GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Edi Rama po ndërhyn brutalisht në çështjet e Kosovës”

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Edi Rama po ndërhyn brutalisht në çështjet e Kosovës”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Diplomati i njohur Mal Berisha gjykon se drejtuesit e shtetit të Kosovës po tregojnë një durim të tepruar, një lloj përulësie të paarsyeshme ndaj Edi Ramës dhe ndaj qëndrimeve që merren ndaj tyre, një njeriu që i fyen dhe që flet në emër të tyre pa e autorizuar askush, duke nënvizuar faktin se kosovarët nuk kanë votuar për Edi Ramën dhe se ai nuk është përfaqësuesi i tyre.

  1. Mal Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “A Krasta Show” nga gazetari Adi Krasta në Syri Tv për të komentuar qëndrimet e fundit të Ramës dhe ku ai nuk ngurroi t’i bënte edhe një sugjerim, Kryeministrit të Shqipërisë, “të merrte një hartë” … që ta kishte parasysh para se të fliste për Republikën e Kosovës.

Pjesë nga intervista: 

Adi Krasta: Kryeministri Rama, në raport me situatën në Mitrovicën e Veriut, Serbinë,  kryeministrin Kurti dhe natyrisht Vuçiç, bëri dy deklarata që nuk kanë qenë kurrë kaq kontradiktore në këto raste… Ai, herën e parë, me një ndjenjë të kuptueshme sarkazme tha që “të trembesh është  një ngjarje budallaqe, nuk do të guxonte kurrë Serbia të vinte një gisht”.

Po Serbia vuri 6 gishta dhe 14 duar edhe rrëmbeu dhe 3 policë dhe do të krijojë çdo rast për ta kthyer në “casus belli” për t’i mërzitur shqiptarët, për t’i vendosur ata nën hegjemoni. Pyetja është, do të duhej të analizohej kjo çështje?!

Mal Berisha: Unë them se çdo gjë e thënë për të njëjtën çështje, qoftë në mënyrë ambiguitive, por sidomos kur është kontradiktore, nuk e ndihmon çështjen. Unë jam pak i habitur jo vetëm me zotin Rama. Jam pak i habitur edhe me vetë liderët e Kosovës dhe aq më shumë me ata që monitorojnë Kosovën, që kanë lënë mënjanë aktin më të rëndësishëm, më të qenësishëm, më ligjor që i jep të drejtën Kosovës të jetë një vend i pavarur. Dhe kjo është Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, në të cilën është marrë një vendim i prerë, me një thënie të qartë që “Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është një akt legjitim në pikëpamje të ligjit ndërkombëtar”.

Lufta që është bërë për të shkuar deri në atë gjykatë nga Serbia ka qenë shumë e madhe, sepse kanë pasur një shpresë shumë të madhe që gjykata do të thoshte se ky është një akt “ilegjitim” dhe ky do të ishte shumë – shumë në favor të Serbisë.

Dhe e kundërta: unë jam një nga dëshmitarët se kam qenë në sallën e gjyqit, kam jetuar me emocionet më të mëdha të jetës sime deri në çastin kur ai japonezi tha që ky është një akt “i ligjshëm”. Kam pasur pranë  Ministrin e Jashtëm e të Kosovës, ambasadorin tonë z. Barbullushi në Hagë dhe një delegacion tonin dhe e kam parë me sytë e mi si ka hyrë në atë sallë Vuk Jeremiçi dhe si ka dalë.

Tani, kur ata e humbën këtë betejë shumë të madhe, gjetën një rrugë tjetër: injorimin e këtij akti, bërjen pothuajse non ekzistent, filluan luftën e madhe për zhbërjen e atyre njohjeve që Kosova kishte marrë deri atëherë dhe vazhdojnë ta bëjnë përditë.

Në këtë aspekt unë mendoj që Kryeministri i Shqipërisë, më së pari, duhet të marrë një hartë, në atë formën që ka Kosova dhe të thotë që “a është ky akt juridik i Gjykatës Ndërkombëtare, i vlefshëm ende apo nuk është?!” Dhe në qoftë se është, ai akt është marrë duke pasur parasysh ato dhjetëmijë milje katrorë ose kilometra katrorë në të cilat përfshihet të gjitha ato zona ku sot është konflikti në veri të Kosovës!

Tani, për mendimin tim, kosovarët, drejtuesit e shtetit të Kosovës tregojnë një durim gati të tepruar, të cilin unë nganjëherë e çoj deri në… gati në një lloj përulësie të paarsyeshme ndaj Edi Ramës dhe ndaj qëndrimeve që merren ndaj tyre. Në mbledhjet e qeverisë i fyen me fjalë të papranueshme komplet, flet në emër të tyre pa e autorizuar kërrkush.

Kosovarët nuk kanë votuar për Edi Ramën! Mund ta duan një pjesë e kosovarëve, të tjerë nuk e duan se ne jemi në pluralizëm, por nuk është përfaqësuesi i tyre! Është shtet më vete. Është njësoj sikur të çohet tani Moldavia e të flasë për Rumaninë, nëse Rumania duhet të bëjë apo s’duhet të bëjë diçka ose anasjelltas.

Në këtë aspekt unë mendoj që ndërhyrjet kaq flagrante dhe kaq kontroverse nuk i bëjnë aspak mirë Kosovës,” theksoi ambasadori Mal Berisha ndër të tjera.

Etiketa: Mal Berisha

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Mbyllja e Universitetit të Korçës, Prifti: U hodhën 48 mln euro, u kthye në fabrikë letrash

Mbyllja e Universitetit të Korçës, Prifti: U hodhën 48 mln euro, u kthye në fabrikë letrash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar
Aktualitet

Trageti me pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar, arrestohet në Korfuz kapiteni shqiptar

16:55 - 17/07/26

Një kapiten shqiptar është arrestuar nga autoritetet portuale greke në Korfuz, pasi dyshohet se drejtonte një traget me numër pasagjerësh...

Lexo më shumë
Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com