GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lutfi Dervishi: Kiko zbulon arsyen pse nuk rriten pensionet

20:14 - 29/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironia e Lutfi Dervishit: Shqipëria në vend numëro, ja vizioni i politikanëve tanë për 2030-n
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Lutfi Dervishi shkruan me ironi se Kiko ka zbuluar arsyen se pse nuk rriten pensionet.

Ai shprehet se pensionistët kuptuan me ngjarjen në Lushnje, “se kanë të bëjnë me një kryeministër zemërmirë, që mendon për ta”.

Postimi i gazetarit Lutfi Dervishi:

Kiko zbulon arsyen se pse nuk rriten pensionet

U desh një ngjarje tragjike që Kiko të kuptonte se pse nuk rriten pensionet në Shqipëri.  Kam vite në këtë vend dhe deri më sot nuk e kam kuptuar se si është e mundur që pensionistët të jetojnë me një pagë që nuk siguron as edhe një banane në vakt? Po ilaçet? Po drita? Po uji? Po buka? Po qokat? Po ..? Si është e mundur që çmimet janë dy-tre fishuar dhe pensionet kanë mbetur në vend? Si është e mundur të jetojnë me 100 -150 mijë lekë mbi 640 mijë pensionistë? Për gjithë këto pyetje Kiko sot mori përgjigje shteruese kur lexoi postimin e kryetares së bashkisë së Lushnjës sipas së cilës “zonja që ndërroi jetë, “u bë keq” sapo dëgjoi që në janar do të futej në skemat e ndihmës nga buxheti bashkiak!!

Kiko u ndje keq që kishte menduar shumë keq për kryeministrin. Ai qenka shpirt njeriu. Ai nga mëngjesi në darkë mendoka vetëm për shëndetin e njerëzve. Po të kishte rritur pensionet, siç rekomandojnë ca trutharë të opozitës dhe ca ekonomistë që gjyshja e tij ju jep ujë me bishtin e lugës së kafesë, do të ndodhte hataja në këtë vend. Rritja e pensioneve do të shtonte masivisht numrin e infarkteve dhe Covidi do të dukej si grip pulash para lajmit për rritjen e pensioneve.

Ky vend përballoi me sukses tërmetin, Covidin, luftën në Ukrainë, por edhe rezistenca e ka një kufi. Nuk ka asnjë shans të përballojë rritjen e pensioneve.

Rritja e pensioneve do të paralizonte sistemin shëndetësor. Shqipëria ka vërtet kardiologë shumë të mirë, por nuk do të mjaftonin gjithë kardiologët e Europës për të përballuar  “arrestet kardiake”, pas lajmit për rritjen e pensioneve.

Pasi e kuptoi se rritja e pensioneve bëhet për arsye thjesht humanitare, Kiko u kthjellua dhe e pa problemin edhe më gjerë. Edhe nëse nuk do të kishte shumë infarkte, gjë që rasti i zonjës së Lushnjës e përjashton si mundësi, sërish do të kishim pasoja të rënda familjare dhe sociale. Pensionistët ja kanë dalë për shkak të kontributit të fëmijëve. Po të rriten pensionet dobësohen lidhjet prind-fëmijë dhe familja shqiptare do të merrte një goditje fatale.

Rritja e pensioneve, do të dobësonte edhe shanset e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Deri më tani i vetmi produkt bio që Shqipëria mund t’i japë Europës  është “toleranca fetare”. Por rritja e numrit të viktimave në institucionet shtetërore do të shoqërohej me përsëritjen e riteve pagane si therja e pulave të zeza. BE do të kuptonte që toleranca fetare është hipokrizi se shqiptarët më shumë i besojnë bestytnive dhe liderëve politikë sesa fesë.

Rritja e pensioneve gjithashtu do të ishte një goditje fatale për konsumatorët shqiptarë dhe do të zhvlerësonte paketat e rezistencës së qeverisë.

Therja e pulave të zeza mund ta çojë çmimin e vezës në stratosferë… Megjithatë çdo e keqe e ka edhe një të mirë, – tha Kiko. Çmimi i vezës mund t’ia kalojë çmimit të pulës, por më në fund i jep drejtim, në favor të vezës, edhe dilemës mijëravjeçare cila ishte e para: veza apo pula?

Etiketa: DervishiironiaLutfi

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Para
Lindi në kasolle, por pushtoi botën – Historia e Mbretit të Futbollit

Lindi në kasolle, por pushtoi botën - Historia e Mbretit të Futbollit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret
Breaking Views

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë qeveria është gati të dëmshpërblejë të gjithë të dëmtuarit nga zjarret e verës së...

Lexo më shumë
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com