GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Lumë korrupsioni, pas Shirokës, Paqsor Buzi merr edhe Kirin, tenderi i Nikolin Prendit 1.1 miliard lekë

15:21 - 11/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Lumë korrupsioni, pas Shirokës, Paqsor Buzi merr edhe Kirin, tenderi i Nikolin Prendit 1.1 miliard lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lumi Kir përmbyt fshatrat, ndërsa Nikolin Prendi, drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit, e kaloi verën duke bërë pazaret e tenderit për punimet mbrojtëse. Dhe fituesi shpallet më 17 tetor 2025, ndërsa kontrata bëhet e ditur më 10 nëntor 2025 nga Agjencia e Prokurimit Publik. Tenderi ishte hapur në qershor, por ndarja e parave zgjati plot 5 muaj. Enigma ishte kush do t’i merrte paratë e lumit Kir, djemtë e “Llazo” shpk me seli në Bishtqethem, Kolonjë, Lushnjë, apo Paqsor Buzi me “GPG Company”, oligarku i Lushnjes.

Djemtë e panjohur Anea dhe Aldi janë bërë milionerë me tenderat duke pasur mbështetje të fuqishme politike. Po ashtu, Paqsor Buzi luan gjithmonë pranë eksponentëve të Rilindjes. Së fundmi, kanë qenë të dukshme lidhjet e tij me Belinda Ballukun, shefen e shtabit të PS-së për Fierin dhe Lushnjen. Janë pikërisht këto lidhje që i bëjnë pronarët e këtyre firmave protagonist absolutë të tenderave me vlera të mëdha.

Këtë radhë është tenderi “Mbrojtje nga gërryerjet e lumit Kir ( Ish fusha e druve )”, me fond limit 109,046,192.00 lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 11-07-2025 nga autoriteti kontraktor Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë.

Shenjat e tenderit fiktiv

Paqsor Buzi dhe djemtë e Llazos janë partner biznesi dhe nuk mund të besohet se në këtë tender ishin konkurrentë. Detyra e djemve duket se është të mbështesin Paqsor Buzin, i cili shfaqet si sipërmarrës i madh i prokurimeve. Kujtojmë se Paqsor Buzi dhe djemtë e Llazos më 7 dhjetor 2022 morën nga Ujësjellësi i Kurbinit tenderin 4.5 miliardë lekë me objekt: “Ndërtimi i rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm të Ujësjellësit të qytetit Laç, Faza e IV-ërt”, të dy kompanitë u paraqitën si BOE (Bashkim operatorësh ekonomikë).

I njëjti bashkim kompanish ka marrë tenderin e Ujësjellësit Lushnjë me fond limit 2.5 miliardë lekë me objekt “Rehabilitimi i linjës kryesore të linjës së furnizimit me ujë nga rotondo e Grabianit deri në stacionin e pompave Virove, Lushnje”.

Pra, dy kompanitë lushnjare janë vazhdimisht në marëveshje me njëra tjetrën për tenderat dhe ofertat. Edhe në këtë tender ofertat e tyre janë të përafërta dhe të koordinuara.

Paqsor Buzi në këtë procedurë ka pasur partner kompaninë me bazë në Shkodër “SMO VATAKSI” Shpk, pronar i së cilës është Xhevat Vataksi.

Sipas dokumenteve në këtë tender kanë marrë pjesë 11 operatorë dhe bashkime firmash, nga të cilat 8 janë skualifikuar në fazën e parë nga komisioni i vlerësimit të ofertave. Tre operatorë janë paraqitur me oferta zero lekë. Ndërsa operatorët me oferta më të ulëta janë mënjanuar për “mos përmbushje të kritereve”

Nga pjesëmarrësit ka pasur tre oferta më të ulëta se sa ajo e kompanisë së Paqsor Buzit. Kështu, firma “2 T” SH.P.K, ka bërë ofertë ekonomike 76,106,730 Lek pa TVSH.

Bashkimi i Operatoreve Ekonomik “NDERTUESI 2014” SH.P.K, ka propozura ta bëjë këtë punë me 76,282,857 Lek pa T.V.SH. Po ashtu, operatori “ViaNex” SH.P.K, ka bërë ofertën më ekonomike: 65,343,495 Lek pa T.V.SH.

