GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Luksi i zyrës së Ramës, 360 MLN lekë për mirëmbajtjen e kondicionerit, denoncohet në KPP

13:04 - 12/03/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Luksi i zyrës së Ramës, 360 MLN lekë për mirëmbajtjen e kondicionerit, denoncohet në KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur vjen fjala për luksin e kryeministrit Rama, çdo institucion vihet në lëvizje, që t’i plotësojë kushtet me tendera ku nuk pyetet për shifrat. Këtë herë Rama ka kërkuar që të kontrollohen e mirëmbahen kondicionerët se me sa duket nuk janë sipas ‘formatit’ të tij dhe menjëherë për këtë kërkesë është vënë në lëvizje Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara. Kjo është në varësi të Ministrisë së Brendshme që drejtohet nga krahu i djathtë i kryeministrit, Taulant Balla.

Bëhet fjala për tenderin me objekt “Shërbimi i mirëmbajtjes së sistemit të kondicionimit të ndërtesës së Kryeministrisë”, i cili është hapur në fund të dhjetorit 2023 dhe në 15 janar 2024 është zhvilluar procedura.

Por, për shkak të denoncimit nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse, fituesi u bë publik vetëm më datë 4 mars 2024.

Siç e kemi theksuar në fillim, ky tender është ankimuar në KPP. Konkretisht, në datën 30.01.2024, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e bashkimit të operatorëve ekonomikë “Ecs Eco Climate Solution SHA & Edemeli SHPK”.

Nga shqyrtimi i dokumenteve konstatohet, se objekti i ankesës lidhet me kundërshtimin e vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Ecs Eco Climate Solution SHA & Edemeli SHPK”. Gjithashtu, bashkimi i operatorëve kërkon skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “ALTEC” SHPK.

Zakonisht, Jonaid Myzyri kur nuk ka argumente të rrëzojë denoncimet, i hedh në kosh me një justifikim komik. “Ankesë e bërë para afatit”, kjo është etiketa e që përdor në raste të tilla KPP.

Dhe kështu, kjo ankesë nuk është pranuar nga KPP sepse thotë që dy firmat në fjalë kanë dërguar shkresën para afatit sepse deri më datë 30 janar Autoriteti Kontraktor ende nuk kishte publikuar në sistemin e prokurimeve fituesin e këtij tenderi. Nuk

“Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se afati për dorëzimin e ankesës pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, në procedurat e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar, në rastin e ankesave për procesin e vlerësimit të ofertave, është brenda 7 ditëve nga publikimi i njoftimit të fituesit ose publikimi i njoftimi të anulimit.

 Në rastin konkret, referuar verifikimeve të kryera në Sistemin e Prokurimit Elektronik, rezulton, se nga ana e autoritetit kontraktor nuk është publikuar ende në SPE, njoftimi i fituesit apo njoftimi i anulimit për procedurën e prokurimit objekt-ankimi, ndërkohë që bashkimi i operatorëve ekonomik “Ecs Eco Climate Solution SHA & Edemeli” SHPK, ka dorëzuar ankesën për procedurën e mësipërme të prokurimit, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, në datën 30.01.2024 dhe pranë autoritetit, më datë 30.01.2024”, shprehet KPP.

Por, pikërisht këtu qëndron ngërçi, sepse qëllimisht Agjencia e ka publikuar emrin e fituesit një muaj më vonë në sistem, edhe pse gara ishte mbyllur që në 15 janar, për shmangur mundësinë për ankesat. Mbase KPP është marrë vesh me ‘telepati” me komisionin e Ballës dhe kanë gjetur këtë mënyrë për të neutralizuar ankesat e operatorëve. Kujtojmë që firmat njoftohen menjëherë që janë skualifikuar nga gara, para se Autoriteti Kontraktor (komisioni i Ballës) t’i kalojë në sistem.

Si përfundim, vendimi që ka dhënë KPP për tenderin nuk e pastron manipulimin, por thjesht i hap rrugë institucionit të xhirohen paratë tek kompani e paracaktuar.

Dhe pikërisht këtë lojën më afatet e luajnë shpesh si kartë institucionet për të shpëtuar aferat e tyre.

Epo bëhet fjala për rehatinë e kryeministrit! Edhe pse dy vite më parë e njëjta agjenci zhvilloi një procedurë me vlerë 270 mijë euro. Në 2021-shin ishte pandemia nëpër këmbë,  kryeministri kërkonte kondicionerë anti -COVID.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimkondicionerKPPkryeministriaTaulant Ballatender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
I zhdukur prej 10 ditësh, policia greke në kërkim të 52-vjeçarit shqiptar (Emri+Foto)

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit
Aktualitet

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj nga Bashkia Klos, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e...

Lexo më shumë
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

07:31 - 11/01/26
Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com