GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT/“Makthi” i banorëve, arrestohen tre hajdutët serialë në Lezhë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përdhunoi një 16-vjeçare, prangoset i riu në Selenicë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre persona të identifikuar si autorë të disa vjedhjeve, kanë përfunduar në prangat e policisë së Lezhës. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se tre të arrestuarit kishin kryer vjedhje në banesa dhe në ambiente të ndryshme, në Lezhë dhe në Laç.

Blutë kanë zbardhur një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti, nga 3 të dyshuarit me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar:

– Gjevahir Ceka, 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022, ka vjedhur në banesën e një shtetasi;

– Gjovalin Lleshi, 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022, ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;

– Ardian Dani, 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, rezulton autor i disa vjedhjeve.

Lexo edhe: Botërori në Katar/ Argjentinës nuk i lejohet të gabojë, sfidat sot

Njoftimi i plotë:

Lezhë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Serial”, për goditjen dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën në banesa dhe në ambiente të ndryshme, në Lezhë dhe në Laç, lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim.

Zbardhen një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti, nga 3 të arrestuarit me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, në vijim të punës për goditjen e rasteve të vjedhjes, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe për nxjerrjen përpara drejtësisë, të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Serial”.

Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:

– Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022, ka vjedhur në banesën e një shtetasi;

– Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022, ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;

– A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:

  • Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi;
    •Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi;
    •Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.

Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve të tjera të vjedhjeve që janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: banoreLezhëVjedhje

Lajme të lidhura

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën
Aktualitet

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…
Aktualitet

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Para
ALARMI/ Të dhënat e shqiptarëve në WhatsApp ofrohen për shitje

ALARMI/ Të dhënat e shqiptarëve në WhatsApp ofrohen për shitje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën
Aktualitet

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26

Qindra shqiptarë nga diaspora janë nisur nga Anglia dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të marrë pjesë në...

Lexo më shumë
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26
Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

Presidenti Trump zbarkon në Europë, fillon vizitën dy-ditore në Dublin

13:58 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com