GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Manaj: Do të luftojmë për një rezultat pozitiv me Spanjën, shpresoj të bëjmë historinë

14:28 - 20/06/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Manaj: Do të luftojmë për një rezultat pozitiv me Spanjën, shpresoj të bëjmë historinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rey Manaj doli sot në konferencën për shtypin. Sulmuesi u aktivizua si titullar në duelin Kroaci-Shqipëri 2-2, sfida e dytë e kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024.

Në fjalën e tij, 27-vjeçari u ndal te barazimi me kroatët, ecuria e kuqezinjve deri tani në Europian. Si dhe “finalja” e së hënës përballë Spanjës.

“Kur mbaroi ndeshja filluam të mendonim. Mund të kishim arritur 3 pikët. Goli i dytë mund të jepej faull, por gjyqtari tha që nuk kishte asgjë nga VAR-i. Pak pishman, pasi mund të kishim fituar. Tani duhet të fitojmë ndaj Spanjës. Kemi më shumë shanse nëse fiton sonte Spanja. Shpresoj të bëjmë historinë.

Goli i shpejtë me Italinë na bëri të uleshim shumë. Ndërkohë që ndaj Kroacisë pjesa e parë ishte ndër më të mirat e viteve të fundit. Goli i parë i pësuar na demoralizoi, na destabilizoi pak, por patëm forcë me golin e Klausit dhe atë që dhanë lojtarët e ardhur nga stoli.

Goli është gjëja më e rëndësishme për një sulmues, por jemi ekip kompakt. Rëndësi ka të shënojmë, jo kush shënon.

Spanja? Ekip shumë i madh. Po fitoi sot ndaj Italisë do të kemi më shumë shpresa. Kanë lojtarë me shumë kualitet si Rodri, Lamine Yamal apo Morata. Të bëjmë ndeshjen tonë dhe të japim 100%, nga minuta e parë deri te e fundit.

Çfarë biseduam me shokët? Shënuam në 95’, ishim të kënaqur edhe me barazimin, por kryesore ishte të fitonim. Për pjesën e parë dhe 20 minutat e pjesës së dytë që zhvilluam. Gjithçka mund të ndodhë në nivele të tilla, por u kthyem në Dortmund të kënaqur me barazimin.

Goli? Shpresoj që golin ta bëjë kush ta bëjë, rëndësi ka të fitojmë me Spanjën dhe të kemi mundësi të kualifikohemi.

Atmosfera? Ekipi është shumë i motivuar. Ndeshja e fundit është ndeshje brenda ose jashtë. Të gjithë do të jemi të përqendruar në maksimum. Emocionet janë të mëdha, gjithë Shqipëria dhe gjithë bote ndjek këto ndeshje. Të futemi në fushë të përqendruar, që të mund të fitojmë dhe të arrijmë grupin.

Të gjithë ne lojtarët atë duam, të fitojmë ndaj Spanjë dhe të gëzojmë gjithë shqiptarët.

Në pjesën e dytë ndaj Kroacisë, edhe ata nisën të sulmonin. Në të parën nuk patën hapësira, sepse zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Ata kanë lojtarë cilësorë, ndërrimet e tyre na bënë presing lart. Mund ta menaxhonim më mirë pjesën e dytë, por jemi të kënaqur me barazimin.

Mungesa e golave nga qendërsulmuesit? Nuk ka lidhje me fatin, tre lojtarët që kanë shënuar kanë bërë gola shumë të bukur dhe gola vendimtarë. Shpresojmë që ndaj Spanjës të bëjë gol kush të jetë. Rëndësi ka të fitojmë.

Mundësitë ndaj Kroacisë? Në ndeshje ndryshojnë shumë gjëra dhe faktorë. Nuk është e lehtë t’i kapësh në kundërsulm, bie edhe fuqia kur merr topin pasi je gjithë kohës duke vrapuar.

Dueli ndaj mbrojtësve spanjollë? Edhe Spanja ka mbrojtës shumë të mirë. Rëndësi ka që ekipi të ecë përpara. Jemi ekip kombëtar, nuk kanë rëndësi individualitetet, por ekipi.

Duhet të futemi edhe më fort se u futëm ndaj Kroacisë. Spanja është një nga ekipet më të mira në botë, të japim 100% nga minuta e parë deri te ajo e 95’”, përfundoi sulmuesi i Shqipërisë.

Etiketa: Manaj

Lajme të lidhura

Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë
Breaking Views

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
Para
Kryeministri holandez: BE-ja nuk duhet të ndërpresë plotësisht gazin dhe naftën ruse

Mark Rute do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, pason Jens Stoltenberg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria Fier dërgon në gjyq Drejtorin dhe 6 specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore
Aktualitet

Nën hetim për 3 vepra penale, prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center

10:06 - 14/03/26

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestruar disa pasuri të shtetasit E.Sh., i...

Lexo më shumë
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Siria njohu Kosovën si shtet/ Begaj: Mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan

Presidenti Begaj uron për Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë gëzim dhe begati në çdo familjeje shqiptare!

09:23 - 14/03/26
Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Dita e Verës! Devijohet trafiku në Tiranë, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

09:00 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com