Ndërkaq, një fakt kompromentues për procedurën është prezantimi i disa kompanive me ofertë zero lekë. Ato janë “DELIA IMPEX” SH.P.K, “DESARET COMPANY” SH.P.K  dhe “Progres Shkodra” SH.P.K, që kanë marrë pjesë pa paraqitur ofertë ekonomike.

Bashkimi i Operatoreve Ekonomik “SMO VATAKSI” SH.P.K, & “G. P.G. COMPANY” SH.P.K, kishte ofertën ekonomike 85,668,692 lekë pa TVSH dhe është skualifikuar bashkë me ofertat e tjera më të ulëta. Kjo është një taktikë e përdorur gjerësisht kohët e fundit ku komisioni n ë fazën e parë eliminon konkurrencën e ofertave më të ulëta, ndërsa fituesi “shpallet” nga KPP, që urdhëron kualifikimin e “ankuesit”.

“Ankesa” e Paqsor Buzit në KPP   

Më datë 5 gusht 2025, “GPG Company” kërkoi në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP)  shfuqizimin e vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga BOE “SMO VATAKSI” sh.p.k & “G.P.G COMPANY” sh.p.k në procedurën e prokurimit me objekt “Mbrojtje nga gërryerjet e lumit Kir (Ish fusha e druve )”, me fond limit

109,046,192.00 lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 11 korrik 2025 nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë.

KPK mori vendim 6 tetor 2025,  “Të pranojë ankesën e paraqitur nga BOE “SMO VATAKSI” sh.p.k & “G.P.G COMPANY” sh.p.k” dhe urdhëroi që të rishikohej vlerësimi i firmës së Buzit. Kjo u pasua me një vendim më 17 tetor 2025 që hiqte pezullimin e tenderit, pasi u bindën se Paqsor Buzi ishte shpallur fitues i kontratës nga Nikolin Prendi.

Në gusht, Paqsor Buzi mori edhe tenderin 3.8 miliardë lekë për Shirokën

Gjërat janë të koordinuara nga lart që Paqsor Buzi të marrë një sasi të madhe fondesh. Paralelisht me tenderin e mësipërm, Dritan Agolli, drejtori i FSHZH u ka dhënë këtyre dy kompanive tenderin me objekt “Transformimi urban në hapësira publike kryesore Rajoni 1 (Rikualifikimi i zonës turistike të hyrjes Shirokë-Shkodër Faza 2)”. Fondi limit i caktuar për këtë projekt është 374,876,251 lekë pa TVSH.

Në tenderin e mbajtur më 27 gusht 2025 morën ojesë 17 operatorë konkurues, por tenderi ka qenë i paracaktuar për oligarkun Poaqsor Buzi që në këtë tender merrte pjesë me kompninë G.P.G. COMPANY” SHPK e bashkuar me firmën “SMO VATAKSI” SHPK. Oferta e Paqsor Buzit ishte 295,285,479 lekë pa TVSH.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e klasifikon tenderin Open Data Albania. Procedura është shënuar me një “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

A është Belinda Balluku pas arritjeve të fundit të Paqsor buzit?

Paqsor Buzi ka marë shumë tendera dhe koncesione këtë vit, falë mbështetjes së Belinda Balukut, e cila si shefe politike e qarkut Fier kujdeset edhe për mirëqenien e biznesmenëve që e mbështesin në fushatën elektorale. Paqsor Buzi me selinë e kompanive në Lushnjë është i lidhur me të paktën 7 firma: G.P.G Company, Egnatia Hydropoëer, HIDROALBANIA ENERGJI, BETA, VELLEZERIT-TOLA, PARK SOL ENERGY dhe PAG Investment Group.

Përmes firmës së ndërtimit G.P.G Company ku është bashkëpronar, Paqsor Buzi ka marrë mbi 100 tendera me vlerë mbi 200 milionë euro, gjatë viteve të fundit.

Paqsor Buzi ka qenë një nga klientët kryesor të Fatos Tushes, kur ky i fundit ishte në krye të Bashkisë Lushnje.

