GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Haram qumështi i nënës”/ Shpërthen Berisha në Kuvend: Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Haram qumështi i nënës”/ Shpërthen Berisha në Kuvend: Rama po vepron si argat i Serbisë, a jeni shqiptarë apo çfarë jeni!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj mazhorancës socialiste dhe kryeministrit Edi Rama për antishqiptarizëm dhe aleancë me Serbinë në këto momente, duke braktisur ëndrrën e shqiptarëve, që është integrimi në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se të gjitha këto lëvizje të fundit politike, largimi nga BE dhe afrimi me Beogradin për Ballkanin e Hapur, nëpërmjet letrës së përbashkët me presidentin Vuçiç, Rama i bën për të mbrojtur vetën dhe “Lubi Ballukun”.

Ai e cilësoi kryeministrin si argat i Serbisë që nuk tha asnjë fjalë për gjenocidin serb në Kosovë, por as për ngjarjet atje.

“Ky argat i shpifur, kur u vra heroi në Banjskë nga sulmet terroriste, kur e gjithë Europa e dënoi si akt terrorist, foli për një ngjarje tragjike me humbje jete. Edi Rama u kthye me letrën e hapur që i dërgon BE-së, me Vuçiçin, u kthye tek padroni i tij. T’u pyes ju o të dashur shqiptarë, po çfarë ngjashmërie kemi ne me Serbinë? Cilin shtet kemi sulmuar ne?

Ne që jemi në të gjitha luftërat në anën e aleatëve tanë. Si mund të rreshtohemi ne me Serbinë? Çfarë gjenocidi kemi kryer ne, kundër kujt? Pse ky faqezi do me çdo kusht të na lidhë me ta? Çfarë shqiptari është ky që këtu nuk voton gjenocidin e serbëve në Kosovës?”, u shpreh Berisha në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit.

Më tej ai iu kthye deklaratave të Vulin ndaj Kosovës për të vepruar si Izraeli me Iranin ndaj Prishtinës duke e sulmuar, dhe heshtjes së Tiranës.

“Dëgjoni, të dashur qytetarë, çfarë është ky moment. Lexoni pak çfarë thotë Vulin. Të sulmojmë Kosovën, të ndjekim Ajatollahët. U bën thirrje të sulmojnë Bondstillin. Po, po janë reale këtu. Dhe Vuçiçi dënon vrasjen e mizorit Khamenei. Kurse ky faqezi del me letër të hapur për BE-në së bashku me Vuçiçin”, vijoi ai.

Dhe në fund ai i bëri thirrje mazhorancës socialiste që të reagonte dhe të mos silleshin si antishqiptarë, për të mbrojtur Ramën dhe Ballukun.

Ai theksoi se me veprimet që po kryenin duke u afruar me Serbinë, “e kishin harram qumështin e nënës”.

“A e kuptoni apo jo? A jeni shqiptarë apo jo? A jeni shtetas të këtij vendi? E doni këtë vend apo e urreni njëlloj si ai? E gjitha kjo për të mbrojtur krimet e tij. Për të mbrojtur Lubinë e tij. Kjo që po ndodh në Shqipëri është akt i pashembullt. Letër e hapur që ne jemi me Serbinë, nuk do jemi me ju. Na jepni atë tregtinë e lirë dhe të tjerat i zgjidhim vetë. Se do krijojmë me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur të ardhmen tonë. Nuk duam pasaportën tuaj, duam pasaportën serbe. A jeni shqiptarë ju apo çfarë jeni? Haram e keni çdo pikë të qumështit të nënës që keni pirë!”, përfundoi Berisha fjalën e tij.

Etiketa: berishaRamaSerbi

Lajme të lidhura

Protestuesit qëndrojnë “dezhurn” tek Kryeministria edhe gjatë natës
Breaking Views

Protestuesit qëndrojnë “dezhurn” tek Kryeministria edhe gjatë natës

08:47 - 21/06/26
“Shqipëria po zbrazet”, Tabaku: ky model ekonomik po i detyron shqiptarët të ikin
Aktualitet

Pastrimi i parave/ Tabaku: Po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

14:20 - 20/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re
Aktualitet

“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

14:05 - 20/06/26
Para
Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë

Gjekmarkaj: PS po shndërrohet në një rrezik kombëtar, guximi qytetar është e vetmja shpresë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit qëndrojnë “dezhurn” tek Kryeministria edhe gjatë natës
Breaking Views

Protestuesit qëndrojnë “dezhurn” tek Kryeministria edhe gjatë natës

08:47 - 21/06/26

Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para...

Lexo më shumë
Kuraçao merr pikën e parë historike në Kupën e Botës, ndal 0-0 Ekuadorin

Kuraçao merr pikën e parë historike në Kupën e Botës, ndal 0-0 Ekuadorin

08:10 - 21/06/26
Parashikimi për ditën e sotme, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

Parashikimi për ditën e sotme, temperaturat deri në 36 gradë Celsius

07:55 - 21/06/26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

07:31 - 21/06/26

PAMJE mbresëlënëse me dron! Tirana nuk mban më, mijëra qytetarë në Bulevard për dorëheqjen e Ramës (VIDEO)

21:09 - 20/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetmarsbahis girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet