GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Luizi ndahet përfundimisht nga Kiara? Debatet mes tyre shkuan keq

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Luizi ndahet përfundimisht nga Kiara? Debatet mes tyre shkuan keq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa ditësh duket se marrëdhënia e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka pësuar një krisje. Madje fansat e tyre mendojnë se lidhjes së tyre po i vjen fundi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kjo gjë është dukur nga të dy në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pas spektaklit, ku dyshja kanë tentuar të sqarohen, por asnjëri nuk ka pranuar të bëjë hapa drejt tjetrit.

E gjitha erdhi pas sherrit dhe incidentit të ndodhur gjatë lojës së vajzave, ku Luizi bllokoi Kiarën në mes të lavamanëve në tualet dhe nuk e linte të dilte, deri sa ajo ti fliste, për të dështuar kështu misionin që u kishte dhënë vajzave vëllai i madh.

Kiara i ka kërkuar Luizit të mbajë distancë dhe të ndreqë gjënë që prishi, teksa i ka nënvizuar se ai ende nuk po i kërkon falje. Në një moment, Kiara shprehet se Luizit “duhet t’i vijë turp se një javë pasi takon babain, bën këto skena”.

Gjatë Prime-it të mbrëmshëm, jo vetëm që nuk pati një sqarim mes tyre, por debatet u shtuan edhe më shumë. Çifti më pas pati një bisedë në orët e vona, ku sërish nuk u sqaruan, përkundrazi marrëdhënia e tyre shkoi edhe më keq nga sa ishte.

Pjesë nga debati:

Kiara: Nuk jam një banore dosido për ty. Kiarën që kishe nuk e ke, duhet ta rifitosh dhe që ta bësh këtë gjëja e parë duket ti kërkosh ndjesë, se je 100% gabim. Ajo gjë që ndodhi më ka prekur shumë, jo vetëm mua por edhe të tjerë, Edhe atë që erdhi nga Italia dhe ti e takove. Nuk dua ta kujtoj atë skenë dhe ato fjalë aq të shëmtuara që ke thënë te dhoma e rrëfimit. Mos e përmend Kiarën fare, të më bësh mua deklarata “do fitoj unë, nuk do fitojë Kiara, nuk e lë të fitojë Kiarën”. Po më kthen në pikën zero. Vazhdon duke bërë të fortin. Jam shumë e shqetësuar, pro vazhdoj të qesh deri në fund. Nuk dua të më nxjerrësh nga vetja. Qartësohu, nëse do lojën, apo Kiarën, apo një të mesme të artë. Të thashë merr kohën tënde. Unë çfarë kam menduar me veten, është që do ta shikoj këtë djalë, nëse do më respektojë, a do komunikojë me mua.

Luizi: Rruga e mesme që kam zgjedhur, na solli në këtë debat. Kjo është rruga e mesme. Nëse ti thua “Luiz zgjidh lojën”, unë çohem që tani dhe nuk më intereson fare a je lënduar, apo ndjehesh keq. Nëse më thua “zgjidh Kiarën”, të them “më fal” nga mëngjesi deri në darkë. Tani do të të them kështu dhe të rri vetëm me ty, apo do të të kthej shpinën e të vazhdoj të luaj. Unë nuk bëra gabim, ti e bëre të madhe.

Kiara: Nuk jam vetëm gruaja e Luizit, ke një Kiarë këtu përballë, respektoje për atë që është, kaq. Nuk ma ke ti jetën në dorë dhe nuk më udhëzon dot ti mua. Të jetë hera e parë dhe e fundit që më bllokon. Merr pjesë, luaj si njeri. Nëse unë mërzitem për një moment, të kap prej krahu dhe thua do flasim tani se s’bën.

Luizi: Më vret ideja që e ke në majë të gjuhës atë “e mbyllim”, është e treta herë që ma thua. Duket sikur mezi pret ta thuash. Më ka mbetur në mendje ajo fjalë, nuk jam prej hekuri. Do rri vetëm në krevat. Aty do rri për Zotin, le të rrimë ashtu pra deri sa të dalë prej këtu edhe e vazhdojmë jashtë.

Kiara: Po ça thua o Luiz, je një “drama queen”, mërzitesh, rri gjithë ditën në krevat. Je 37 vjeç, të paskam unë në dorë ty lojën. Nuk të kam në dorë. Unë nuk jam me sustë, nuk do të përqafoj dhe kjo gjë mbaroi, nuk e bëj këtë gjë, nuk ndjej ta bëj. Vazhdo bëj si kalama, rri në krevat gjithë ditën se unë nuk të flas. Aty rri pra, duke ndenjur ti në shtrat unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën ti, ta dish këtë gjë.

Etiketa: KiaraLuizindahen

Lajme të lidhura

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS
Show Biz

Super spektakël në finalen e Botërorit, Justin Bieber i bashkohet Madonnës, Shakirës dhe grupit BTS

12:36 - 09/07/26
Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop
Show Biz

Ndërron jetë këngëtarja legjendare e muzikës pop

11:51 - 09/07/26
Para
Transportonin emigrantë drejt Britanisë, arrestohen 2 shqiptarë

Transportonin emigrantë drejt Britanisë, arrestohen 2 shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet
Botë

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

Pakistani po e rivlerëson në mënyrë aktive rolin e tij si ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi konflikti...

Lexo më shumë
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26
Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com