GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Malltezi denoncon: Linda Rama ka përvetësuar tokë nga parku Kombëtar i Dajtit

14:27 - 09/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD letër donatorëve që monitojnë reformat: Mos merrni për ekspertizë Linda Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka akuzuar Linda Ramën se, ka përvetësuar tokë në Surrel në mënyrë të kundraligjshme.

Sipas tij, toka ka ishte pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit dhe u nda në mënyrë të falsifikuar sipas gjoja ligjit 7501.

Deklarata: 

Sot po japim 11 fakte për Edvinat e Lindës.
Fakti 1:
Edi Rama i dha Lindës leje ndërtimi në dhunim të ligjit të urbanistikës në sheshin mes pallateve.
Fakt 2:
Kjo leje ndërtimi ishte në dhunim të kushteve urbane dhe distancave urbane.
Fakt 3:
Linda dhe Edi Rama nuk kanë paguar asnjë lekë për ‘pallatin në pajë’.
Para 12 vitesh, Edi Rama premtoi se do bënte transparencë për shqiptarët, por edhe 12 vite më pas Edi Rama nuk tregon dot as edhe një faturë.
Fakt 4:
Leja dhe çdo pagesë për ndërtimin dhe regjistrimin në ZRPP të pallatit në pajë u bë nga kompania 2T e ish-komandantit të Gardës. Kompania 2T pas vitit 2013 ka fituar qindra milionë euro para publike nga tendera publikë.
Pra, a ishte ky shpërblim për ‘pallatin në pajë’?
Fakt 5:
Ish- kreu i LDKP, Zana Xhuka në 2013 nisi hetim për ‘pallatin në pajë’ dhe ftoi Linda Ramën të paraqesë fatura dhe prova.
Fakt 6:
Kreu i Lindës e shkarkoi kreun e LDKP-së, Zana Xhuka, sapo ajo nisi hetime për ‘pallatin në pajë.’
Fakt 7:
Linda gënjeu sikur e ka blerë tokën në Surrel me 2 euro për m2, ndërkohë që në intervista në gazeta kanë pranuar që toka aty shitet me 20 euro deri në 30 euro për m2.
Fakt 8:
Linda ka përvetësuar tokë në Surrel në mënyrë të kundraligjshme, pasi ajo ishte pjesë e Parkut Kombëtar të Dajtit dhe u nda në mënyrë te falsofikuar sipas gjoja ligjit 7501.
Fakt 9:
Toka e përvetësuar nga Linda në Surrel u gjet e përvetësuar në shkelje ligjore dhe u dërgua në prokurori dhe në gjykatë për heqjen e titullit të pronësisë, qoftë nga prefekti, Keltis Kruja, edhe nga prefekti, Besnik Dervishi.
Fakt 10:
Engjëll Agaçi shkoi në Gjykatën Administrative duke iu bërë presion gjyqtarëve që të rrëzojnë padinë për heqjen e titullit të pronësisë për grabitjen e kundraligjshme, tokën në Surrel.
Fakt 11:
Një gjyqtar i Gjykatës Administrative që nuk iu nënshtrua kërkesës së Engjëll Agaçit, u shkarkua nga vetting-u. Ai gjyqytar e ka çuar në Strasburg ankesën për shkarkimin e tij duke e listuar si arsye edhe mosnënshtrimin politik për grabitjen në mënyrë të paligjshme të tokës ku, Linda dhe Edi kanë ndërtuar sarajet.
Këto janë 11 faktet, dhe këtu nuk po flasim fare për talljet që ndërkombëtarët i bënin raportrve të Lindës, të cilat i bënte copy-paste në mënyrë që të merrte sa më tepër para.
Përshembull, në Millenium Development Goals shkruante se qëllimi i vetëm për gjithë mijëvjeçarin e tretë për qytetin e Gramshit, do të ishte mbyllja e fabrikës së armëve.
Pra, asnjë ide, asnjë koncept as për punësimin, as për investime, as për jetesën e banorëve Gramshit.
Ftojmë Edvinin e Lindës të përgjigjet për secilin nga 11 faktet që dhamë.
Etiketa: dajtLinda RamaToke

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Agron Duka takohet me fermerët: Kandidatët do i zgjedh mes jush

Agron Duka takohet me fermerët: Kandidatët do i zgjedh mes jush

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com