GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lushkja, pa dorashka: Duam trofe, jam krenar për klubin

22:08 - 07/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lushkja, pa dorashka: Duam trofe, jam krenar për klubin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy gola të shënuar dhe një kualifikim i vendosur nga këmbët e tij. Regi Lushkja ka qenë një nga protagonistët kryesorë të ecurisë së Tiranës në Europë. Mesfushori ishte titullar edhe në sfidat ndaj Beshiktashit dhe tregoi pas ndeshjes në “Air Albania” keqardhjen që skuadra nuk ia doli të paktën të shënonte ndaj ekipit turk. Lushkja foli edhe për kampionatin dhe çfarë pret në të ardhmen në Superiore, ku sipas tij Tirana pretendon titullin kampion.

 

Një ndeshje e mirë në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë ndoshta vendosën diferencat në letër?

Tani ndeshja u mbyll. Besoj se kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë. Kemi dhënë maksimumin nga minuta e parë deri në fund. Shpresonim që të shënonim një gol. Të them të vërtetën rastet i kishim, por ndoshta fatin nuk e kishim me vete. Tej gjithçkaje, dhamë maksimumin në një ndeshje kaq të madhe. Dihet se çfarë ekipi kishim përballë dhe cili është Beshiktashi.

 

Në pjesën e dytë?

Mendoj se në këtë pjesë disa detaje bënë diferencën. Na ndëshkuan me një goditje standarde dhe dihet që ai është një ekip i madh dhe të ndëshkojnë.

 

Të shumtë janë ata që kanë aluduar se nëse Tirana nuk luante me Beshiktashin shkonte në fazën e grupeve. Jeni i këtij mendimi?

Unë besoj shumë te ky grup, pasi kemi skuadër shumë kualitative. Besoj se mund t’ia kishim dalë. E sigurt që kalonim këtë tur, por edhe në grupe, përse jo…

 

Një 2023 i çuditshëm për ju. Erdhët në janar te Tirana, në verë humbët vendin e titullarit, por një gol me Dinamon ju ktheu në 11-she. Çfarë keni për të thënë?

E vërtetë është kjo situatë. E nisa nga stoli ndeshjen e parë. Gjithmonë kam besuar te cilësitë e mia. U futa që në ndeshjen e parë me ndihmën dhe besimin e duhur. Kam shënuar dy gola dhe jam shumë i lumtur se si kemi ecur deri tani përballë Beshiktashit. Ndihem krenar për veten dhe djemtë.

 

Tani Europa iku. Ktheheni me plane të mëdha për ndeshjet në kampionat dhe Kupë?

Është një maratonë e gjatë që duhet të luhet. Do të presim nisjen e kampionatit. Normalisht objektivat tanë dihen. As nuk diskutohet që luftojmë për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. E kemi bërë gjithmonë dhe do ta bëjmë edhe këtë sezon./PanoramaSport

Etiketa: lushkjaTirana

Lajme të lidhura

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Para
Plani i MLS për transferimin e Mbappe

Plani i MLS për transferimin e Mbappe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com