Pas degradimit të aksit Librazhd-Prrenjas, I cili izoloi të gjithë juglindjen, është çarë sërish dhe asfalti i rrugës Maliq-Lozhan.
Ky i fundit u përdor si segment alternative pas bllokimit të aksit Librazhd-Prrenjas por raportohet se ka pësuar dëmtime të konsiderueshme duke u bërë burim rreziku për shumë drejtues mjetesh.
Sipas raportimeve, përveç rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të barrierave mbrojtëse në disa pjesë të këtij aksi janë shfaqur çarje të thella në asfalt dhe deformime të trupit të rrugës.
Deri më tani nuk është ndërhyrë për riparimin e tyre, ndërsa situata ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të saj.
Aksi Maliq–Lozhan–Strelcë është ndërtuar nga kompania Gjikuria dhe investimi për ndërtimin e tij ka kapur vlerën e rreth 1.4 miliardë lekë. Problematikat e përsëritura në këtë rrugë kanë ngritur shpesh pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve.










Discussion about this post