GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mali i Zi ashpërson regjimin e vizave për shtetasit rusë! Spajiç: Do ndjekim politikat e BE-së

16:55 - 21/11/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Mali i Zi ashpërson regjimin e vizave për shtetasit rusë! Spajiç: Do ndjekim politikat e BE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, njoftoi sot se Podgorica “shumë shpejt” do ta ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit rusë, në përputhje me politikën e vizave të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Mali i Zi e ndjek plotësisht politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë masat ndaj Rusisë.

Duke ndjekur këtë politikë, Mali i Zi vendosi sanksione ndaj Rusisë në vitin 2022, kur Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës.

Megjithatë, Komisioni Evropian ka paralajmëruar disa herë Podgoricën se harmonizimi i politikës së vizave është thelbësor për përparimin në bisedimet për anëtarësim dhe për qasjen në mjetet e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, informon Radio Evropa e Lirë.

Qëndrim deri në 30 ditë pa vizë

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të dërguara Radios Evropa e Lirë, jetojnë mbi 21.100 shtetas rusë.

Qytetarët rusë mund të qëndrojnë deri në 30 ditë pa vizë, sipas politikave të tanishme të Podgoricës.

Megjithatë, prej vitesh është praktikë që shtetasit rusë, pas 30 ditësh, të largohen për pak kohë nga Mali i Zi – shpesh vetëm deri në pikën më të afërt kufitare – dhe në kthim të lejohen të qëndrojnë përsëri për 30 ditë pa vizë.

Numri i këtyre “daljeve-hyrjeve” nuk është i kufizuar.

Drejtoria e Policisë më herët ka sqaruar se marrëveshja për udhëtim me Rusinë nuk ka kufizim sa i përket kohëzgjatjes së qëndrimit të përgjithshëm brenda një periudhe të caktuar, gjë që në praktikë ka nënkuptuar se qëndrimi mund të zgjatet vazhdimisht.

Cilat vende mbeten problematike?

Mali i Zi, që vlerësohet si kandidati më serioz për anëtarësim në BE, është zotuar të vendosë gradualisht viza për të gjitha vendet të cilave BE-ja u ka vendosur viza.

Komisioni Evropian, në raportin e fundit, konstatoi se Mali i Zi nuk po e harmonizon politikën e vizave me atë të BE-së, duke theksuar se duhet të vendosë viza për nëntë vende që nuk janë në listën e gjelbër:= Azerbajxhanin, Bahrejnin, Bjellorusinë, Kinën, Katarin, Rusinë, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqinë.

Mali i Zi së fundmi ka vendosur viza për shtetasit turq.

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
Zbardhet kërkesa e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut

Zbardhet kërkesa e Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com