GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Mamaja e saj u përpoq të bënte seks me mua”, partnerët zbulojnë sekretet e tyre më të errëta

23:29 - 16/09/21
në Show Biz
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mamaja e saj u përpoq të bënte seks me mua”, partnerët zbulojnë sekretet e tyre më të errëta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Çdo çift ka një sekret, diçka unike, diçka të veçantë. Nëse jo, atëherë nuk është çift i vërtetë”, thotë një shprehje nga shkrimtari izraelit, David Grossman.

Sekretet në një marrëdhënie janë të shpeshta, por ne asnjëherë nuk e dimë se sa të errëta mund të jenë ato deri në momentin që shfaqen përpara nesh. Ndonjëherë janë zemërthyese, qesharake…dhe në disa raste krejtësisht të neveritshme.

Pa dyshim, dhe këtu besoj të gjithë mund të biem dakord, gjithkush ruan një sekrete brenda vetes, disa më shumë e disa më pak, por ato ndodhen aty, madje edhe tek njerëzit që ne mendojmë se i njohim më mirë.

Ja disa prej tyre:

1 – Nuk i kam thënë kurrë gruas sime se mamaja e saj u përpoq të bënte seks me mua. Në fillimet e martesës ne jetonim në një shtëpi sepse po kursenim para për të blerë një shtëpi tonën. Vjehrra ime atëherë ishte e divorcuar nga një martesë 28-vjeçare dhe pak e dehur. I premtova vetes se s’do flisja kurrë për këtë.

2 – E dashura ime nuk i di gjithë detajet e fëmijërisë sime. Nuk guxoj t’i them asaj shumë për vuajtjet e mia si fëmijë sepse më duket se do ta bëj të ndihet keq, e mërzitur. Sidoqoftë, ajo situatë jetese më ka ndikuar në shumë mënyra gjatë jetës.

3 – Unë ndoshta jam i varur prej saj në këtë pikë.

4 – Nuk i them dot se s’ka asgjë që më pëlqen tek vetja dhe nuk e di se çfarë sheh ai tek unë.

5 – Tani është ish-e dashura, por kur më ka pyetur nëse mund t’i tregoja diçka sekrete i thashë se nuk kam. Në fakt, e gënjeva sepse e vërteta është që gjyshja ime më ka ngacmuar dhe abuzuar seksualisht kur kam qenë adoleshent. Nuk i kam treguar kurrë askujt.

6 – Shëndeti im në rënie dhe varësia e përditshme nga droga. Do të doja të mos kisha qenë aq i mirë në fshehjen e këtyre gjërave. Kisha vërtet nevojë për ndihmë.

7 – E urrej që më krahason vazhdimisht me ish-bashkëshortin e saj.

8 – Nuk jam i sigurt nëse e dua me të vërtetë, apo thjesht nuk dua të jem vetëm dhe përtoj të filloj një lidhje të re nga e para.

9 – Unë vuaj nga depresioni kronik. Ai është shumë i mirë dhe më mbëshet por kam frikë ta ngarkoj më shumë. I mbaj për vete mendimet dhe ndjenjat e errëta që më vijnë në mendje gjatë gjithë kohës.

10 – Kam sulme ankthi kur ai është larg. Ne shpesh bëjmë shaka me të tilla gjëra, por kjo s’është e tillë.

11 – Ajo nuk e di se sa i keq kam qenë para se ta takoja. E di që kam patur probleme me drogën, por nuk di detajet e shthurjes në të cilën u futa dhe gabimet që bëra.

12 – Babai i saj më tha se nëse mund të kthehej pas në kohë, s’do kishte dalë kurrë me nënën e saj dhe nuk do të kishte fëmijë me të.

13 – Ne jemi të divorcuar tani, por disa vjet më parë, fjeta me kushërirën e gruas time një natë kur ajo ishte në qytetin tonë dhe gruaja ime ishte në punë. Ne u ndamë sepse ajo më tradhtoi, disa herë, kështu që nuk ndihem keq për këtë.

14 – Unë kam probleme të rënda me kockat. Kam një dhimbje të tmerrshme që veç sa përkeqësohet. Dua të flas me bashkëshortin, por s’dua që ai të kthehet në kujdestarin tim. Sidoqoftë, me ndihmën e një terapisteje, po mendoj ta zgjidh këtë çështje dhe ai të di gjithçka, pa u ngarkuar emocionalisht.

15 – Ajo s’e di se sa i trishtuar jam kur nuk e kam pranë. Kur kam atë, humbas interesin për gjithçka tjetër.

16 – Ka kohë që po planifikoj të ndahem. Ne kemi qenë herë të lidhur e herë të ndarë me njëri-tjetrin për 5 vite, por mendoj se kësaj radhe nuk ka më kthim pas.

Lajme të lidhura

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26
Para
“Dora” e Alegrit, Juventus rimerr veten

“Dora” e Alegrit, Juventus rimerr veten

TË FUNDIT

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 trajtoi zhvillimet e fundit lidhur me shqiptarët e botës së krimit që kanë gjetur strehë...

Lexo më shumë
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com