GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Manipulimi i votave/ Bardhi: Drejtori i Veliajt dha apartamente me qera para zgjedhjeve, për banorët jo nga Tirana

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Manipulimi i votave/ Bardhi: Drejtori i Veliajt dha apartamente me qera para zgjedhjeve, për banorët jo nga Tirana
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Silvi Bardhi, doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, për të denoncuar një skemë tjetër të manipulimit të votave në kryeqytet.

“Erion Veliaj, Edi Rama dhe e gjithë banda kriminale e batërdisë zgjedhore të cilët pushtuan qendrat e votimit, janë ideatorët dhe urdhëruesit e tjetërsimit të votës në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

Administrata shtetërore si një polici elektorale zbarkoi në çdo cep të Shqipërisë duke intimiduar, blerë, shantazhuar apo penguar shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne disponojmë prova dhe fakte dhe tashmë këto dëshmi ndodhen në SPAK.

Prova dhe dëshmi janë publikuar si kurrë ndonjëherë live edhe në media teksa gazetarët raportonin.

Në sytë e medias fleta e votimit u fut në kuti pa kaluar më parë në vendvotim, në sytë e medias listat e partisë – shtet qëndronin në tavolinën e Komisionit ku mbahej shënim çdo person i detyruar për të votuar, në sytë e medias grupe të strukturuara orientonin votuesit se për kë duhet të votonin.

Është po media e cila ka zbuluar një tjetër skandal të manipulimit të votave në Tiranë.

Emisioni investigativ “Piranjat” ka zbuluar rastin flagrant dhe të pakundështueshëm të drejtorit të Bashkisë Tiranë Fatjon Dhuli dhe mikut të tij Hysni Karaj të cilët pak ditë përpara mbylljes se afatit ligjor kanë dhënë me qera 3 apartamentet e tyre në njësinë administrative nr.7 për 8 banorë të cilët janë me pashaportizim në njësinë 7 por që nuk kanë banuar asnjë ditë në këto apartamente.

8 banorët rezultojnë të jenë nga qendra administrative Bërxullë e Vorës, Babrroi i Kamzës, Bathorja dhe Librazhdi.

I kapur në gënjeshtër nga media Drejtori i Veliajt, Fatjon Dhuli është justifikuar se i ka të afërm, ndërsa miku i tij Hysni Karaj nuk u kujtoheshin qeraxhinjtë. I gjendur nën presion Drejtori i Veliajt dhe miku i tij ka kërcënuar gazetarët.

Kjo është dëshmi e mekanizmit të manipulimit të votave në Tiranë. Mekanizëm i ndjekur kokë e këmbë nga paniku i humbjes së thellë të Veliajt.

Për këtë fakt, Drejtori i urdhëruar nga Erion Veliaj;, Fatjon Dhuli dhe miku i tij Hysni Karaj si shërbëtorë të votës së vjedhur duhet sot të jenë përpara drejtësisë.

Erion Veliaj si vjedhës, manipulues dhe marifetxhi i votave është kandidat qelie për krimin elektoral të ndodhur më 14 maj dhe korrupsionin galopant që ka kapur Bashkinë e Tiranës.

Ai është përgjegjës për deformimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të cilët jetojnë ccdo ditë në trysninë e gjobave bashkiake, taksave të larta dhe vjedhjes së tyre ditën për diell.

Opozita nuk do të ndalet por do të denoncojë çdo ditë e në vazhdim të gjithë krimin elektoral të 14 majit. Vota e lirë dhe e ndershme është kusht për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë në vend.”- deklaroi Bardhi.

Etiketa: DenoncimiKryesore1Silvi BardhiZgjedhjet

Lajme të lidhura

Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës
Aktualitet

Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës

11:48 - 26/09/26
Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat
Aktualitet

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë paraqet letrat kredenciale tek Presidenti Begaj

11:24 - 26/09/26
Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla
Aktualitet

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

10:58 - 26/09/26
Para
Kërkojnë kompensimin për pronat, banorët e Bërxullës vijojnë protestën

Kërkojnë kompensimin për pronat, banorët e Bërxullës vijojnë protestën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës
Aktualitet

Bora mbërrin që në shtator në Shqipëri, zbardhen bjeshkët e Tropojës

11:48 - 26/09/26

Dimri ka dhënë sinjalet e para në veri të vendit, ndonëse jemi ende në shtator. Reshjet e para të borës...

Lexo më shumë
Gazeta amerikane: Ambasadori Wendt zbarkon në Shqipëri në kohën kur vendi është përfshirë nga protestat

Ambasadori i ri i SHBA në Tiranë paraqet letrat kredenciale tek Presidenti Begaj

11:24 - 26/09/26
Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

Shembja e godinës në Athinë! Zbardhen identitetet e shqiptarëve që humbën jetën, viktimat motër e vëlla

10:58 - 26/09/26
SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle

SPAK aksion në Shkodër! Arrestohet i ‘forti’ i Shkodrës Bledar Cafi, rishpallet në kërkim Indrit Dokle

10:43 - 26/09/26
“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës

10:28 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com