GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mandati i Kryebashkiakut, “gurët” që po luan Beleri për të dalë nga burgu

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni Europian thyen heshtjen për burgosjen Belerit: Po e ndjekim…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO vendosi sot që Fredi Beleri të vijojë të qëndrojë në burg, ndërkohë që mbrojtësit e tij ligjorë po bëjnë çdo tentativë që ai të ketë mundësinë të ushtrojë mandatin si kryebashkiak.

Beleri i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm me kërkesë për të vërtetuar mandatin e tij si kryetar bashkie në Himarë, kërkesë e cila pritet të shqyrtohet.

Avokati i Belerit tha për Top Channel  se do t’i drejtohet me urgjencë Gjykatës së Lartë në mënyrë që ata të shprehen brenda 45 ditëve.

“Klienti im kërkon të shkojë në Himarë pranë qytetarëve që do t’u shërbejë dhe nuk ekziston asnjë mundësi ikjeje”, deklaroi avokati Edmond Dema.

“Me vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 Komisioni Qëndror Zgjedhor ka vendosur:

1. Dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë, z. Dhionisios (Alfred) Beleri, të propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

2. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në nenin 60/1 të ligjit nr. 139/2015 të ndryshuar parashikohet se:

1. Mandati i kryetarit të bashkisë vërtetohet nga gjykata e rrethit gjyqësor, (dhoma civile) në juridiksionin e së cilës përfshihet bashkia përkatëse, brenda 20 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjes së tij.”

Kërkuesi, me anë të kësaj kërkese, i drejtohet Gjykatës Kompetente me qëllim vërtetimin e mandatit të tij, brenda afatit të parashikuar në ligj. Bashkëngjitur kërkesës: – Vendimi nr. 611 datë 25.05.2023 i Komisionit Qëndror Zgjedhor”, shkruhet në kërkesë, raporton TCH.

Për Belerin nuk ka ende një vendim dënimi të formës së prerë nga gjykata, ndërkohë që pikëpyetjet lidhen me faktin nëse ai do të mund të ushtrojë detyrën e Kryebashkiakut.

Nëse Beleri nuk betohet apo nuk paraqitet për tre muaj në bashki, mund ta humbasë mandatin dhe të shkarkohet.

Nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak mund të bëjë kërkesë për shkarkimin e tij, por vendimi merret nga Këshilli i Ministrave.

Pas vendimit të Apelit të GJKKO pati një tjetër reagim nga Athina zyrtare përmes Ministrisë së Jashtme, e cila e konsideroi si “vendim politik mbajtjen në qeli të Fredi Belerit”. Madje në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke thuhet se nga 31 raste të denoncuara për krime elektorale, i vetmi që ndodhet në burg është Beleri.

 

Etiketa: beleriBurgGjykataKryesore1mandat

Lajme të lidhura

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit
Aktualitet

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

14:00 - 01/11/26
Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër
Aktualitet

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

13:37 - 01/11/26
Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktualitet

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Para
“O shkoj tani o s’ka!”/ Lojtari i thotë enturazhit se dëshiron transferimin në Madrid

“O shkoj tani o s’ka!”/ Lojtari i thotë enturazhit se dëshiron transferimin në Madrid

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit
Aktualitet

Rama emëron këshilltare për mediat ish-kandidaten për deputete të Albin Kurtit

14:00 - 01/11/26

Edi Rama ka emëruar Vlera Gjakovën në detyrën e këshilltares për mediat. Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e...

Lexo më shumë
Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

Kapen në flagrancë duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 20-vjeçarë në Gjirokastër

13:37 - 01/11/26
Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Mbahet sot protesta e pestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

13:15 - 01/11/26
Tiranë/ Vidhte motorë, grabiste dhe në markete e tabakino, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora

Tiranë/ Vidhte motorë, grabiste dhe në markete e tabakino, arrestohet 34-vjeçari nga Vlora

12:55 - 01/11/26
Berisha: Kjo përmbysje e padronit në Beograd i ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë

Berisha: Kjo përmbysje e padronit në Beograd i ka sjellë tronditje të mëdha të argatit të tij në Tiranë

12:27 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com