GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Luks në zyrën e Ceno Klosit, 210 MLN lekë mobiljet, blen dhe karrige rrotulluese

12:25 - 01/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Luks në zyrën e Ceno Klosit, 210 MLN lekë mobiljet, blen dhe karrige rrotulluese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveritarët shkëmbejnë “dhurata” me njëri-tjetrin për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Kështu, ministri i Brendshëm, Taulant Balla i blen mobilje drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosit.

Më datë 30 nëntor 2023, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara (në varësi të Ministrisë së Brendshme) ka publikuar parashikimin për të zhvilluar një tender me objekt “Blerje orendi dhe paisje për mobilim zyrash për Drejtorinë e Përgjithshme te Tatimeve”.

Sipas informacioneve të pakta të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderi do të zhvillohet në dhjetor dhe deri në fund të vitit do të jenë mbyllur procedurat dhe firmosur kontratat.

Pra, Ceno Klosi, Drejtori i DPT, do të ndërrojë karrige e perde dhe zyra do të ketë një tjetër arredim.

Fondi është i Tatimeve, por tenderin e bën agjencia e Ballës, sipas një rregulli të vendosur për blerjet dhe shërbimet e administratës. Në këtë pikë që tenderi është vetëm një plan i parashikuar, por ende nuk është përcaktuar e plot lista  e mobilieve që do të blihen. Gjithsesi përmenden rafte dhe perde. Merret me mend se për zyrat do të blihen karrige të reja, kolltukë, varëse rrobash, komodina të reja. Pra, shpërdorim i hapur i fondeve për luks në zyrat e Tatimeve.

Nuk është mbushur 1 vit, kur drejtori Klosi bleu mobilje të reja në vlerën 124.1 milionë lekë. Çdo vit i ndërron mobiliet ky institucion?

Në dokumentin më poshtë tregohen shifrat e harxhuara vitin e kaluar në tenderin e vitit 2022, me të njëjtin emër.

Vini re se çfarë bleu Klosi vitin e kaluar, më 21 korrik 2022: Karrige rrotulluese zyre me bazament dhe krah mbështetës plastik; Karrige statike pa krahë mbështetës; Karrige statike me krahë mbështetës; Karrige për rangun drejtues; Tavolinë pune e thjeshtë; Tavolinë pune + Komodinë; Varëse rrobash; Pasqyrë muri për tualet; Grila Roller; Raft për dosje (etazher); Dollap;

 

Në fakt, Ceno Klosit i duhet blerë karrigia e të pandehurit në SPAK, sepse e ka mbushur kupën me abuzime dhe shpërdorime të buxhetit.

Sipas KLSH, vetëm në vitin 2022 janë shkaktuar rreth 7.5 miliard lekë dëme buxhetit të shtetit nga ky institucion.

“Janë evidentuar diferenca të konsiderueshme në qarkullimin e të ardhurave të deklaruara në kasat fiskale me të ardhurat e deklaruara në deklaratat e TFTH-së dhe TVSH-së; në qarkullimin e deklaruar në formularin e deklarimit të pagesës të TVSH-së (FDP) dhe deklaratën e Tatimit mbi Fitimit, të klasifikuara si të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit për periudhën objekt auditimi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake rezultojnë në shumën 754,281,903 lekë”, thuhet në raportin e KLSH.

Ndërkohë që KLSH zbulon këtë gropë që i kanë shkaktuar buxhetit Tatimet, drejtori Klosi nuk shqetësohet po ndërron mobiliet. Duket se paska futur në valle edhe ministrin Balla!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimeauditimceno klosikarrigeKLSHorendi zyreraportTaulant Ballatendertender 2022

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Ramadani flet për Euro 2024: Dua Gjermaninë dhe Italinë në grup

Ramadani flet për Euro 2024: Dua Gjermaninë dhe Italinë në grup

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26

Edhe pse kryeministri Rama deklaroi pas vendimit të Kushtetueses se nuk ka urgjencë për trajtimin e kërkesës së SPAK pasi...

Lexo më shumë
Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

Vlora sërish pa ujë, Ujësjellësi lajmëron punime në rrjet, ja zonat që preken

19:17 - 22/02/26
Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

Partizani mund me përmbysje Flamurtarin dhe i bashkangjitet Dinamos

19:08 - 22/02/26
Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com