GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Manchester United ‘fshin tokën’ me Chelsean dhe siguron Championsin

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Manchester United ‘fshin tokën’ me Chelsean dhe siguron Championsin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manchester United është zbavitur në takimin e mbrëmjes së sotme përballë Chelsea, duke triumfuar me shifrat 4-1 përballë bluve të Londrës.

Takimi i vlefshëm, për javën e 32-të të Premier League, u dominua plotësisht nga vendasit, të cilët nuk hasën shumë vështirësi në “Old Trafford”.

Në minutën e 6’, braziliani Casemiro zhbllokoi rezultatin duke goditur saktë me kokë.

Chelsea, kërkoi të reagonte por, United nuk e uli këmbën nga gazi. Goli i dytë, erdhi, në fund të pjesës së parë, me Martial që shënoi falë asistimit të Casemiro. Me rezultatin 2-0, u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, United nuk e uli ritmin. Goli i tretë i ndeshjes, u shënua në minutën e 73’, nga portugezi Bruno Fernandes. Luzitani realizoi një gol fantastik, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Kepa.

Chelsea e vuajti shumë psikologjikisht këtë gol sa, 5 minuta më vonë, reparti i tërhequr i kryeqytetasve, i dhuroi golin e katërt “Djajve të Kuq”. Rashford ‘falënderoi’ përzemërsisht për këtë peshqesh të mbrojtjes.

Deri në fundin e takimit, nuk pati asnjë moment tjetër të veçantë, përveç golit të ngushëllimit për blutë, të shënuar nga Felix (90’).

Me këtë sukses, Manchester United siguroi kualifikimin, pas një viti mungesë, në fazën e grupeve të UEFA Champions League, falë hipotekimit të vendit të katërt, në renditjen e Premier League.

Nga ana tjetër, Chelsea duhet të harrojë sa më shpejt këtë sezon falimentar. Klubi londinez, synon tashmë të largojë disa nga lojtarët e shumtë, të blerë gjatë këtij sezoni, të cilët kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre, duke bërë që sezoni të mbyllej në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, jashtë pozitave që të kualifikojnë në kompeticionet europiane./m.b /gijotina.com

Etiketa: ChelseaKryesore1manchester unitedSport

Lajme të lidhura

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave
Sport

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate
Sport

Sot sfida me Bjellorusinë në Budapest, kuqezinjtë luajnë për dy rezultate

10:17 - 15/11/26
Para
Shkaktoi trazira në Kapitol, dënohet 18 vite burg

Shkaktoi trazira në Kapitol, dënohet 18 vite burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida...

Lexo më shumë
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com