/11/23
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Luizi dhe Kiara do bëhen prindër, ja mesazhi që ka Ronaldo Sharka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përmes një kënge të titulluar “Frymë”, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito konfirmuan se do bëhen prindër për herë të parë. Çifti shumë i dashur i publikut shqiptar janë në pritje të një vajze.

Videoklipi hapet me momentin kur Kiara i tregon Luizit lajmin e ëmbël dhe po ashtu përmban momentet e çiftit, pamje nga vizitat e Kiarës, ekoja e bebushit dhe festa e zbulimit të gjinisë.

Në rrjet komentet kanë qenë të pafundme. Mirëpo, përveç atij të Arbana Osmanit , ra në sy edhe ai i Ronaldo Sharkës me të cilin çifti ka pasur përplasje të forta gjatë “Kepit të VIP-ave”.

“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video”, shkruan ai.

Përplasja mes Ronaldos dhe çiftit Luiz- Kiara

Përplasja nisi nga një deklaratë e Ronaldos në “Kepi i VIP-ave”, ku u shpreh se duhet t’i falej atij moderimi i emisionit, duke u shprehur se Kiara po prezanton vetëm falë Luizit.

Luizi reagoi në Instagramin e tij, duke thënë se do t’ia kthente të gjithëve përgjigjen që meritojnë po të kishte qenë pranë partneres së tij gjatë xhirimeve. Por, nuk e la me kaq.

Përmes një postimi tjetër, ai i thoshte Ronaldos (duke mos i përmendur emrin) që të shkonte e të merrte 5 mijë eurot, meqënëse do mbetej pa punë.

Kurse Kiara reagoi nëpërmjet një Instastory ku shkruante: “Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorrën kokën. Koka bën, koka pëson.”

Luizi shkroi gjithashtu në një postim, ku ishte deklarata e Ronaldos: “Nuk bëhen të gjitha punët me b*** o butterfly. Jo të gjitha bëhen për followes, ka një limit”.

Ronaldo iu përgjigj duke thënë se mendonte që Kiara është një moderatore shumë e mirë, vetëm se nuk i përshtatet “Kepit të VIP-ave”. Më pas tha se Luizi 5 mijë euroshin ia kishte premtuar për funeralin e babit të tij.

Gazetari tha se e ka mbështetur Luizin gjatë aventurës së tij në shtëpinë e famshme, po ashtu edhe Kiarën që sipas tij e ka mbrojtur edhe kur të gjithë i dolën kundra, ndërsa sot ajo ia shpërblen në këtë mënyrë. Në fund ai e mbylli me shprehjen “jepi njeriut pak pushtet që ta njohësh tamam”, duke u shprehur i zhgënjyer nga reagimet e ciftit.

Etiketa: KiaraLuiziRonaldo Sharka

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Kështu dukej Alba Vukaj vite më parë (FOTO)

Kështu dukej Alba Vukaj vite më parë (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia
Breaking Views

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26

Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në një fabrikë. Ai...

Lexo më shumë
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com