GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Luksi i Aulona Bylykbashit, merr Fuoristradë me qira 9 milionë lekë, nuk preferon makinën e bashkisë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Luksi i Aulona Bylykbashit, merr Fuoristradë me qira 9 milionë lekë, nuk preferon makinën e bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e Bashkisë Elbasan shpenzon 9 milionë lekë qira për fuoristradë që e përdor për punë. Ky shpenzim luksi tregon jo vetëm pasionin për luksin, por edhe arrogancën e pushtetit. Fundja kjo është një kokrrizë rëre para abuzimeve me qindra miliona euro në tenderët që nënkryetarja ka favorizuar biznesmenët Nazif Bajrami, Eral Myftaraj, Arbër Abazi, Nuri Balla dhe Marsel Shega.

Megjithatë ky lloj shpenzimi për qira automjetesh ia vlen të raportohet, sepse në këtë mënyrë po zbrazet çdo ditë arka me paratë e taksapaguesve të Elbasanit.

Bashkia Elbasan për transportin e administratës dhe kryerjen e shërbimeve publike te Bashkisë, ka marrë subjektit “E ”shpk 3 automjete me qira për një periudhe 1-3 vjeçare (2021-2022-2023).

Bashkia ka likuiduar dhe vazhdon likuidimin e qirasë te 3 mjeteve subjektit për 3,9 milionë në vit ose 9,5 milionë për 3 vjet (Land-Rover 1 vit), sipas kushteve kontraktore, përkatësisht:

– 1 “Wolzvagen” 60,000 lekë/muaj x 12 muaj=720,000 lekë/vit x 3 vite=2,160,000 lekë,

– 1 Fadrome , tarifa 178,000 lekë/muaj x12 muaj=2,136,000 lekë/vit x 3 vite=6,408,000 lekë,

– 1 “Land-Rover” me tarife 75,000 lekë/muaj x 12 muaj=900,000 lekë/vit.

Një nga kontratat me nr. 6444/12 datë 27.05.2022 e nënshkruar nga 2 palët subjekti “A.-K. ”shpk dhe zëvendëskryetarja Aulona Bylykbash ka vazhduar deri në janar 2024. Nga auditimi që kreu KLSH për këtë praktike qiraje automjetesh, rezultoi: “a. Shpenzimi i qirasë prej 9,5 milionë lekë nuk është efiçent dhe paraqet mos efektivitet në fondet publike, pasi me këtë vlere 3 mjetet mund te bliheshin te reja.

Nuk argumentohen tarifat e larta të qirasë për 3 mjetet, përkatësisht: autovetura 60,000 lekë/ muaj, Fadroma 178,000 lekë/muaj dhe Fuoristrada 75,000 lekë/muaj”.

Sipas raportit të KLSH,  “Nuk justifikohet arsyeja e marrjes me qira të mjeteve, për transportin e administratës dhe kryerjen e shërbimeve publike te Bashkisë, pasi Bashkia dhe Agjencia e Shërbimeve Publike disponon mjetet e veta, madje vetëm ASHP disponon 50 mjete te gjitha llojeve, konkretisht: 15 autovetura (vetura, furgona dhe fuoristrada etj), 8 fadroma, 2 borëpastruese, 1 traktor, 5 ekskavator, 16 kamionë te ndryshëm dhe mjete tjera ekzistuese dhe te blera gjatë vitit 2022 (1 ekskavator).

Pra, me fjalë të thjeshta, ky dëm në buxhetin e shtetit ka ardhur me vetëm një firmë të Aulona Bylykbashit. Për transportin e saj nga shtëpia në zyrë dhe në selinë e PS-së. Zëvendëskryetares i duhej një transport luksi për veten dhe stafin e ngushtë.

Bylykbashi nuk pyet shumë për ligje, vendime apo urdhra. Kjo fuoristradë e marrë me qira bie në kundërshtim me Urdhrin e Ministrisë së Financave nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik , me ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, çka ngarkon me përgjegjësi zv/kryetarët e bashkisë Elbasan që kanë firmosur kontratat.

Me miratimin e raportit të auditimit nga kryetarit i KLSH, Arben Shehu, është dërguar rekomandimi për Bashkinë Elbasan që të ndërpresë likuidimin dhe kontratat me subjektet qiradhënëse “E” ShPK me mbarimin e afateve kontraktore janar 2024, për 3 automjetet e marra me qira, përkatësisht: “Wolzvagen Sharan”, Fadrome “Caterpilar” dhe 1 “Land-Rover”, pasi këto shpenzime qiraje nuk janë efektive për buxhetin, sepse Bashkia dhe ASHP disponon mjetet e veta.

Bashkia Elbasan, sidomos Agjencia e Shërbimeve Publike, harxhojnë një buxhet të madh për makina e mjete të tjera. Pak ditë më parë nga kjo ndërmarrje e bashkisë u anulua një tender për blerjen e dy makinave elektrike me vlerë 54 milionë lekë.