Mbi 20 % të totalit të tenderave, Paqsor Buzi i ka marrë pikërisht nga Bashkia Lushnje, kryesisht me paracaktim dhe me oferta fituese në kufijtë e fondit limit, duke krijuar dyshime të forta se Tushe ishte indirekt pjesëtar në fitimet e kompanisë.

Fatos Tushe u arrestua me kërkesë të SPAK me 6 korrik 2021. Në 24 maj 2021, Tushe i ka dhënë tenderin e fundit Paqsor Buzit me vlerë 2.5 milionë euro.

Edhe Kontrolli i Lartë të Shtetit e ka përmendur disa here  në raporte kompaninë e Paqsor Buzit, e cila pasi fiton tenderat në formë pazari, mashtron me zbatimin e kontratave, duke përvetësuar paratë publike me situacionet dhe faturat për punë të pakryera.

Në muajin shtator të vitit 2019, Buzi u arrestua nga policia së bashku më një grup biznesmenësh. Ata u dyshuan si të përfshirë në një skemë gjigante mashtrimi ndaj shtetit. Bëhej fjalë për mashtrim nëpërmjet tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH. Akuzat e ngritura ndaj tyre ishin për “krijim të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Sipas njoftimeve të policisë së asaj kohe, dëmi i shkaktuar prej tyre ndaj shtetit kapte shifrat e rreth 26 milionë eurove.

Balluku i dha një dorë të madhe Buzit qysh në fillim të vitit. Nuk e besojmë se drejtori i Ujësjellësit Lushnjë, Klaidi Shkurti, ka guximin t’i japë Paqsor Buzit kontratën 5.7 miliardë lekë, 4 muaj para zgjedhjeve, pa pyetur Belindën.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Furnizimi me ujë i fshatrave Goricaj, Sopez, Senesa, Ferras, Mërtish, Këmishtaj, Spolate, Gradisht, Fier Seman, Gungas, Babunje, Babunje e re në Njësinë Gradishtë”. Fondi limit për këtë projekt me kohëzgjatje 1 vit e gjysmë është 571 515 049,00 lekë pa TVSH.

Në tender morën pjesë 5 kompani, por drejtori i Ballukut i skualifikoi 4 prej tyre dhe la vetëm “GPG Company” për vlerësim.

Kështu, pasi u eliminua konkurrenca, kontrata u nënshkrua me kompaninë e Paqsor Buzit më 13 janar 2025.

Në këtë valë është edhe tenderi i Bashkisë Fier me vlerë mbi kufirin e lartë me fond limit 249 470 651,00 pa TVSH që u shpall fillimisht më 24 janar 2025 dhe data e mbajtjes së procedurës ishte më 24 shkurt 2025. Megjithëse kishte mjaftueshëm pjesëmarrës, 7 kompani u munduan kot të bënin letrat, sepse Subashi nuk i ndahet Paqsor Buzit.

Ky i fundit u shpall fitues më 18 mars 2025 me ofertën 165 098 873,00 lekë pa TVSH.

Qershia mbi tortë për Buzin ishte dhënia e parkut fotovoltaik në Sarandë, ku Balluku dirigjoi vendimin e Bashkisë që i kaloi 60 hektarë tokë kompanisë “PARK SOL ENERGY” SH.P.K, ku bashkëpronarë është edhe Paqsor Buzi.

Ndërsa në vitin 2023, përmes KESH-it, kompania e Buzit mori 1.3 miliard lekë. Bëhet fjalë për tenderin e Ergys Verdhos me objekt  “Rehabilitimi i tunelit të shkarkimit pranë Digës Zadejë”, me një fond limit në vlerën 126,859,115 lekë të reja pa TVSH. Edhe ky tender është dhënë me “flamur të kuq”.

Gjithsesi pazaret më të mëdha, Buzi i ka bërë drejtorin e FSHZH, Dritan Agolli. Më datë 7 qershor 2023, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka firmosur aferën e radhës.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi i rrugës “Spille, Guri i lëmuar” deri te “Hauzi i Vilëbashtovës” dhe Rruga “Vath Koreshi, Unaza e Lushnjës” me fond limit  rreth 5.8 milionë dollarë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Nikolin PrendiPaqsor buzitender

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com