GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mala dhe Kaçe, jashtë formacionit për ndeshjen me Teutën, Daja: VAR do na penalizojë

12:50 - 09/09/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Probleme për Partizanin, humb mbrojtësin pak para ndeshjes me Baselin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja ka dalë në konferencë për mediat në prag të ndeshjes së parë për sezonin 2021-2022 të Superligës me Teutën, që do të luhet të premten në orën 19:45 në ‘Elbasan Arena’.

Drejtuesi i të ‘Kuqve’ të kryeqytetit ka folur për merkaton duke theksuar se edhe pse ka bërë afrime të mira ende nuk është i kënaqur.

“Gjithmonë trajnerët nuk kënaqen, kërkojnë akoma më shumë, kërkojnë t’i kenë vendet e dubluara dhe të kenë më shumë alternativa. Gjithsesi besoj që tani jemi më të kompletuar dhe të kënaqur me grupin që kemi në dispozicion.  Janë afruar rreth 20 futbollistë me mbarimin e edicionit të kaluar, ku kemi një ndërthurje shumë të mirë të brezave, pra kemi lojtarë me eksperiencë. Porta është e blinduar me Hoxhën dhe Teqen. Gjithashtu kemi afruar një portier me shumë prespektivë si Laroshi.

Për të vazhduar me zv.kapitenin Belicën, me 2-3 alternativa në qendër. Për të vazhduar me Zhunior që është një nga pikat tona kryesore dhe me goxha eksperiencë. I është afruar në kualitet dhe rikthimi i Malës dhe afrimi i Kaçes. Gjendja e tyre nuk është e duhura, për të startuar nga fillimi nesër. Kemi lojtarë të rinj që mund të jenë lojtarë të formacionit bazë, duke filluar që nga Rrapaj, Albion Marku, etj. Kemi shumë lojtarë 19-vjeçarë me shumë prespektivë që do të jenë e ardhmja e Partizanit”.- tha ai.

Më tej numri një i stolit të ‘Demave’ foli edhe për supersfidën me Teutën, duke theksuar se Mala dhe Kaçe nuk do të jenë titullar.

“Nesër luajmë ndaj skuadrës kampione e presim që të jetë një ndeshje e vështirë. Duhet të jemi pragmatist pasi nuk kemi gjendjen e duhur kjo e për shkak të merkatos që kemi bërë.

Nëse Mala dhe Kaçe do të kishin gjendjen e tyre më të mirë do të ishin titullarë nesër kjo as nuk diskutohet. Mendojmë që të na vijnë sa më shpejtë në formën e tyre pasi do ta ndihmojnë shumë skuadrën.”-u theksoi Daja.

Ndërsa në fund të konferencës, tekniku ka theksuar se sistemi i VAR, i cili është risi i këtij sezoni të Superligës, mund t’i penalizojë.

“VAR mendoj se do të ulë shkallën e padrejtësisë. Kam mendimin që ndoshta do të na penalizojë pasi duhet të përshtatemi me këtë sistem të ri që është risi në Superligë”.-mbylli komunikim e tij trajneri i Partizanit./Gijotina.com

Etiketa: partiznaiTeuta

Lajme të lidhura

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Para
Shtylla elektrike rrezikon banorët e Lezhës, mund të bjerë nga momenti në moment

Shtylla elektrike rrezikon banorët e Lezhës, mund të bjerë nga momenti në moment

TË FUNDIT

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve
Botë

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26

Këshilli i Ministrave i qeverisë së Giorgia Meloni, në mbledhjen e fundit ditën e sotme, 18 mars, vendosi uljen e...

Lexo më shumë
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com