GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mandati i Xhaçkës/ Analiza e BIRN: PS vazhdon piruetat për zvarritjen e vendimit të Kushtetueses

14:18 - 07/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Xhaçka del nga SPAK, ja për çfarë u mor në pyetje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca socialiste kërkoi të premten rikthimin në pikën e nisjes të diskutimit parlamentar për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, edhe pse Gjykata Kushtetuese shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë papajtueshmërinë e mandatit, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të premten, anëtarët socialistë shpallën qëndrimin e tyre për t’i rekomanduar kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla, që të rikthejë për shqyrtim çështjen në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, gati 1 vit pasi ky këshill ka përfunduar diskutimin për këtë çështje.

Klotilda Bushka lexoi raportin prej 26 faqesh, që dilte në konkluzionin se mocioni mbetet për t’u trajtuar nga Këshilli i Mandateve si strukturë kompetente, edhe pse në praktikën e mëparshme parlamentare vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë shkuar direkt në seancë plenare për vendim. Bushka tha se në këtë rast bëhej fjalë për një dispozitiv të ndryshëm të Kushtetueses që kërkonte rikthim për diskutim.

Duke iu referuar disa neneve të rregullores së Kuvendit për ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendit, Bushka tha se “nëse dërgohet kërkesa për mocion në seancë, vendimi i Kuvendit për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës nuk do të sjellë asnjë pasojë”.

Opozita doli me një qëndrim të kundërt dhe akuzoi mazhorancën se po kundërshtonte zbatimin e vendimeve të gjykatës për të mbrojtur kolegen e tyre socialiste.

“Këshilli i Mandateve e ka kryer misionin e tij, e ka shqyrtuar mocionin dhe ka marrë 3-4 muaj kohë për të dalë me 2 raporte, të cilat u votuan në Kuvend,”- tha deputeti Saimir Koreshi i PD-së duke lexuar raportin e pakicës në Këshillin e Legjislacionit. Korreshi u kujtoi kolegëve socialistë praktikën e mëparshme për raste të ngjashme që ka ndjekur Kuvendi, kur në asnjë rast mocionet për papajtueshmëri të mandatit të deputetit nuk janë rikthyer në Këshillin e Mandateve, por janë kaluar për vendim në Kuvend dhe dërgimin e tyre në Kushtetuese.

“Të jemi seriozë,”- iu drejtua ai deputetëve të PS-së, duke shtuar se: “nuk mund të ndërhyjmë në punën e Gjykatës Kushtetuese, është ajo që vendos për mandatin e deputetit”.

Drejtuesja e mbledhjes, Ermonela Felaj sugjeroi që kryetares t’i shkonin dy raporte sugjeruese për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Duke dhënë qëndrimin e saj, ajo mbështeti raportin e kolegëve socialistë se që çështja të kthehej në “pikën e nisjes”.

“Është e qartë që ky këshill ( i Mandateve) do të duhet të rikonsiderojë çështjen,”- tha Felaj.

Sipas Felajt, Këshilli i Legjislacionit, “edhe për shkak të profesionalizmit të anëtarëve, është thjesht këshillimor dhe nuk vendos për mandatet”. Gjithsesi vendimmarrja e mëtejshme për çështjen “Xhaçka” do të ketë sërish të njëjtët protagonistë për shkak të përbërjes thuajse të njëjtë të dy këshillave, ku Felaj, Bushka dhe disa deputetë të opozitës janë po ashtu anëtarë.

Në praktikat e mëparshme të ngjashme, Këshilli i Legjislacionit i ka rekomanduar kryetares që të dërgojë për votim në seancë projekt-vendimin për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Zvarritja e një vendimi të Kuvendit për të dërguar në Kushtetuese çështjen ka nisur që në qershor 2022, kur opozita inicioi mocionin ndaj Xhaçkës./BIRN

Etiketa: Ermonela FelajGjykata KushtetueseKryesore1mandatiOlta Xhacka

Lajme të lidhura

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Para
Cristiano Giuntoli zgjidhet drejtori i ri sportiv për Juventusin

Cristiano Giuntoli zgjidhet drejtori i ri sportiv për Juventusin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të...

Lexo më shumë
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com