GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Manastiri i Deçanit, Kurti: I kemi kërkuar Agjencisë Kadastrale që…

12:17 - 13/03/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti mirëpret rezolutën e PE-së: Më shumë siguri për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Qeveria e tij i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në paraditen e 13 marsit, kryeministri ka thënë se kjo është bërë për shkak se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që kërkon transferimin e 24 hektarëve tokë te Manastiri i Deçanit, do të ishte vendimtar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.

Kurti ka thënë se, ndonëse Qeverisë së Kosovës nuk i pëlqen vendimi të cilin e ka cilësuar “të çuditshëm” e “të padrejtë” ajo nuk ka mjete ligjore e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se nuk do të ndryshojë qëndrimi i Qeverisë ndaj “këtij vendimi të dëmshëm asnjehere”, por se, në anën tjetër, nuk ka dyshim se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës “do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe një hap gjigant për republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane, që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian për Kosovën e pavarur”.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është përshëndetur menjëherë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një konferencë për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, në Prishtinë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se “aq sa ishte i rëndësishëm dhe i vështirë, vendimi i sotëm për Manastirin ushte shumë i domosdoshëm”. Më herët, këtë muaj, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se Qeveria e Kosovës priste që pushteti lokal në Deçan komunë në pjesën perëndimore të vendit ta zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Komuna e Deçanit, e cila gjatë gjithë këtyre viteve e kundërshtoi zbatimin e këtij vendimi, thotë se nuk ka ndryshuar qëndrim.

Kjo komunë udhëhiqet nga zyrtarë të partisë opozitare të Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë më 6 mars, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se deklaratat e tij për këtë çështje janë publike dhe se nuk dëshiron të shtojë asgjë më shumë. I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Qeveria e Kosovës do të kërkonte zbatimin e vendimit, ai ka thënë se nuk besonte që Qeveria do ta kërkonte një gjë të tillë.

Etiketa: Albin KurtiKosovekryeminister

Lajme të lidhura

Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Kush gënjen? Bruno Çobo është arrestuar apo vetëdorëzuar në Dubai…

Kush gënjen? Bruno Çobo është arrestuar apo vetëdorëzuar në Dubai...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26

Doja ta vazhdoja këtë newsletter pikërisht aty ku e lashë herën e kaluar. Në fakt, shtysa erdhi nga një koment...

Lexo më shumë
Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

Rama tha se jetonte me qira, Mirlinda Karçanaj zotëron katër apartamente dhe një ullishte

18:50 - 19/03/26
Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kanabis në magazinën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, reagon Drejtoria e Burgjeve

18:34 - 19/03/26
Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

Drejtor i Burgut me magazinë kanabisi, i përfshirë edhe përgjegjësi i OSHEE-së

18:22 - 19/03/26
“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

“Çfarë rezultatesh ke si ministrja më afatgjatë e Ramës”? Përgjigja e Mirela Kumbaros të lë pa fjalë

18:14 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com