GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Malaj i lutet Ramës: Mos ia jep Ballës flamurin e Ismail Qemalit, që t’ia ngulë në zemër BE-së

13:14 - 13/04/25
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Malaj i lutet Ramës: Mos ia jep Ballës flamurin e Ismail Qemalit, që t’ia ngulë në zemër BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Arben Malaj:

Një lutje publike të vetmit lider të përzgjedhur nga Zoti. Të lutem shoku Edi, mos ia jep flamurin e Ismail Qemalit, Taulant Ballës t’ia ngul në zemër BE-së. Të paktën bëj katër verifikime paraprake:

1. Kontrolloi çantën e shpinës së Taulantit, pasi ai nuk ha dy-tre kokrra dardha. Taulanti vjedh edhe një thes për ‘miqtë ndërkombëtarë’.

2. Kontrolloi valixhet e Taulantit, sepse ai historikisht nuk ka frikë të kalojë nëpër dogana kriminelë që i kërkon edhe SPAK.

3.Kontrolloi xhepat e Taulantit, sepse ai është i varur nga bixhozi dhe mund të vjedhë peshq nga “Kopshti i Eden” dhe t’i shesë për të paguar borxhet, peng edhe në kazinotë e BE-së. Verifiko nëse ka vjedhur peshq apo jo me kamerat saudite të versionit “Big Brother”. Aty akush nuk mund të të haj pa lejen tende, as nga pas, as nga përpara dhe as anash.

4. Borxhet të detyrojnë të shesësh shpirtin, familjen politike, por edhe flamurin më të bukur në botë.

Aman shoku Edi, se kemi 113 vjet dhe nuk po e gjejmë dot se kush e thuri dhe kush e ka versionin origjinal të flamurit të shpalljes së pavarësisë.

Nuk u gjet dot as kur në sheshin e Flamurit u zhvarrosën/u zbritën poshtë statujat e përjetësuara të shpalljes së pavarësisë.

Mos u trego i pamëshirshëm me “qenin tuaj besnik”.

Taulanti të ka shërbyer si “qen verbërisht besnik”, gjithmonë dhe sa herë që duhej të sulmonte këdo që të kundërshtonte apo nuk të pëlqente ty.

Pa shpirtësia është tipar i liderëve autoritarë deri diktatorialë.

Ju përbetoheni 24/7 që nuk jeni i tillë.

Provojeni publikishte me rastin e shokut Taulant, qe kur nuk lodhet ti vetofrohet si “qen besnik” cdo udheheqesi te radhes, por pa braktisur te vjetrit.

Taulanti ka studjuar ne Rumanine e Anastases, prr shkenca politike dhe aty ka mesuar per dobishmerine e qenit “qen besnik” per jarriere te pershpejtuar dhe pushtet te pa kufizuar.

Sa me shume raste kafshimi ne sherbim te liderit te gjithe pushtetshem, aq me shpejte dhe aq ma larte fluturonte karriera e tij.

Taulanti nuk eshte individe, por eshte prototipi dhe kreu i tufes se qenve besnik te vetkeqperdorur per perfitime jo vetem politike.

Problemi eshte se jo pak nga tufa e qeneve besnik kane ngordjur politikisht. Rradha eshte afruar edhe per Taulantin.

Sapo zbrita në Romë, atdheun e Evropës së Bashkuar. Si stdjues i integrimit evropian vetëm udhëheqësit arrogantë dhe të babëzitur nga çdo parti politike mund ta vonojnë, por nuk mund ta pengojnë perspektivën evropiane të kombit shqiptar.

Per te vertetuar dobishmerine shoqerore te postimeve i kerkova ndihme inteligjences artificiale cfare nen kupton “Qe Besnik” ne politike. Ja pergjigjia e saj.

“Nga një këndvështrim negativ, koncepti i ‘qenit besnik’ mund të nënkuptojë disa aspekte jo të favorshme”

* Besnikëri e verbër dhe pa kritikë: Mund të sugjerojë dikë që ndjek verbërisht udhëzimet ose mbështet një person apo ide pa vënë në dyshim asgjë, pavarësisht nëse është e drejtë apo jo. Kjo mund të çojë në mungesë të mendimit kritik dhe në veprime të dëmshme ose imorale.

* Varësi e tepërt dhe mungesë individualiteti: Mund të portretizojë dikë që është tepër i varur nga një tjetër, duke humbur identitetin dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të pavarur.

Kjo mund të nënkuptojë mungesë iniciative dhe vetëbesimi.

* Shfrytëzim dhe abuzim: Një person “besnik si qen” mund të jetë më i prirur të shfrytëzohet ose abuzohet nga të tjerët, duke qenë se besnikëria e tij e palëkundur mund të shfrytëzohet për qëllime jo të mira.

* Mungesë ambicieje dhe iniciative: Mund të sugjerojë dikë që është i kënaqur të ndjekë të tjerët dhe nuk ka ambicien të marrë drejtimin ose të ndjekë qëllimet e veta.

* Në kontekste politike ose sociale: Mund të përdoret në mënyrë pejorative për të etiketuar dikë si një ndjekës të verbër të një lideri ose ideologjie, duke injoruar çdo argument ose provë të kundërt.

Në thelb, në një këndvështrim negativ, fraza “qen besnik” heq vlerën e mendimit të pavarur, iniciativës personale dhe aftësisë për të vënë në dyshim autoritetin ose normat ekzistuese. Sugjeron një besnikëri të verbër që mund të jetë e dëmshme për individin dhe për shoqërinë në tërësi.

Etiketa: ballaflamurMalaj

Lajme të lidhura

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…
OP-ED

I papezullueshmi Edi Rama, edhe nëse larg qoftë kryeministri…

14:41 - 13/02/26
Para
Do shisnin armë në Tiranë, Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë (Emrat)

Do shisnin armë në Tiranë, Policia arreston në flagrancë dy të rinjtë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh
Breaking Views

Çahet rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën, u inaugurua para dy vjetësh

09:55 - 22/02/26

Rruga që lidh Lumin e Vlorës me Himarën ka pësuar një tjetër çarje, në një segmanet tjetër. Sipas specialistëve ka...

Lexo më shumë
Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

Itali/ 20-vjeçari shqiptar rreh nënën dhe zhduket, kamerat e filmuan duke u hedhur në det

09:24 - 22/02/26
Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

Kavajë/ Kapet Landi Puja, goditi për vdekje 48-vjeçarin pas sherrit për parkimin

09:09 - 22/02/26
Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

Fundosja e urës/ Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet çdo lëvizje, izolohet plotësisht rruga

08:52 - 22/02/26
Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

Shpëtohet i riu që u bllokua në Kanionet e Osumit, u fut vullnetar për gjetjen e një të mbyturi

08:32 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com