GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ma shkruani këtu vendimin”, Zamira Durda i jep GJKKO fletore te djalit 6-vjeçar

19:49 - 18/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ma shkruani këtu vendimin”, Zamira Durda i jep GJKKO fletore te djalit 6-vjeçar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme janë dëgjuar sot dëshmitë e para lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dhe të tjerë ish-zyrtarësh lidhur me atë që njihet si tragjedia e Gërdecit.

Mes përplasjesh dhe debatesh të forta, në GJKKO u dhanë dëshmitë e personave të thirrur nga SPAK, një pjesë e të cilëve kanë humbur të afërm apo janë plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur në 15 mars 2008.

Feruzan Durda, që humbi djalin e mitur në Gërdec më 15 Mars 2008, pati përplasje me avokatët e Mediut, pasi nuk i tregoi gjykatës që djali i tij i madh kishte punuar në fabrikën e demontimit të armëve për 1 muaj e gjysmë, fakt të cilin e kishte pohuar në prokurori një muaj pas tragjedisë.

“Atëkohë s’kam qenë as në qiell e as në tokë. Se keni idenë çdo të thotë të humbasësh një djalë 6 vjeç”, iu kthye ai avokatëve, të cilët insistonin të dinin se ku punonte sot i biri, por gjykata se lejoi të përgjigjej.

Bashkëshortja e Feruzanit, Zamira Durda, e pranoi se djali i madh, Geraldi, atëkohë 14 vjeç, ishte punësuar në fabrikë, por nuk kishte as kontratë dhe punonte në kushte të rrezikshme. “Kam humbur 3 pjesëtarë të familjes. E dija që aty ishte me rrezik por askush nuk na dëgjonte. Nuk kisha ku të trokisja. Se mendoja që shteti mund të na vriste. Shfrytëzuan varfërinë, ishin të babëzitur”, tha ajo.

Zamira Durda, që vuri në lëvizje SPAK për çështje u përplas me avokatin e Fatmir Mediut, kur ai e pyeti nëse e kishte personale me të pandehurin.

“Nuk kam asgjë personale me Fatmir Mediun. E kam me shtetin, ne kishim besim tek shteti dhe tek ushtria nuk mendonim se shteti jonë do na vriste. Gërdeci është krim shtetëror dhe duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ajo, teksa i bëri thirrje ish ministrit të mbrojtjes të përballej me të në sallën e gjyqit.

Para se të linte sallën e gjyqit Zamira Durda nxori dy fletore dhe i tha gjykatës që t’i jepte shpjegime se përse janë bosh.

“Ne i vuajtëm pasojat. Në pak sekonda mu shkatërrua gjithë jeta. Djali bëri detyrat e fundit te klasës së parë me 13 mars. Me 17 mungoi në shkollë. Më thoni pse im bir nuk jeton më. Ma zbardhni vendimin në këto fletore”, bëri thirrje ajo.

Etiketa: GerdecGJKKOZamira Durda

Lajme të lidhura

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Para
Rikthehet pas 8 muajsh, ish-trajneri i Partizanit me skuadër të re

Rikthehet pas 8 muajsh, ish-trajneri i Partizanit me skuadër të re

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com