Nyja lidhëse dhe firma e fundit për këto shpenzime është zëvendëskryetarja e e bashkisë, Aulona Bylykbashi. Ajo është nëpunës i autorizuar për buxhetin, administron dhe menaxhon veprimet në arkën e bashkisë, firmos aktet dhe korrespondencën e krijuar. Përmes saj kalon çdo vendim apo dokument tjetër që miratohet në Këshillin Bashkiak.

 

Kujtojmë se në 28 shtator 2022, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi, firmos tenderin me vlerë afro 1.4 miliardë lekë për kompaninë Bajrami N shpk, për rikonstruksionin e shkollës së mesme “Kostandin Kristoforidhi”. Kompania e Nazif Bajramit u favorizua megjithëse nuk i përmbushte kriteret. Shkolla akoma nuk ka mbaruar, ndërsa afati ishte 8 muaj.

Të njëjtës kompani në 11 prill 2022, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi i firmos një tender me vlerë rreth 530 milionë lekë (përfshirë TVSH) për sistemin dhe asfaltim të rrugëve “Grigor Nosi” Xhafer Duhanxhiu” Hasan Kopili” në lagjen 5 Maji. KLSH zbuloi se kompania u pagua nga Bylykbashi për një sasi punimesh të pakryera. Skema ishte e kontrolluar nga zëvendëskryetarja e cila caktonte për mbikëqyrje në të dy tenderat një studio që vetëm firmoste faturat.

Me firmën e nënkryetares, për pastrimin e Elbasanit, nipi I deputetit, Arbër Abazi, mori kontratën me vlerë 2.6 milionë euro, me ‘ofertë fituese’ pothuajse sa fondi limit.

Po ashtu, Bylykbashi ka diktuar një tender 600 mijë euro edhe për kompaninë e krimeve mjedisose “Viola Green”. Kompania e Marsel Shegës është denoncuar për hedhjen e plehrave të Rogozhinës dhe Peqinit në lumin e Shkumbinit.

Në vitin 2020, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka gjobitur dhe çuar për ndjekje penale firmën Viola Green që paguhej nga taksat e qytetarëve për të trajtuar mbetjet urbane në Rrogozhinë, por në fakt i hidhte në lumin Shkumbin duke krijuar një landfill të hapur, ndërsa gjithçka përfundonte në det.

Korrupsioni me tenderat i zëvendëskryetares së Bashkisë Elbasan tashmë është objekt pune i SPAK. Në 4 maj 2027, sipas Vizionplus TV, Byroja kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me policinë e Elbasanit kanë shkuar në bashkinë e Elbasanit nga ku kanë sekuestruar disa dosje dhe 6 telefona celular, 2 kompjutera. Një nga zyrtarët, të cilëve iu është sekuestruar telefoni është nënkryetarja e bashkisë së Elbasanit, Aulona Bylykbashi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Aulona Bylykbashi

Lajme të lidhura

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:53 - 25/06/26
Emigranti nga Gjermania akuzon Kryeministrin si agjent të Izraelit, i heqin mikrofonin
Breaking Views

Emigranti nga Gjermania akuzon Kryeministrin si agjent të Izraelit, i heqin mikrofonin

21:44 - 25/06/26
Ish-kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bashkë’: Kur diaspora gjobitet, Shqipëria ngrihet
Breaking Views

Ish-kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bashkë’: Kur diaspora gjobitet, Shqipëria ngrihet

20:52 - 25/06/26
Para
Gjekmarkaj: 7 të vdekur në një javë nga vrasjet! Policia vetëm numëron kufomat

Gjekmarkaj: 7 të vdekur në një javë nga vrasjet! Policia vetëm numëron kufomat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore
Botë

Katastrofë në Venezuelë! Mbi 50 mijë të zhdukur nga tërmeti, zona të tëra ‘zhduken’ nga pamjet satelitore

15:28 - 26/06/26

Mbi 50 mijë persona vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën. Dy tërmete i...

Lexo më shumë
Kurba/ Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët të 4 muajve

Bie çmimi i naftës në tregjet botërore, rikthehet në nivelet para konfliktit me Iranin

15:04 - 26/06/26
Gjasula, Teqja dhe Palaj: Kursi UEFA A, një hap i rëndësishëm drejt karrierës si trajnerë

Gjasula, Teqja dhe Palaj: Kursi UEFA A, një hap i rëndësishëm drejt karrierës si trajnerë

14:40 - 26/06/26
Fitorja ndaj Gjermanisë dhe kualifikimi historik, presidenti i Ekuadorit shpall festë Kombëtare ditën e sotme

Fitorja ndaj Gjermanisë dhe kualifikimi historik, presidenti i Ekuadorit shpall festë Kombëtare ditën e sotme

14:14 - 26/06/26
Partizani në “qiellin e shtatë”, FSHF miraton propozimin e klubit për transformimin e fushës në “Arena e Demave”

Partizani në “qiellin e shtatë”, FSHF miraton propozimin e klubit për transformimin e fushës në “Arena e Demave”

14:09 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetjojobetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişgrandpashabetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet