GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Majlinda Kelmendi pensionohet nga sporti aktiv, dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”

23:23 - 06/12/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Majlinda Kelmendi pensionohet nga sporti aktiv, dekorohet me urdhrin “Shotë Galica”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një ceremoni shtetërore, kampionia e Kosovës, Majlinda Kelmendi, më 6 dhjetor është pensionuar si xhudiste aktive. Në ceremoninë e organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u tha se bota mësoi për Kosovën falë Majlinda Kelmendit.

Duke mos i përmbajtur lotët, vet Kelmendi tha se për gjithë suksesin e saj falënderimi më i madh i takon Kosovës.

“Kam punuar shumë që mos të zhgënjej Kosovën e ta bëjë vendin krenar”, tha Kelmendi duke i falënderuar të gjithë për përkrahje përgjatë rrugëtimit të saj.

Në këtë ceremoni, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nderuar Majlinda Kelmendin me urdhrin “Shotë Galica”. Urdhri “Shotë Galica” u ndahet personave, të cilët kanë avokuar, kanë bërë vepra trimërie apo akte guximi, por edhe luftuan për barazinë gjinore.

“Ajo me të drejtë cilësohet si legjendë e sportit të xhudos, heroinë e Kosovës. Në tre dekadat e jetës së saj u bë fytyra e Kosovës së sotme” – tha presidentja Osmani gjatë fjalimit.

Presidentja Osmani përmendi edhe trajnerin e Majlindës, Driton Kukën dhe Agron Kukën, kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës duke i falënderuar për lartësimin e shtetit të Kosovës.

Ndërkaq, Driton Kuka, trajner i Majlinda Kelmendit e përshkroi atë si simbol të lirisë së fituar me shumë sakrifica.

“Majlinda u bë personazhi cili u jepte shpresa njerëzve të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë”, tha Kuka.

Kelmendi konsiderohet gjerësisht si një nga garueset më të mëdha të xhudos dhe sportit në Kosovë në përgjithësi. Suksesi i saj më i madh ndodhi në Lojërat Olimpike “Rio 2016” kur fitoi medaljen e artë të parë Olimpike por edhe të parën për Kosovën.

Kelmendi u bë dy herë kampione e botës dhe katër herë kampione e Evropës. Përgjatë karrierës, Kelmendi po ashtu fitoi katër herë titullin më garën e famshme të Grand Slamit të Parisit. Ishte xhudistja e shpallur më e mira në botë në vitin 2017.

Pas përfundimit të Lojërave Olimpike që këtë vit në korrik u mbajtën në Tokio, Majlinda Kelmendi kishte njoftuar tërheqjen nga sporti aktiv. Ajo përballej me shumë probleme fizike të cilat i pamundësuan edhe medalje në Tokio. Pas tërheqjes nga sporti aktiv, Kelmendi do të vazhdojë punën si trajnere përkrah mentorit të saj, Driton Kuka./Marrë nga REL.

Etiketa: aktivdekorohetmajlinda kelmendiShote Galicasportiurdhri

Lajme të lidhura

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë
Kosovë & Rajon

Vjosa Osmani pritet në takim nga sekretari amerikan, Marko Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës sonë

09:56 - 21/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!
Breaking Views

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26
Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet
Kosovë & Rajon

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar, barkodi promovon drejtpërdrejt produktet

08:55 - 19/02/26
Para
Pas krizës energjetike, OSHEE dhe KESH pritet të vlerësojnë mundësitë

Pas krizës energjetike, OSHEE dhe KESH pritet të vlerësojnë mundësitë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com