Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Mallakastër, ku ka mbetur i vdekur një person. Burime bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë e mjeti ka dalë nga rruga, në vendin e quajtur Drenovë,. Nga plagët e marra ka humbur jetën shtetasi me inicialet Gëzim Qallia. Mësohet se makina ka rënë në humnerë, ndërkohë që zjarrfikësja dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës.
Discussion about this post